Kastrati që s’di frëngjisht gjen partnere franceze për “Duty Free” – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kastrati që s’di frëngjisht gjen partnere franceze për “Duty Free” –

11:04 | 19/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kastrati Grup ka nënshkruar dje, në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë një marrëveshje me konglomeratin francez Lagardère. Gjatë ceremonisë pati momente humori pasi oligarku Shefqet Kastrati për shkak të pengesave me gjuhën e huaj, nuk dinte si të sillej me partneren e re në biznes. Aq shumë u hutua sa në vend të t’i jepte dorën francezes pas nënshkrimit, i dha stilolapsin! E po ç’të bëj, mbase nuk komunikon mirë në frengjisht! Do mësojë me ndihmën e kryeministrit që e ka perfeksionuar këtë gjuhë kur ishte emigrant në Francë.

Thelbi i marrëveshjes është bashkimi për zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free, në të gjithë Shqipërinë. Pra, në të gjitha pikat kufitare dhe qendrat kryesore turistike në Shqipëri. Kontrata u nënshkrua nga presidenti i grupit Kastrati, Shefqet Kastrati dhe Znj. Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère Travel Retail.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm Presidenti i Republikës së Francës, Emanuel Macron dhe kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama.

Grupi Kastrati, i njohur kryesisht për tregtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, zhvillon një aktivitet të rëndësishëm në fusha si: sigurime, ndërtim, infrastrukturë, turizëm, industri automjetesh etj. Oligarku ka nën zotërim Aeroportin e Rinasit, Portin e ri të Durrësit, Portin e Sarandës, flitet se qëndron edhe prapa pronësisë së Koncesionit të Aeroportit të Kuëksit.

Lagardere është një grup ndërkombëtar, me qendër në Francë, i cili operon në fushën e botimeve dhe shpërndarjes së tyre, atë të dyqaneve duty- free me mbi 270 dyqane në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Irelandë, Spanjë, Holandë, Amerikën e Veriut etj. Gama e aktiviteteve të grupit përfshin edhe prezencën në media të rëndësishme franceze si: Paris Match, Le Journal du Dimanche, Europe 1, Europe 2, RFM etc.

Pra marrëveshja nuk ka vetëm rëndësi që Kastrati të bëjë biznes (potencialisht kontrabandë) por do të ndihmojë edhe Ramën me mbështetje mediatike dhe politike në Francë.

“Turizëm” apo kontrabandë?

Dyqanet “Duty Free” janë zona ku mallrat tregtohen pa taksa doganore, praktikisht më lirë sesa çmimet që ato kanë në vendet përkatëse.

Sipas njoftimit, ky bashkëpunim vjen në kuadër të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë.

Por në emër të turizmit “Duty Free Shops” kanë lulëzuar si qendra të kontrabandës në vende të tjera të rajonit e botës.

Në kufirin me Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, “Duty Free Shops” ishin thyer në “burimin më të madh të cigareve kontrabandë që hynin në Bosnje”, thuhet në një investigim të Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP).

“Kur qeveria e Malit të Zi nën Milo Gjukanoviç vendosi të rihapte Duty Free Shops në vitin 2005, ato duhej të ndihmonin “turizmin”. Ajo që ata ndihmuan shpejt ishte kontrabanda e cigareve, thotë policia e BiH”, nënvizohet në shkrim.

Nën presionin e Bashkimit Europian, Mali i Zi u detyrua t’i mbyllte 26 dyqanet “Duty Free” në këtë kufi.

Vendi fqinj i kishte mbyllur edhe në vitin 2000 këto dyqane, gjë që çoi në një rënie të konsiderueshme të kontrabandës, sipas policisë.

Të gjitha “Duty Free Shops”, gjithsej 26, u mbyllën pasi media malazeze citoi gjetjet e doganave dhe policisë se aktivitetet e këtij rrjeti dyqanesh ishin të dyshimta. Sasi të mëdha cigaresh u sekuestruan në rajon, që nuk kishin pulla të doganës malazeze, për të cilat policia beson se vijnë nga “Duty Free Shops”.

