Kastrati rrit çmimin 40 lek/l, ndërsa zhdoganon karburantin 164 USD/ – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kastrati rrit çmimin 40 lek/l, ndërsa zhdoganon karburantin 164 USD/ –

14:18 | 18/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Çmimi i karburanteve në pikat e shitjes me pakicë është rritur sërish në nivelin e kohës së krizës. Nëse në 4 maj 2023, çmimi i naftës ishte 169 lekë/l, i benzinës 172 lekë/litri, kurse gazi jo më shumë se 62 lekë/litri, sot në të gjitha pikat e karburantit “Kastratit” Gazoili shitet 219 lek/l.

Ç’ndodhi? Nuk ka ndodhur asgjë, s’ka rritje të çmimit në bursën Platza! Ka vetëm zhvatje të qytetarëve nga Kastrati dhe oligarkët e tjerë të naftës!

 Vjedhja e qytetarëve shkon në xhepat e Kastratit

Pasi u mbyll bordi famëkeq i Transparencës, pati një ulje të çmimit të karburanteve, megjithëse ishte kulmi i sezonit turistik.  Por aty nga fundi i gushtit nisi si me komandë rritja me rreth 4 lekë për litër në çmimet e karburanteve në tregun e shitjes me pakicë.

Ndërkohë nuk ka rritje të taksave për produktet hidrokarbure dhe një rritje e planifikuar është ajo që pritet të ndodhë në janar 2024, kur akciza korrektohet me inflacionin vjetor.

Kjo diferencë çmimi shkon direkt në xhepat e oligarkëve të kartelit të naftës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, para funksionimi të Bordit të Transparencës, kompanitë hidrokarbure llogaritej të fitonin deri në 25 lekë/litër. Bordi e kufizoi me akt normativ këtë normë fitimi në 3 lekë për shitjen me shumicë dhe 12 lekë për shitësit me pakicës, duke e çuar normën e fitimit në vetëm 15 lekë për çdo litër dhe duke i kthyer publikut 10 lekë për litër që pasqyrohej si vjedhje e konsumatorit në çmim.

Pavarësisht ndryshimeve që ndodhin në Bursën e Mesdheut PLATTS, ku kuotohet nafta shqiptare, pa u ndikuar nga rënia e dukshme në kursin e këmbimit të dollarit amerikan, me të cilin blihet nafta në import, çmimet në pikat e karburantit ndryshojnë sipas urdhrave të Shefqet Kastratit.

Bursa nuk është rritur!

Në një kontroll që bëri Gijotina.com në të dhënat e zhdoganimit të karburanteve të importuara nga Kastrati zbulojmë se çmimi i produkteve hidrokarbure, jo vetëm që nuk është rritur, por ditët e fundit ka shënuar ulje.

Siç shihet në tabelën e datës 1 gusht 2023, produkti Gazoil (10 ppm) është 916 USD/ Ton, Benzina 954 USD/Ton, Gazi Butan 521 USD/Ton. Për të bërë krahasimin me këto ditë do të sjellim tabelën e çmimeve të zhdoganimit të datës    Nga tabela shohim se Gazoil (10 ppm) është importuar me çmimin 909 USD /ton, benzina me 800 USD /Ton, Gazi Butan 505 USD/Ton.

Nga Krahasimi del se Benzina është ulur me 154 USD/Ton, Gazoili ka zbritur me 6 USD/Ton, gazi Butan ka rënë me 16 USD/Ton. Kjo nuk është koincidencë. Më poshtë kemi krahasuar çmimet e zhdoganimit të ditëve të tjera.

Më 18 gusht 2023, sipas tabelës së çmimeve të zhdoganimit, Gazoili (10 ppm) ka shënuar 924 USD/Ton, benzina 976 USD/Ton, ndërsa Gazi Butan 551 USD/ton.

Duke ecur para, në 11 tetor 2023, çmimi me të cilin është zhdoganuar Gazoili (10ppm) është 896 USD/Ton, Benzina 812 USD/Ton, Gazi Butan është 508 USD/ Ton.

Nga krahasimi del se aktualisht gazoli po zhdoganohet 28 USD/Ton më pak se sa në gusht 2023, benzina 164 USD më pak, Gazi Butan 43 USD/Ton më lirë.

Kjo tendencë uljeje ka vazhduar në mënyrë konstante. Ky konkluzion mbështetet edhe me çmimet e importit të karburanteve për muajin shtator 2023.

Më 22 shtator 2023, referuar çmimeve të bursës PLATTS, kompanitë shqiptare kanë zhdoganuar Gazoil (10 ppm) me çmim 989 USD/Ton, Benzinë Premium me çmim 968 USD/Ton, Gaz Butan 596 USD/Ton

Ndërkohë, çmimet referuar bursës dhe zhdoganimeve të kryera në datën 9 tetor 2023 vijnë në ulje.

 Kështu, Gazoil (10 ppm) është zhdoganuar me çmimin 897 USD/Ton, Benzinë Premium 812 USD/Ton, Gaz Butan 519 USD/Ton. Duke i krahasuar, del se në 9 tetor 2023, Kastrati dhe oligarkët e tjerë kanë importuar Gazoilin me 92 USD më lirë për Ton, Bezinën 156 USD më lirë, Gazin Butan 75 USD më lirë për ton.

