Nis shqyrtimi i padive që synojnë të pengojnë Trump të rikandidojë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis shqyrtimi i padive që synojnë të pengojnë Trump të rikandidojë –

20:22 | 30/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Sot në një gjykatë në Kolorado nisi paraqitja e argumentave ligjore për një padi që synon shfrytëzimin e një dispozite kushtetuese mbi “kryengritjen” për të penguar ish presidentin Donald Trump që të kandidojë sërisht për këtë post.

Dëshmitë në seancën e sotme, do të përqëndrohen në faktin nëse sulmi i dhunshëm ndaj Kapitolit në 6 janar përbën kryengritje, siç përcaktohet në Amendamentin 14 të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe nëse roli i zotit Trump në të, do t’i ndalonte mbajtjen e një detyre shtetërore.

Avokatët e ish presidentit Trump e cilësuan çështjen si “anti-demokratike”.

Po gjatë kësaj jave, Gjykata e Lartë e Minesotës pritet të nis shqyrtimin e një tjetër padie të ngjashme.

Të dyja çështjet pritet të përfundojnë në Gjykatën e Lartë.

Gjykata më e lartë e vendit nuk ka marrë kurrë një vendim lidhur me Amendamentin 14 të Kushtetutës.

Seanca paraprake në Kolorado nisi me detaje rreth sulmit të vitit 2021 që synonte pengimin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve që shpallnin fitues zotin Joe Biden. Avokati Eric Olson, që përfaqëson një grup votuesish të Kolorados kërkon që zoti Trump të mos ketë mundësi të garojë, duke sjellë detaje nga retorika e dhunshme e zotit Trump dhe nxitja e një turme njerëzish që iu afrua deri në 12 metra zyrës së Zëvendës Presidentit kur sulmuan Kapitolin. Ai tha se zoti Trump “urdhëroi dhe organizoi turmën”.

“Jemi këtu sepse zoti Trump pretendon, se pas gjithë kësaj, ai ka të drejtë të jetë sërish President”, tha zoti Olson. “Por Kushtetuta jonë, përcakton se ai nuk mundet”.

Sidoqoftë, avokati i zotit Trump, Scott Gessler, e cilësoi padinë “anti-demokratike” dhe vuri në dukje, se së paku edhe një kandidat për president, Eugene Debs, garoi për postin, ndërsa ndodhej në burg dhe askush nuk u përpoq ta përjashtonte atë nga gara.

“Se kush do ta drejtojë kombin e përcaktojnë qytetarë amerikanë dhe jo 6 votues nga Kolorado, që kanë zgjedhur ta padisin atë”, tha ai.

Të enjten, edhe në Gjykatën e Lartë të Minesotës pritet të dëgjohen argumentet të ngjashme për ta penguar zotin Trump të garojë në këtë shtet.

Pavarësisht vendimeve të gjykatësve në këto dy shtete, gjasat janë që çështja do të apelohet me shpejtësi, me shumë mundësi në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë nuk ka shqyrtuar ndonjëherë ndonjë rast që lidhet me Amendamentin 14 të Kushtetutës, i miratuar gjatë Luftës Civile.

Ky amendament i ndalon zyrtarët publikë që janë betuar të mbrojnë Kushtetutën, por më pas “janë përfshirë në kryengritje për ta përmbysur rendin kushtetues” të mbajnë përsëri detyra shtetërore.

“Në të shkuarën ka patur seanca paraprake mbi ligjshmërinë e kandidatëve për t’u zgjedhur President. Kandidatët Barack Obama, Ted Cruz dhe John McCain u përballën me sfida ligjore sa i përket kriterit kushtetues që kandidati të ketë lindur në Shtetet e Bashkuara. Por këto raste ligjore janë krejt ndryshe nga kjo pikë e paqartë kushtetuese e Amendamentit që ndalon kandidimin në rast pjesëmarrjeje në kryengritjeje”, thotë Derek T. Muller, profesor i të drejtës ligjore në universitetin “Notre Dame”, në shtetin e Indianës.

Gjatë muajve të fundit janë ngritur një sërë padish që citojnë Nenin 3 të Amendamentit 14 të Kushtetutës, por paditë në Kolorado dhe Minesota, duket të jenë më të rëndësishmet, sipas ekspertëve ligjorë.

Kjo për faktin se janë depozituar nga dy grupe liberale që mbështeten nga njohës të mirë të ligjit. Po ashtu paditë janë ngritur në shtete të caktuara dhe synojnë procese të shpejta dhe të qarta lidhur me kriteret e kandidatëve për t’u zgjedhur.

Në këtë padi argumenti është i thjeshtë, përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, çuan në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, që do të thotë se atij i ndalohet të kandididojë për President, njësoj si të mos plotësonte kriteret që lidhen me faktin se kandidatët duhet të kenë lindur në Shtetet e Bashkuara apo kritere të tjera kushtetuese që duhen plotësuar për të garuar për në Shtëpinë e Bardhë.

“Katër vjet pasi mori detyrën, duke u betuar se, si President i Shteteve të Bashkuara do të ishte mbrojtës dhe garant i Kushtetutës, zoti Trump u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, që nxiti kryengritjen e dhunshme ndaj Kapitolit, për të penguar transferimin e pushtetit. Duke nxitur këtë sulm të pashembullt ndaj rendit kushtetues të vendit, zoti Trump shkeli betimin dhe e përjashtoi veten nga e drejta për të mbajtur një post shtetëror, siç përcakton Amendamenti 14 i Kushtetutës”, thuhet në padinë e depozituar në shtetin e Kolorados në emër të votuesve Republikanë dhe atyre pa përkatësi politike, nga grupi liberal Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë, në Uashington.

