GJKKO është tërhequr për të marrë një vendim lidhur me vlerësimin e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, lidhur me hetimet për kompleksin Partizani.
Seanca e nisur në orën 18:00 ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa avokatët e Malltezit kanë pretenduar se ai nuk ka konsumuar vepër penale. Malltezi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa të shtunën ai u arrestua teksa ndodhej në aeroportin “Nënë Tereza”.
Ndërkohë ndaj ndërtuesit betkashi është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.