Si e justifikon Kastrati rritjen e çmimit të karburantit këto tre muaj me rreth 30-40 lekë për litër, kur duhet ta kishte ulur?

Karteli i karburanteve i ligjëruar nga shteti

Në janar 2023, Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve në vend, pa konstatuar sjellje të bashkërenduar mes ndërmarrjeve në treg apo shkelje të tjera të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Autoriteti i Konkurrencës është një institucion “i pavarur”. Sa i pavaruar është ky autoritet? Kjo duket nga mënyra se si zgjidhen anëtarët e tij. Anëtarët e Komisionit zgjidhen me shumicë votash, në prani të më shumë se gjysmës së të

gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për një periudhë 5-vjeçare. Pra, zgjidhen nga mazhoranca qeverisëse dhe janë nën ndikimin e plotë të Kryeministrit. Një anëtar propozohet nga Presidenti i Republikës; dy anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave; dy anëtarë propozohen nga Kuvendi. Për momentin, është e vështirë që ky institucion të mbrojë popullin nga karteli i karburanteve i ngritur nga Kastrati. Kjo situatë u pa qartazi, kur qeveria ia mori kompetencat këtij institucioni dhe ngriti një Bord për çmimet e karburanteve (ky bord tani është shfuqizuar).

Hetimi paraprak i Autoritetit të Konkurrencës ishte hapur në shkurt 2022, menjëherë pasi çmimet e naftës (gazoilit) dhe benzinës nisën një rritje shumë të shpejtë, që i çoi në nivelet më të larta historike (deri atëherë).

Të dhënat e hetimit tregojnë se tregu i tregtimit me shumicë të naftës dhe benzinës ka një shkallë të konsiderueshme përqendrimi. Për vitin 2021, ndërmarrjet kryesore në tregun me shumicë të naftës ishin Kastrati SHA, me pjesë tregu 38.76%, Gega Oil Group SHA 22%, Europetrol Durrës Albania SHA me 9.87%, Bolv – Oil SHA me 4.53% dhe Eroil SHA me 4.32%.

Ndërkohë, për periudhën janar – shkurt 2022 (objekt i hetimit paraprak), ndërmarrja Kastrati SHA kishte një pjesë tregu 41.23%, Gega Oil Group SHA 23.11%, Europetrol Durrës Albania SHA 10.35%, Bolv – Oil SHA 6.18% dhe Eroil SHA 4.31%.

Shifrat tregojnë dy kompanitë më të mëdha kanë një pjesë tregu prej rreth 60%, ndërsa tre ndërmarrjet më të mëdha rreth 70%, si për naftën, ashtu edhe për benzinën.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, çmimet mesatare mujore të shitjes me shumicë të naftës janë të përafërta për të gjitha ndërmarrjet, për shkak të mënyrës së funksionimit të tregut, ku burimet e furnizimit janë të pakta, taksat e aplikuara janë të njëjta si edhe çmimi në momentin e zhdoganimit është i njëjtë (referuar bursës së ditës).

Në përfundim të vlerësimit së sjelljes së ndërmarrjeve në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve naftë dhe benzinë “nuk konstatohet ekzistenca e një sjelljeje të bashkërenduar midis ndërmarrjeve për tregtimin e karburantit”.

Sigurisht, që ky është një përfundim që bie ndesh me faktet që parashtron vetë Autoritetit i Konkurrencës. E pse duhet të bëjnë marrëveshje të fshehtë apo zyrtare Kastrati dhe Gega kur kontrollojnë 70% të tregut? Ata janë kartel i pashpallur që i ngre çmimet si të dojë, sepse haptazi kontrollojnë vendimmarrjen politike.

Të paktën të mos e bëjnë popullin për sylesh, sepse çmimet e bursës janë publike dhe tabelat e çmimeve të Kastratit i shohim sa herë mbushim makinat me karburant. E vërteta e thjeshtuar është që “Kastrati” rriti çmimin e karburanteve me 40 lekë, ndërkohë që e bleu deri në 164 USD më lirë çdo Ton të zhdoganuar në Shqipëri.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira –

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares –

Të Lidhura

nga 27
14:08 | 23/04/2026
0

Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedisë, është kthyer...

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

nga 27
14:02 | 23/04/2026
0

“Ne ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol“, janë këto fjalët rrëqethëse të një nëne që humbi vajzën...

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira –

nga 27
13:56 | 23/04/2026
0

Një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament të marrë me qira në Tiranë. Policia bën...

Do të shënoj gol –

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares –

nga 27
13:50 | 23/04/2026
0

Ka zhvillime të reja në lidhje me të ardhmen e Ernest Muçit te skuadra e Trabzonsporit. Në orët e fundit...

Para
EMRI/ Arrestohet vlonjati i kërkuar nga Spanja për trafik droge –

EMRI/ Arrestohet vlonjati i kërkuar nga Spanja për trafik droge -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

14:08 | 23/04/2026
“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

14:02 | 23/04/2026
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira –

13:56 | 23/04/2026
Do të shënoj gol –

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares –

13:50 | 23/04/2026
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses –

13:40 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –
  • “Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –
  • E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira –
  • Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares –
  • Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses –
  • Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –
  • “Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com