Ish presidenti Trump thotë se paditë janë “ndërhyrje në zgjedhje”.

Zoti Trump i ka cilësuar paditë si “ndërhyrje në zgjedhje”. Avokatët e zotit Trump thonë se kjo pikë kushtetuese nuk prek postin e Presidentit, pasi në përkufizim Presidenti nuk përmendet në mënyrë të qartë, njësoj siç përkufizohet për “Senatorët ose Përfaqësuesit e Kongresit”.

Ky amendament e lejon Kongresin që të miratojë amnisti, siç ndodhi në 1872, për ata që mbështetën Konfederatën, të ishin sërish pjesë e qeverisjes, çka ka nxitur disa të argumentojnë se amendamenti nuk ka fuqi pa një akt miratimi nga Kongresi.

Avokatët e zotit Trump argumetojnë se ish presidenti “nuk u përfshi asnjëherë në kryengritje” dhe se thjesht po ushtronte të drejtën e shprehjes mbi rezultatin e zgjedhjeve, që sipas tij, u manipulua.

“Zoti Trump as nuk bëri thirrje për shkelje ligjore, jo më të përfshihej në kryengritje”, shkruajnë avokatët e tij në dosjen ligjore lidhur me çështjen në shtetin e Kolorados. /VOA/

Read more

Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në orën 23.00 –

Gonxhe ia bën fora me 4.1 MLD lekë/ Si i mori paketë dy tendera Hervin Fora me ndihmën e Arlinda Pogajt, drejtore e OBP –

Provokim i ri në RMV, në pllakën përkujtore për ushtarët e vrarë në 2001, shqiptarët quhen “terroristë” –

Mediat zbardhin ngjarjen në Greqi, shqiptari 42-vjeç u qëllua në kokë teksa punonte –

Të Lidhura

nga 27
20:17 | 28/04/2026
0

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u shty sërish për në orën 23:00 pasi në sallë ishin vetëm deputetët...

Gonxhe ia bën fora me 4.1 MLD lekë/ Si i mori paketë dy tendera Hervin Fora me ndihmën e Arlinda Pogajt, drejtore e OBP –

Gonxhe ia bën fora me 4.1 MLD lekë/ Si i mori paketë dy tendera Hervin Fora me ndihmën e Arlinda Pogajt, drejtore e OBP –

nga 27
19:59 | 28/04/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=cNYySuQRQcw Qysh nga viti 2024, kur Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) kaloi nga Ministria e Brendshme tek Ekonomia, e...

Provokim i ri në RMV, në pllakën përkujtore për ushtarët e vrarë në 2001, shqiptarët quhen “terroristë” –

Provokim i ri në RMV, në pllakën përkujtore për ushtarët e vrarë në 2001, shqiptarët quhen “terroristë” –

nga 27
19:17 | 28/04/2026
0

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore përpara memorialit të Batalionit të Forcave...

Mediat zbardhin ngjarjen në Greqi, shqiptari 42-vjeç u qëllua në kokë teksa punonte –

Mediat zbardhin ngjarjen në Greqi, shqiptari 42-vjeç u qëllua në kokë teksa punonte –

nga 27
18:57 | 28/04/2026
0

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia, në një ngjarje që dyshohet...

Para
Nuk e lanë me aq! Sara ka një tjetër “thumbim” për Dafinën –

Nuk e lanë me aq! Sara ka një tjetër “thumbim” për Dafinën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në orën 23.00 –

Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në orën 23.00 –

20:17 | 28/04/2026
Gonxhe ia bën fora me 4.1 MLD lekë/ Si i mori paketë dy tendera Hervin Fora me ndihmën e Arlinda Pogajt, drejtore e OBP –

Gonxhe ia bën fora me 4.1 MLD lekë/ Si i mori paketë dy tendera Hervin Fora me ndihmën e Arlinda Pogajt, drejtore e OBP –

19:59 | 28/04/2026
Provokim i ri në RMV, në pllakën përkujtore për ushtarët e vrarë në 2001, shqiptarët quhen “terroristë” –

Provokim i ri në RMV, në pllakën përkujtore për ushtarët e vrarë në 2001, shqiptarët quhen “terroristë” –

19:17 | 28/04/2026
Mediat zbardhin ngjarjen në Greqi, shqiptari 42-vjeç u qëllua në kokë teksa punonte –

Mediat zbardhin ngjarjen në Greqi, shqiptari 42-vjeç u qëllua në kokë teksa punonte –

18:57 | 28/04/2026
Ekzekutohet shqiptari në Kalamata, në kërkim pronari grek i biznesit –

18:09 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në orën 23.00 –
  • Gonxhe ia bën fora me 4.1 MLD lekë/ Si i mori paketë dy tendera Hervin Fora me ndihmën e Arlinda Pogajt, drejtore e OBP –
  • Provokim i ri në RMV, në pllakën përkujtore për ushtarët e vrarë në 2001, shqiptarët quhen “terroristë” –
  • Mediat zbardhin ngjarjen në Greqi, shqiptari 42-vjeç u qëllua në kokë teksa punonte –
  • Ekzekutohet shqiptari në Kalamata, në kërkim pronari grek i biznesit –
  • LDK të sjellë 15 nënshkrimet dhe kandidati i tyre të përballet me kandidaten tonë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në orën 23.00 –
  • Gonxhe ia bën fora me 4.1 MLD lekë/ Si i mori paketë dy tendera Hervin Fora me ndihmën e Arlinda Pogajt, drejtore e OBP –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com