Marrëveshje në errësirë… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshje në errësirë… –

13:04 | 07/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Lutfi Dervishi

Marrëveshje në errësirë…

Një marrëveshje për të pritur në Shengjin emigrantë nga vendet e treta më shumë se për mungesen e transparences ngre pyetje për procesin që na solli në situatën ku e pa imagjinueshmja bëhet e pashmangshme.

A ka patur një proces për këtë marrëveshje?

A kanë qenë në dijeni, me se paku ministrite e jashtme të dy vendeve apo edhe ato si gjithë të tjerët e morën lajmin nga transmetimi live në Facebook?

A është kjo marrëveshje vetëm frut i stafeve të dy kryeministrave?

Një marrëveshje në errësirë edhe pa elemente të dyshimta ngre paronaja! Për një çështje kaq delikate nuk mund të pretendosh transparencë totale, por opozita duhet të jetë në dijeni dhe më e pakta që duhet të dije opinioni publik janë disa informacione bazike për të patur qartësi.

Çfarë interesi ka Shqipëria në këtë marrëveshje?

Nëse bëhet fjalë për të kthyer borxhin për ndihmën që i ka dhënë Italia, Shqipërisë dhe shqiptarëve veçanërisht pas vitit 1990 e deri më sot, ky borxh nuk shlyhet çfarëdo që të bëjmë! Por këtu nuk është thjesht fjala per shlyerje borxhi, por edhe për ndikimet dhe implikimet që ka kjo marrëveshje.

Nguti per të bërë atë që nuk e bën askush tjetër, por vetëm NE nuk na ka dalë për mirë. Përkundrazi.

Asnje vend në kontinent nuk pranonte muxhahedinet, dhe me një turr si ai atleti që ka para vijën e finishit, i morëm të gjithë.  Ja pamë sherrin në një mënyrë të pa imagjinueshme. Fatura për dëmin e krijuar per shkak të aktivitetit të tyre dhe përplasjes me Iranin është e pallogaritshme. Shteti digjital i ndërtuar me aq shumë mund e miliona përfundoi në xhepin e gardistëve iranianë.

Edhe për refugjatet afgane nxituam per të qenë të vetmit që i marrim të gjithë. Për fat ky operacion ka dalë më pozitiv, por nuk mund të quhet “mision i perfunduar”. U tha që do të jenë përkohësisht dhe një pjesë janë sot e kësaj dite dhe mund të qëndrojnë gjithë jetën. Asnjë problem, por…

Pse ky ngut për të marrë një barrë që mund të mos na e mbajnë gjunjet?

Shqipëria nuk është se shkëlqen në menaxhimin e flukseve migratore. Kapaciteti maksimal që mund të perballojme është 450 shtreter.

Shqipëria nuk është ende një shtet që sundon ligji dhe kapacitetet institucionale në rastin më të mirë lenë për të dëshiruar.

Më shumë se çështje kapacitetesh dhe evokimin e besës dhe mikpritjes tradicionale të shqiptari ne kemi një tjetër PPP -(problemin e protagonizmit personal) të Kryeministrit.

Ajo që është e qartë këto 10 vite është se Kryeministri ngatërron ose mbivendos miqësitë personale me interesin shtetëror. Mjaft të kujtojmë mbivendosjen e interesit të vendit/kombit me miqesitë personale me Vuçiq, Erdogan dhe së fundmi me Melonin.

Pse Kryeministri merr vendime të tilla jo popullore dhe me kosto politike?

Në kushtet e shkaterrimit të opozitës, topitjes së medias me biseda hajgare nga mëngjesi në darkë dhe mpirjes se opinionit publik, Kryeministri i ngjan udhetarit që “gjen katund pa qen dhe bredh pa shkop”

Nëse do të ketë protesta për këtë marrëveshje ato i presim nga Italia.

Dhe duket se fundi politik i Kryeministrit nuk do të vij nga përballja me opozitën, por nga tekat e tij personale si rasti i kthimit të Shëngjinit në parkim për emigrante nga Afrika dhe Azia!

Read more

Ruhuni nga Edi Rama –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

Të Lidhura

Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

nga 27
22:51 | 24/12/2025
0

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka paralajmëruar prokurorin e SPAK-ut Dritan Prençi, që të ketë kujdes nga ndonjë kurth, sipas tij,...

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

nga 27
22:13 | 24/12/2025
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e rrethrrotullimit të Liqenit Artificial, duke shkaktuar panik të...

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

nga 27
20:55 | 24/12/2025
0

Klodian Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

nga 27
20:45 | 24/12/2025
0

Kur nuk kishte marrë ende detyrën nga paraardhësi i tij, Altin Dumani, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho u...

Para
“Si Kamikaze! Je edhe grua”, deputetja e PS përplaset me demokratët –

“Si Kamikaze! Je edhe grua”, deputetja e PS përplaset me demokratët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

20:45 | 24/12/2025
Mbyllet java e 18-të e Superiores, shkëputet Egnatia dhe ndalet Elbasani (renditja) –

20:35 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –
  • Mbyllet java e 18-të e Superiores, shkëputet Egnatia dhe ndalet Elbasani (renditja) –
  • Shqiptarja gjendet e masakruar në shtëpi në Zyrih, arrestohet një grua zviceriane dhe 2 burra –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com