Shpërthimi në Gërdec, Mediu: Sabotazh, u paralajmëruam nga… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthimi në Gërdec, Mediu: Sabotazh, u paralajmëruam nga…

15:38 | 20/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili po gjykohet në GJKKO lidhur me tragjedinë e Gërdecit, tha në emisionin “Breaking” se shpërthimi i 15 tetorit 2008 mund të ishte një sabotazh.

“Ne kemi pasur një paralajmërim kur unë kam qenë në Bruksel sëbashku me drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, që ne duhet të kishim vëmedje për ngjarje të jashtëzakonshme që mund të ndodhnin para marrjes së ftesës për anëtarësim.

Është bërë e qartë edhe në takim nga zv drejtoreshën e inteligjencës së NATO-s. Më tej ne e kemi prezantuar këtë shqetësim te kryeministri, te kreu i SHISH, te presidenti, te shefi i shtabit dhe ka shkresa për këtë.

Read more

Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –

dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –

Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026 –

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur –

Drejtori i SHISH ka sjellë disa fakte, të cilat nuk e devijojnë hetimin, por nga pikëpamja e një shteti serioz patjetër që duhet analizuar, jo nga gjykata por nga strukturat  e sigurisë  që marrin gjithë informacionin e inteligjencës për të dalë në një përfundim”, tha Mediu.

Sipas tij, këto informacione nuk u analizuan asnjëherë.

“Është e turpshme për këtë shtet që nuk i analizon jo për efekt të procesit gjyqësor, por për efekt të sigurisë së vendit. Unë i këkroj dhe më thonë që i kemi konfidenciale.

Nëse ka një ngjarje që duhet analizuar dhe duhet analizuar seriozisht është kjo. Nëse ka një paralajmërim nga NATO, nëse ka një informacion nga drejtori i SHISH për konflikt biznesi, për pjesëmarrje ose prezencë të njerëzve që nuk kanë interes për Shqipërinë, apo edhe për interesa të shërbimeve inteligjente  …. Dhe po e them konkretisht për kreun e Shërbimeve Inteligjente maqedonase, që është ai që ka krijuar atë situatë në Kumanovë që ka pas dorë në këtë proces, atëherë le ta analizojmë, nëse ka pasur ndërhyrje apo jo. Nuk i kam thënë unë keto janë pjesë të dokumentacioneve që janë në Këshillin e Sigurimit”, tha Mediu

Duke e konsideruar procesin gjyqësor si të paligjshëm, Mediu u shpreh se po tentohet të krijohet një lloji procesi publik.

“Prokuroria ka rënë dakord që Mediu nuk ka lidhje me shpërthimin e Gërdecit. Nga dëshmitarët ishte e qartë se as kam qenë në Gërdec dhe as kam pas lidhje me familjarët dhe as me mënyrën si është bërë procesi nga kompania private.

Kur ndodhin ngjarje të tilla duhen parë në një kontekst më të gjerë se sa konteksti i ngushtë politik apo i momentit. Për faktin, sepse ne nuk jetonim në një pranverë anëtarësimi në NATO. Anëtarësimi i Shqipërisë pa dyshim që kishte kundërshtarët e vetë, qoftë fqinj, qoftë interesa që nga pikëpamja gjeopolitike nuk janë për zgjerimin e NATO-s në Ballkan. Këtë e ka bërë të qartë Putin në Konferencën e Sigurisë në Mynih që ka thënë që Ballkani është backyard i Rusisë dhe ne nuk lejojmë zgjerimin”, tha ai.

The post Shpërthimi në Gërdec, Mediu: Sabotazh, u paralajmëruam nga… appeared first on 27.

Të Lidhura

Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –

Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –

nga 27
19:25 | 24/04/2026
0

Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Parkun Kombëtar të Qafshtamës. Objekti, në pronësi...

dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –

dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –

nga 27
19:15 | 24/04/2026
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për sulmin e armatosur të ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë, ku...

Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026 –

Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026 –

nga 27
19:09 | 24/04/2026
0

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar indeksimin e bazës së pensioneve në masën 6.4 për qind, si pjesë e...

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur –

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur –

nga 27
18:53 | 24/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në superstradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës, duke lënë pas një viktimë...

Para
3 javë pas vrasjes së Martin Bardhit, FNSH zbarkon në Rrëshen. Çfarë po ndodh –

Vrasja e Martin Bardhit, ja detaji që zbulohet pas 3 javë hetimesh -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –

Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –

19:25 | 24/04/2026
dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –

dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –

19:15 | 24/04/2026
Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026 –

Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026 –

19:09 | 24/04/2026
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur –

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur –

18:53 | 24/04/2026
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha –

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha –

18:31 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –
  • dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –
  • Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026 –
  • Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur –
  • “Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha –
  • Lezhë–Milot, aksident mes kamionçinës dhe motorit, i plagosuri në spital –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –
  • dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com