Mungesë transparence në fondet e tërmetit, forconi kontrollin për PPP-të – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mungesë transparence në fondet e tërmetit, forconi kontrollin për PPP-të –

19:12 | 08/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Komisioni Europian në raportin e fundit të zgjerimit për Shqipërinë vlerëson se vendi ka një nivel të moderuar dhe të mirë përgatitjeje në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale dhe ka bërë disa përparime në këtë fushë.

Pavarësisht pasojave ekonomike nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ekonomia shqiptare tregoi elasticitet dhe rritja e PBB-së mbeti e fortë në vitin 2022. Inflacioni u rrit mbi objektivin në 2022, por mbeti njëshifror dhe më pas u ul në fillim të 2023.

Rimëkëmbja e fortë mbështeti ecurinë e tregut të punës, duke i dhënë Shqipërisë shkallën më të lartë të pjesëmarrjes dhe një nga normat më të ulëta të papunësisë në rajon.

Raporti vlerëson se raporti i borxhit publik ra shumë më tepër se sa pritej, nën nivelin e tij të para krizës 2019, por mbetet ndër më të lartat në rajon.

Ka pasur reforma për të përmirësuar shpenzimet e investimeve, planifikimin dhe ekzekutimin, dhe monitorimin e rreziqeve fiskale, por Komisioni thekson se dobësitë vazhdojnë në të dyja fushat.

Ka pasur disa përparime në reformat e lidhura me të ardhurat, por planet për të miratuar një strategji afatmesme të të ardhurave janë lënë mënjanë.

Në kahun tjetër niveli i ulët i të ardhurave vazhdon të pengojë investimet, që janë shumë të nevojshme. Sektori financiar mbeti i qëndrueshëm dhe vazhdoi të zgjerohej, por ndërmjetësimi financiar mbetet i ulët.

Mjedisi i biznesit përfitoi nga një nivel më i lartë i dixhitalizimit të shërbimeve publike. Megjithatë, vazhdojnë sfidat që lidhen me një ekonomi të madhe informale dhe mungesën e fuqisë punëtore të kalifikuar. Nuk u shënua përmirësim i ndjeshëm as për konsultimet me publikun nga qeveria.

Raporti e vë theksin te mungesa e transparencës për rindërtimin dhe nevojën e ngritjes së mekanizmave për të forcuar kontrollin mbi projektet e partneritetit publik privat (PPP).

“Shpenzimet e rindërtimit pas tërmetit nuk kishin transparencë pasi nuk u integruan në procedurat e rregullta të financave publike.

Reformat e nisura në fund të vitit 2022 synojnë të harmonizojnë dhe përmirësojnë procedurat e vlerësimit për lloje të ndryshme të projekteve të investimeve publike dhe kanë rezultuar deri tani në ngritjen e një projekti të vetëm kombëtar, i cili gjithashtu forcon prioritetet e projekteve në përputhje me hapësirën fiskale dhe mund të kontribuojë në reduktimin e detyrimeve të prapambetura. Është i nevojshëm një ndryshim në legjislacionin e PPP-ve për integrimin e PPP-ve në këto procedura të reja”.

Një udhëzim i publikuar në dhjetor 2022 prezantoi kërkesa shtesë për raportim për të gjitha organet publike për rreziqet e mundshme fiskale, përfshirë ato që lidhen me PPP-të, por raporti thekson se ende nuk janë përmirësuar kapacitetet dhe mandati i njësisë së rrezikut fiskal për të përdorur plotësisht këtë informacion.

Raporti pohon se ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të PPP-ve të reja. Përdorimi i PPP-ve të pakërkuara gjithashtu u kufizua. Në fund të vitit 2022, regjistri i PPP-ve/koncesioneve përmbante informacion për 228 kontrata.

Raporti thekson se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po kthehet në shqetësim.

“Ekziston një perceptim në rritje se vështirësitë në rekrutimin e fuqisë punëtore të kualifikuar po bëhen pengesë për biznesin dhe sipërmarrësit po kërkojnë gjithnjë e më shumë masa nga qeveria për të ndihmuar në mbajtjen e punëtorëve dhe për të ofruar stimuj për kthimin e diasporës”.

Pavarësisht disa përparimeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, ai mbetet një fushë me shqetësim serioz, thekson raporti.

Organet e SPAK kanë kryer hetime për një sërë çështjesh të nivelit të lartë, duke urdhëruar disa arrestime dhe dënime për një sërë çështjesh të nivelit të lartë.

Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët vulnerabël.

Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare në një nivel të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit.

Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar ndjekjen e duhur gjyqësore në rastet e verifikimit ku ka indikacione për vepra penale, rekomandon raporti./ MONITOR

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Makina përmbyset mbi urën në Rrugën e Arbrit, plagoset një grua –

Makina përmbyset mbi urën në Rrugën e Arbrit, plagoset një grua -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com