Deputetë demokratë, që janë rreshtuar në krah të Lulzim Bashës, kanë kundërshtuar sot publikisht aksionin e ndërmarrë nga kolegët e tyre të PD-së, që i përkasin grupimeve të Berishës dhe gazment bardhit, në sallën e Kuvendit.
Deputetët që mbështesin Bashën nuk u bashkuan me kolegët e tjerë demokratë, ndërsa dy prej tyre, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri, kritikuan dhe ironizuan aksionin opoizitar që bllokoi sot punimet e Kuvendit.
Arbi Agalliu u shpreh se “dhuna dhe bojkoti nuk mund të jenë alternativë për shqiptarët në vitin 2023”. Ndërsa Pampuri e konsideroi si lëvizje qesharake, e cila bëhet për protagonizëm.
Por, deputeti Saimir Korreshi ka thumbuar “kritikët”.
Me anë të një postimi në rrjet, Korreshi ka publikuar reagimin e Elisa Spiropalit dhe atë të Arbi Agalliut duke thënë se nuk kanë asnjë ndryshim.
Sipas tij, ata janë bashkë, njëri si padron dhe tjetri si skllav.