Dhjetëra mësues në Shkodër janë ngritur në protesta kundër heqjes së pagës bazë.
Mësuesit nuk janë dakord me skemën e re të pagesës sipas orëve mësimore. Kreu i sindikatës së Arsimit shprehet se kjo skemë vlerësimi është absurde dhe se kjo është një papërgjegjësi e Ministrisë së Arsimit.
Peraj: “Të na rikthehen lekët e ndaluara. Ministria e Arsimit e papërgjegjshme. Nga këto praktika të Ministrisë prej 1300 mësues. Shkollat janë fryrë me mësues për qëllime të tjera.”
Sot ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se mësuesve do tu rritet paga me 10 %.