Këto dyqane në të gjithë Ballkanin janë një burim kryesor i cigareve ilegale. Shumë prej tyre janë në pronësi të politikanëve, biznesmenë të fuqishëm dhe të tjerë me lidhje me krimin e organizuar”, thuhet në investigimin e OCCRP.

Dyqanet “thelë mbi bisht” për koncesionin e Rinasit

Marrëveshja e fshehtë e kryeministrit Rama me Shefqet Kastratin për “Duty Free Shops” është bërë 3 vjet më parë, paralelelisht me pazarin për kalimin e Koncesionit të Aeroportit të Rinasit nga kinezët tek oligarku i karburanteve.

“Kastrati” u bë pronar i Rinasit me një marrëveshje që u zgjat deri në 2029. Transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe “Kastrati group” është aksioneri 100% i “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin. Kompania shqiptare i bleu aksionet nga “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright”.

Gjthashtu, në vitin 2020, qeveria miratoi një ligj që synonte të zgjeronte gamën e magazinave doganore të llojit “dyqane të çliruara nga taksat” (duty free shops), duke parashikuar mundësinë e krijimit të këtyre dyqaneve edhe në pikat kufitare tokësore dhe detare, po ashtu në pika të tjera turistike. Praktikisht, kudo ku do ta shihte me interes Kastrati!

Projektligji i sugjeruar nga Ministria e Financave kaloi shpejt e shpejt në Kuvend, pasi duhej se ishte porositur për oligarkun Kastrati.

Sipas ligjit, zgjerimi i mundësisë për të pasur “dyqane të çliruara nga taksat” (duty free shops) edhe në pikat kufitare tokësore dhe detare, përveç atyre në aeroport, përputhet me nevojat e reja për ta zhvilluar këtë sektor, duke vlerësuar mundësinë e çeljes së aeroporteve të reja ose pikave të reja kufitare, detare, tokësore apo ajrore për qëllime turistike ose tregtare etj.

Ky është një koncesion i pashpallur që i jepet Kastratit, por për ta maskuar sillet një franceze të cilën nuk besojmë se do ta shohim më.

Kjo lloj manovre për zbukuruar vendimet korruptive është e vjetër. Për t’i dhënë gjirin e Kakomesë një biznesmeni shqiptar, kryeministri Nano solli në atë kohë kompaninë franceze “Club Mediterranee” me një “projekt” që do të investonte 75 milionë euro. Kompania u zhduk pas disa muajsh dhe gjërat vazhduan sipas mënyrës shqiptare të zhvatjes dhe korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

Të Lidhura

nga 27
23:05 | 30/12/2025
0

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin...

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

nga 27
22:45 | 30/12/2025
0

Armando Broja po gjen formën e duhur te Burnley. Sulmuesi i kombëtares ka dhuruar asist në sfidën ndaj Newcastle, të...

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

nga 27
22:01 | 30/12/2025
0

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rënë në Pogradec, ku një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar nga një i...

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

nga 27
21:41 | 30/12/2025
0

Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Rushan Selko, i akuzuari për përdhunimin e 12-vjeçares në Pogradec, e cila ka...

Para
Kastrati që s’di frëngjisht gjen partnere franceze për “Duty Free” –

Kastrati që s’di frëngjisht gjen partnere franceze për dyqanet “Duty Free”, Rama ia “përkthen” (VIDEO) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

23:05 | 30/12/2025
Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

22:45 | 30/12/2025
“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

22:01 | 30/12/2025
në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

21:41 | 30/12/2025
Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë –

21:35 | 30/12/2025

Më Të Lexuarat

  • VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –
  • Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –
  • “Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –
  • në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –
  • Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë –
  • Tym dhe erë djegieje alarmojnë fqinjët, gjendet i pajetë një person në Elbasan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –
  • Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com