Burri më kërcënoi me thikë, ishte i fejuar me motrën e kunatës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burri më kërcënoi me thikë, ishte i fejuar me motrën e kunatës –

20:22 | 29/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Anxhela ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” motrën e bashkëshortit, pra kunatën e saj, Sulltanën. Në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo u shpreh se “nuk është martuar me familjen e bashkëshortit”. Në versionin e saj të historisë, Anxhela thotë se ardhja e kunatës në shtëpi i ka sjellë një problem shumë të rëndë në familje.

Sulltana e ka lënë familjen e bashkëshortit i cili jeton në Maqedoninë e Veriut, për shkak të dhunës sistematike. Por ditën e largimit të saj, bashkëshorti ka hyrë në shtëpinë e familjes së Anxhelës dhe aty ka ndodhur një përleshje mes familjarëve teksa e pranishme ka qenë edhe vajza e saj 2 vjeçe.

Anxhela: Më datë 3 Tetor zonja është paraqitur në familjen time.

Eni Çobani: Më 3 Tetor të këtij muaji?

Anxhela: Po. Është paraqitur në familjen time duke thënë se ka pasur dhunë psikologjike, fizike nga bashkëshorti i saj. Atë natë ka ndenjur me ne. Të nesërmen ka shkuar në komisariatin e Kamzës për të raportuar. Ata nuk e kanë marrë për bazë, nuk e di unë, japin vetë ato dëshminë e tyre dhe ka ardhur prapë është kthyer te familja ime.

Eni Çobani: Pra familja juaj, ti jeton me prindërit e zonjës Sulltana, me vjehrrin dhe me vjehrrën, bashkë me bashkëshortin tuaj që është vëllai i Sulltanës dhe vajzën 2 vjeçe e 7 muaj.

Anxhela: Është kthyer përsëri në familjen time ku rreth orës 7:30-7:40 bashkëshorti i saj, Sulejman Pajaziti bashkë me të birin janë futur me dhunë në familjen time, që kjo gjë nuk lejohet.

Eni Çobani: Anxhela, unë e di, por ti nuk duhet të më sillje këtu.

Anxhela: Unë duhet të të sjell diku, të mbështetem diku sepse unë kam vajzën në rrugë.

Eni Çobani: Edhe unë duhet të mbështetem diku.

Anxhela: Patjetër, por jo tek unë sepse mua mund të më ishte vrarë vajza, mund të isha vrarë vetë, mund të më ishte vrarë burri, mund të shkatërrohej familja. Unë nuk kam asnjë lloj detyrimi ndaj bashkëshortit tuaj. Ai mund të vijë ta zgjidhë me institucion, mund të drejtohet në polici, jo tek unë.

Sulltana: Ajo derë është për mua, vetëm dera e vëllait dhe ka qenë për plot 23 vite, zonja Eni që unë vij në atë familje.

Eni Çobani: Po pse, s’ke ndenjur me burrin, ke qëndruar me babain?

Sulltana: Sa kam ndenjur me burrin, çfarë ka folur kunati, sa më ka rrahur kunata, kunati, vjehrra, mua më kanë nxjerrë, më kanë prurë këtu.

Eni Çobani: Si, je rrahur në mënyrë sistematike se është shumë e rëndë kjo?

Sulltana: Sistematike dhe psiqike, të dyja.

E ngashëryer, Sulltana shton se konflikti ka ardhur për shkak se ajo ka marrë me vete edhe të bijën e mitur, pa miratimin e bashkëshortit.

Anxhela: Po këto probleme mos vallë është dashur t’i kapë që në fillim dhe të mos agravonte situata? Sepse unë nuk kam për borxh domethënë… unë jam vajzë e re, duhet të jem e fokusuar te fëmija dhe te jeta përpara, jo te këto gjëra. Nuk më takojnë mua. Ku i pati prindërit, ku i pati motrat, ku janë njerëzit e saj?

Eni Çobani: Është shumë e vërtetë kjo.

Anxhela: Pse duhet të përfshihem unë këtu? Pse duhet vajza ime 2 vjeçe e gjysmë të kalojë në trauma, që tani të shikojë gjëra që s’janë të drejta?

Eni Çobani: E keni denoncuar ndonjëherë këtë zotërinë në Maqedoninë e Veriut, në Tetovë? Se mirë e paske denoncuar në Kamëz, ai nuk është qytetar dhe shtetas shqiptar.

Sulltana: E denoncova unë burrin, vjehrrën dhe kunatën që u fut në dhomë me dhunë dhe më vunë thikën në fyt. Djali i vogël kishte 13 ditë, sa kisha dalë nga spitali dhe s’po e merrja vesh për çfarë po ndodh dhuna veçse e kam parë veten shumë keq dhe i kam thënë më liro, do iki, nuk vij më, do t’i lë fëmijët se qëllimi ishte vetëm të lë fëmijët e të dal. Ka thënë “edhe unë do të të përcjell” por kur a dalë te dera vjehrra i ka thënë burrit “ti rri në shtëpi, kjo le të shkojë ku të dojë”. Atëherë s’kam parë rrugë tjetër, pa biletë, pa kurrgjë, kam dalë në stacionin policor në Tetovë, kam bërë denoncimin. Aty nuk donte burri të vinte të më merrte.

