Fiorentina “shkatërron” serbët e Cukaricki-t – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fiorentina “shkatërron” serbët e Cukaricki-t –

23:32 | 26/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Europa Conference League mbylli mbrëmjen e kësaj të enjte raundin e tretë të fazës së grupeve, me sfida që dhuruan spektakël golash.

Fiorentina siguron fitoren e parë në fazën e grupeve të Europa Conference League dhe atë e bën ndaj Cukaricki-t, të cilin e mundi me rezultatin 6-0.

Italianët dominuan gjithë takimi, me golin e parë që u realizua në minutën e 6’ nga Beltran, i cili vetëm katër minuta më pas gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e ekipit të Italianos.

Në minutën e 29’ Ikone realizoi golin e tretë për Fiorentinën, teksa nëminutën e 36’ skuadra serbe mori një tjetër goditje, pasi Subotic u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë.

Vendasit vazhduan me sulmet, me Sottil që bëri “poker” për Fiorentinën në minutën e 65’, ndërsa Martinez Quarta realizoi golin e pestë të ekipit të tij në minutën e 73’. Në fund takimi u vulos nga Lopez që realizoi golin e gjashtë në minutën e 83’ dhe u shkaktoi “tërmet 6 ballësh” serbëve të Cukaricki-n.

Pas takimit të tretë të fazë së grupeve të Conference League, Fiorentina kryeson Grupin F me pesë pikë, teksa Cukaricki qëndron në vend të fundit me zero pikë.

Entracht Frankfurt fiton me plot gjashtë gola ndaj HJK, në një sfidë që e dominoi të gjithën.

Skuadra gjermane zhbllokoi takimin në minutën e 12’ me Dina Ebimbe, teksa në minutën e 27’ Koch realizoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Pjesa e parë solli edhe dy gola të tjerë për vendasit me Marmoush në minutën e 31’ dhe Tuta në minutën e 45+3’.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola të tjerë po nga Frankfurt me Skhiri në minutën e 55’ dhe në fund, në minutën e 89’ Dina Ebimbe vulosi rezultatin 6-0.

Pas kësaj ndeshje Frankfurt renditet në vend të dytë të Grupit G me gjashtë pikë, teksa HJK qëndron në vend të fundit me një pikë.

Sfida e dytë e Grupit C, ku ndodhet edhe Ballkani, ajo mes Dinamo Zagreb dhe Viktoria Plzen u mbyll me fitoren 0-1 të skuadrës çeke, që kryeson grupin me pikë të plota pas tre ndeshjeve të para.

Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar, me golin e vetëm që u realizua nga Chory në minutën e 69’, i cili shënoi me penallti.

Pas ndeshjes së tretë të fazës së grupeve, Plzen kryeson Grupin C me nëntë pikë, tekska Dinamo Zagreb, Ballkani dhe Astana ndodhen respektivisht në vend të dytë, tretë dhe katërt me nga tre pikë secili.

Read more

Dy makina përfundojnë në kanal pas një parakalimi të rrezikshëm në aksin Fushë Krujë–Durrës –

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit –

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

Të Lidhura

nga 27
10:03 | 28/04/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në rrugën nacionale Fushë Krujë–Durrës, në kilometrin e dytë...

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit –

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit –

nga 27
09:59 | 28/04/2026
0

Sulmet izraelite vranë 4 persona dhe plagosën mbi 50 të tjerë, përfshirë tre fëmijë, në sulmet izraelite në Libanin jugor,...

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –

nga 27
09:35 | 28/04/2026
0

Nga Lutfi Dervishi    Lajmi se një kilogram qershi në Tiranë doli në treg me 36 euro kilogramin u prit...

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

nga 27
08:49 | 28/04/2026
0

Parisi do të jetë sonte epiqendra e futbollit evropian, teksa PSG pret Bayern Munich në aktin e parë të gjysmëfinales...

Para
Parashikimi i motit, 17 qershor 2023/ Priten shira, por temperaturat do jenë të larta –

Parashikimi i motit, 27 Tetor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy makina përfundojnë në kanal pas një parakalimi të rrezikshëm në aksin Fushë Krujë–Durrës –

Dy makina përfundojnë në kanal pas një parakalimi të rrezikshëm në aksin Fushë Krujë–Durrës –

10:03 | 28/04/2026
Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit –

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit –

09:59 | 28/04/2026
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –

09:35 | 28/04/2026
Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

08:49 | 28/04/2026
Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

08:33 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Dy makina përfundojnë në kanal pas një parakalimi të rrezikshëm në aksin Fushë Krujë–Durrës –
  • Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit –
  • Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it! –
  • Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –
  • Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –
  • Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dy makina përfundojnë në kanal pas një parakalimi të rrezikshëm në aksin Fushë Krujë–Durrës –
  • Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com