Palestinezët e evakuuar nga Gaza lejohen të hyjnë në Bosnje – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Palestinezët e evakuuar nga Gaza lejohen të hyjnë në Bosnje –

12:38 | 19/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Këshilli i Ministrave në Bosnje e Hercegovinë në mënyrë unanime miratoi “vendimin për dhënien e lejes për hyrjen në Bosnje e Hercegovinë, nën kushte të posaçme, të qytetarëve të Palestinës familjarët e të cilëve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës”, u tha në njoftimin e këtij institucioni. Në njoftim u tha se 30 persona, që janë të afërm të qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës, të cilët janë evakuuar së bashku nga Rripi i Gazës, do të lejohen që të hyjnë në këtë shtet.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës do t’ua dërgojë listën e 30 personave Policisë kufitare, në të cilën, përveç të dhënave personale, ka edhe informacione për të afërmit e tyre që janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës. Hyrja e tyre do të mundësohet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës”, u tha në njoftim. Më herët, autoritetet njoftuan se shteti i Katarit ka ofruar një avion për transportin e shtetasve të Bosnjës dhe familjarëve të tyre të cilët u evakuuan nga Rripi i Gazës. Katari po ashtu do të mbulojë shpenzimet e tyre të fluturimit nga Egjipti për në Bosnje.

Një ditë më herët, Këshilli i Ministrave nuk mori vendim për këtë çështje për shkak të mungesës së kuorumit. Shtetasit e Bosnjës dhe familjarët e tyre u evakuuan nga Rripi i Gazës për në Kajro të Egjiptit. Më 18 nëntor, ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, shkroi në Facebook se Bosnja ka arritur të evakuojë të gjithë shtetasit e saj nga Gaza. Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj ashpër duke rrethuar Rripin e Gazës – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – dhe duke sulmuar pareshtur këtë territor. Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 11.000 palestinezë janë vrarë që kur ka nisur lufta.

Read more

I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz –

“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon –

Flakët shkrumbojnë biznesin në Radhimë, rrezikohen hotelët dhe banesat pranë –

Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar –

Të Lidhura

nga 27
22:28 | 08/05/2026
0

Një i ri nga Lezha ka tentuar të futet në sheshin “Skënderbej”, por fatmirësisht ngjarja është parandaluar. Incidenti raportohet të...

“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon –

“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon –

nga 27
22:20 | 08/05/2026
0

Pas mbylljes së protestës Berisha ka folur jashtë selisë së PD. “Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që të...

Flakët shkrumbojnë biznesin në Radhimë, rrezikohen hotelët dhe banesat pranë –

Flakët shkrumbojnë biznesin në Radhimë, rrezikohen hotelët dhe banesat pranë –

nga 27
22:06 | 08/05/2026
0

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën kodrinore të fshatit Radhimë, pranë disa hoteleve dhe strukturave turistike. Flakët...

Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar –

Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar –

nga 27
21:58 | 08/05/2026
0

Pas tubimit para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme ka reaguar edhe kreu i PD-së Sali Berisha. Sali Berisha e quajti...

Para
5 mënyra të thjeshta për të përmirësuar stilin tuaj të sportit –

5 mënyra të thjeshta për të përmirësuar stilin tuaj të sportit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz –

I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz –

22:28 | 08/05/2026
“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon –

“Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon –

22:20 | 08/05/2026
Flakët shkrumbojnë biznesin në Radhimë, rrezikohen hotelët dhe banesat pranë –

Flakët shkrumbojnë biznesin në Radhimë, rrezikohen hotelët dhe banesat pranë –

22:06 | 08/05/2026
Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar –

Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar –

21:58 | 08/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar –

21:56 | 08/05/2026

Më Të Lexuarat

  • I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz –
  • “Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon –
  • Flakët shkrumbojnë biznesin në Radhimë, rrezikohen hotelët dhe banesat pranë –
  • Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar –

  • Protesta zhvendoset drejt Parlamentit/ Një polic i lënduar nxirret nga rreshti, kordoni nën sulm me molotovë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I riu nga Lezha tenton të hyjë me makinë në sheshin “Skënderbej” të mbushur me njerëz –
  • “Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha mbyll protestën: Beteja vazhdon –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com