Eni Çobani: Flasim për vitin 2003 apo jo?

Sulltana: Për vitin 2003, pikërisht 13 ditë kishte djali i vogël dhe unë s’po dija pse po më ndodh kjo. Kam shkuar në polici, ata më morën në pyetje, thonë se “burri yt sapo ka dalë nga puna, si ushtroi dhunë?” Ka dy sahat i thashë…

Eni Çobani: Po si ke qëndruar edhe 20 vjet të tjera, e dashur?

Sulltana: Ai kap thikën, “të pres”. Pse? Se kunata e shtyu. Kunata i thoshte se “ti gruan tënde duhet ta nxjerrësh nga shtëpia se kjo nuk është për ty”.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Sulltana: Se kishte lënë motrën e saj për shkak parash se nuk e merrte ngaqë kunatën time kur e kanë marrë, kanë marrë shumë para atë natë që e kanë marrë si nuse. Edhe tani nusen tjetër që e kishin zënë dy motra për dy vëllezërit, kthehet mbrapsht se thotë burri “unë nuk jap para për këtë”, por tani kunata po mbante inat se përse e ka kthyer atë dhe kjo nuk është e mirë, vazhdimisht më shante e më ofendonte.

Në përballjen mes kunatave në “Shihemi në Gjyq”, Anxhela i kërkon Sulltanës të largohet sepse këto probleme nuk i përkasin. Ajo është një vajzë e re e cila nuk ka asnjë lidhje me problemet familjare të kunatës. Kjo e fundit i thotë se ka një alternativë tjetër.

Sulltana: Prej viteve kam pasur dhunë, jo një ditë ose një javë, por vazhdimisht kemi po të njëjtat probleme.

Anxhela: Po pse nuk është drejtuar në shtet? Pse pikërisht tek unë? Ka institucione plot, pse duhej të përfshihej edhe një familje tjetër për shkak të asaj të ndahem edhe unë tani? Të dal edhe unë nga shtëpia se nuk mundem ta përballoj?

Eni Çobani: Ti çfarë kërkon tani, të lutem Anxhela, çfarë kërkon, të dalë nga shtëpia Sulltana?

Anxhela: Ose ajo ose të dalë unë sepse unë kam frikë të shkoj të fle e qetë sepse kam një vajzë aty të pambrojtur.

Sulltana: Okej, e di, por ti mund të shkosh te shtëpia e babit tënd.

Anxhela: Jo, nuk mund të shkoj sepse unë shkova te burri, e lashë babin. Tani ti po thua të lë unë burrin sepse do ti dhe bashkëshorti juaj.

Sulltana: Po. Ti mund të shkosh atje tani, unë s’di asgjë.

Eni Çobani: Jo, s’mund ti thuash kunatës të shkojë te babai se është martuar me vëllain tënd e dashur. Smund t’i thuash Anxhelës “shko te babai yt”.

Anxhela: Kam një familje dhe unë do vazhdoj me familjen deri në fund./tvklan.al

Read more

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX –

Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë –

Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A –

3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish –

Të Lidhura

nga 27
11:42 | 28/12/2025
0

Aktorja dhe këngëtarja franceze Brigitte Bardot, një nga figurat më emblematike të kinemasë europiane, e cilësuar si gruaja më e...

Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë –

Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë –

nga 27
11:18 | 28/12/2025
0

Një 42-vjeçar është arrestuar në Vau i Dejës pas një incidenti në fshatin Hajmel, ku kishte bllokuar rrugën dhe penguar...

Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A –

Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A –

nga 27
11:06 | 28/12/2025
0

Broja zhvilloi një tjetër paraqitje të kënaqshme, me Burnley që barazoi pa gola në shtëpi ndaj Everton, në sfidën e...

3 ditë pa furnizim, spitali furnizohet me autobotë zjarrfikësish –

3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish –

nga 27
10:54 | 28/12/2025
0

Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës...

Para
Tifozët godasin me gurë trajnerin –

Tifozët godasin me gurë trajnerin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX –

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX –

11:42 | 28/12/2025
Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë –

Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë –

11:18 | 28/12/2025
Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A –

Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A –

11:06 | 28/12/2025
3 ditë pa furnizim, spitali furnizohet me autobotë zjarrfikësish –

3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish –

10:54 | 28/12/2025
3 ditë pa furnizim, spitali furnizohet me autobotë zjarrfikësish –

3 ditë pa furnizim, spitali furnizohet me autobotë zjarrfikësish –

10:20 | 28/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX –
  • Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë –
  • Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A –
  • 3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish –
  • 3 ditë pa furnizim, spitali furnizohet me autobotë zjarrfikësish –
  • Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX –
  • Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com