15 vite burg për “drogën në shkolla”, rëndohen dënimet e krimeve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

15 vite burg për “drogën në shkolla”, rëndohen dënimet e krimeve –

17:20 | 24/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Komisionet Parlamentare pritet të nisin diskutimet e një mori ndryshimesh në Kodin Penal.

Ky është draft propozimi i ndryshimeve disponuar nga Tch, përmes të cilave Ministria e Brendshme në kuadër të “Paketës për Sigurisë në Shkolla”, iniciuar nga ministri Taulant Balla, propozon ashpërsimin e dënimeve për 11 vepra penale, të kryera në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij.

Propozohet se kryerja e një vepre penale në dëm të një të mituri në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, të jetë një rrethanë rënduese.

Kërkohet burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet për të përfshirët në “Nxitjen për përdorimin e drogës” te nxënësit e shkollave.

Kërkohet një ndëshkim me burg disa herë më shumë sa është në kodin penal të tanishëm, për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve” jashtë perimetrit të shkollave.

Kjo vepër, thotë Ministria e Brendshme duhet të dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet”.

Ndërsa “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet”.

“Hedhja ose braktisja e shiringave” brenda dhe jashtë shkollave do të konsiderohet vepër penale e ndëshkuar me burgim nga një vit deri në tre vjet”.

Dhuna seksuale ndaj nxënësve kërkohet të dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Bindja e një të mituri në ambientet e shkollave për të marrë pjesë në shfaqje pornografike, dënim nga tre deri në pesë vjet”.

Pësojnë rritje të masës së dënimit me burg edhe “Trafikimi i të miturve”.

Rritet masa e ndëshkimit me burg për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” brenda dhe jashtë perimetrit të shkollave përfshi edhe mbajtja e armëve të ftohta.

Ndërsa“Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” në perimetrin e sigurisë së një institucioni arsimor, dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet”.

Read more

Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –

SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut/ Policia kontrolle për numrin dy të qeverisë –

Të Lidhura

nga 27
12:04 | 26/12/2025
0

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje për intensifikimin e protestave dhe rikthimin e përditshëm në shesh, duke deklaruar...

Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

nga 27
11:56 | 26/12/2025
0

Në mbrëmjen festive të 25 dhjetorit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma...

Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –

Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –

nga 27
11:42 | 26/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në foltoren që po zhvillohet në Manzë ka kujtuar aferat e zëvendës kryeministres Belinda...

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut/ Policia kontrolle për numrin dy të qeverisë –

nga 27
11:38 | 26/12/2025
0

Policia e Shtetit, po ushtron mëngjesin e kësaj të premte disa kontrolle, në kuadër të hetimeve ndaj numrit dy të...

Para
Hetimet e SPAK për Berishën, Alizoti: Qesharakë e tendenciozë –

Hetimet e SPAK për Berishën, Alizoti: Qesharakë e tendenciozë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

12:04 | 26/12/2025
Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

11:56 | 26/12/2025
Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –

Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –

11:42 | 26/12/2025
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut/ Policia kontrolle për numrin dy të qeverisë –

11:38 | 26/12/2025
Dokumenti/ Avioni ‘dhuratë’ i Erdogan për Ramën, faturë 1 miliardë dollarë për shqiptarët –

11:18 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –
  • Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –
  • Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –
  • SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut/ Policia kontrolle për numrin dy të qeverisë –
  • Dokumenti/ Avioni ‘dhuratë’ i Erdogan për Ramën, faturë 1 miliardë dollarë për shqiptarët –
  • SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –
  • Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com