Kampe refugjatësh në Gjadër, ja ç’ka pranuar Rama për 5 vjet. Detajet – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kampe refugjatësh në Gjadër, ja ç’ka pranuar Rama për 5 vjet. Detajet –

19:20 | 07/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Prej ditës së djeshme publiku në Shqipëri u informua mbi një marrëveshje të re të qeverisë Rama me qeverinë e Melonit në Itali.

Sipas raportimeve joshteruese të medieve italiane dhe burimeve të kursyera shqiptare, rreth 36 mijë emigrantë priten të strehohen në dy kampet që sipas tyre do të ngrihen në Shëngjin dhe Gjadër.

Gogo.al publikon marrëveshjen e pazbuluar deri më tani mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Ajo që mësohet është se marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera dhe për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër.

Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë, edhe pse do ketë lëvizje të vazhdueshme të tyre, ardhje dhe largime të reja.

Emigrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për azil nga autoritetet italiane në strukturën që do ndërtohet po nga italianët, ashtu sikurse do ndërtohet nga italianët edhe struktura për akomodimin e personelit shqiptar ndihmës.

Shpenzimet për këtë vendim politik, siç edhe është raportuar deri më tani do të përballohen nga Italia, po sa është shuma e gjithë këtij operacioni? Italia do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro (shkarko dokumentin), brenda një 3-mujori.

Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci. Italia merr përsipër të gjitha shpenzimet për kujdesin spitalor sipas legjislacionit shqiptar, pas administrimit të trajtimeve spitalore të palës shqiptare.

Po kështu Italia merr përsipër 100% të kostos së parashikuar në kontratat përkatëse të blerjes së pajisjeve mjekësore dhe barnave, përfshirë vaksinat, për të cilat Shqipëria dokumenton përdorimin si dhe 100% të kostos së blerjes, të aprovuar më parë nga autoritetet italiane, të artikujve dhe shërbimeve të ndryshme.

Po çfarë vë në dispozicion Shqipëria përveçse tokës dhe kujdesit shëndetësor kur po mësohet se të gjitha shpenzimet do paguhen nga Italia në shumën 16.5 milionë euro? Shqipëria do shoqërojë emigrantët me policinë e saj dhe do vërë në dispozicion sipas rastit forcat e armatosura.

Çështja e emigrantëve shfaqet komplekse ku duket se një sërë parashikimesh zënë vend edhe në marrëveshjen mes dy shteteve, teksa përfshihen potencialisht edhe angazhime ligjore për mbrojtje para gjykatave ndërkombëtare. Kostot e të cilave, dihet, i merr Italia por mbetet ende një pikë që ngjall debat, mjafton të kujtojmë dështimet spektakolare që Shqipëria ka bërë në gjyqet ndërkombëtare.

Burime konfidenciale në Shqipëri konfirmojnë për Gogo.al se një sërë përfitimesh do të vijnë me këtë marrëveshje që qytetarët i gjeti të painformuar pas mohimeve të vetë kryeministrit se do të pranonte ndonjëherë emigrantë në Shqipëri.

Pas perdeve po diskutohet gjenerimi i disa projekteve ambicioze për vendin tonë me mbështetjen e italianëve. Ajo që parashikohet të ndodhë tjetër, thonë burimet, janë miliona euro që do të përfitojnë për pensionet rreth 500 mijë shqiptarë në Itali./Gogo.al

Read more

Berisha godet në mënyrë selektive –

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –

Të Lidhura

Berisha godet në mënyrë selektive –

Berisha godet në mënyrë selektive –

nga 27
22:37 | 04/05/2026
0

Ervin Salianji foluar për përplasjet me Kryedemokratin Sali Berisha dhe akuzat mes tyre. I ftuar në një intervistë në emisionin...

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

nga 27
22:27 | 04/05/2026
0

Ervin Salianji deklaroi se opozita dhe Shqipëria po përballen me një situatë të vështirë për shkak të, sipas tij, bllokimit...

1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

nga 27
21:51 | 04/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=AiEvd_ogA2E Më 1 korrik 2025, Vojsava Zenelaj shleu taksat që i kishte lënë 2 vjet papaguar. Dy javë më pas...

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –

nga 27
21:31 | 04/05/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ishullin Rodos në Greqi, ku një punonjëse shtëpie është plagosur me thikë brenda...

Para
‘Detyrim paraqitje’, avokati Gjokutaj ankimon masën ndaj Berishës –

Vendimi i GJKKO për Berishën, Gjokutaj: U shkelën afatet, ja ç’thotë neni 249

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Berisha godet në mënyrë selektive –

Berisha godet në mënyrë selektive –

22:37 | 04/05/2026
Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

22:27 | 04/05/2026
1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

21:51 | 04/05/2026
Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –

21:31 | 04/05/2026
Nuk është e denjë për asnjë post –

Nuk është e denjë për asnjë post –

20:39 | 04/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Berisha godet në mënyrë selektive –
  • Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –
  • 1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –
  • Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –
  • Nuk është e denjë për asnjë post –
  • Rama publikon FOTOT/ Takime me Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen në Samitin e 8-të Europian –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Berisha godet në mënyrë selektive –
  • Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com