Presidenti rus përballet në Berlin me protestën kundër bombardimeve në Alepo, atje ku vriten përditë fëmijë
Një grumbull me arushë të përgjakur si simbol i vrasjes së mijëra fëmijëve në Alepo, është kjo pamja me të cilën është përballur sapo ka mbërritur në Berlin presidenti rus Vladimir Putin.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur për ta pritur me protestë presidentin rus, për të kundërshtuar bombardimet në Alepo, atje ku po vriten përditë fëmijë.
“Ndaloni bombardimin e fëmijëve të Alepos”, shkruan në një pllakat të madh që mbanin qytetarët. Përkrah këtij pllakati është fotografia e fëmijës së përgjakur në lot.
Presidenti rus ka deklaruar në Berlin se do të bëjë çdo gjë që është në mundësitë e tij që të zgjatet përkohësisht zjarri në Aleppo.
Ushtria ruse ka bërë të ditur të mërkurën se ndërprerja e zjarrit do të zgjatet fillimisht për 11 orë, derisa ushtria siriane bën të ditur se armëpushimi zgjat tri ditë duke filluar nga sot. AFP shkruan se në territorin që është paraparë për korridor humanitar janë dëgjuar të shtëna në Alepoo.