“Mjekësia bojkoton! Mjekësia bojkoton!”
Me të tilla thirrje, studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë bashkuar sot sërish në javën e tretë të protestave duke bojkotuar mësimin dhe protestuar kundër kontratës për punë të detyruar në Shqipëri në përfundim të studimeve.
Studentët janë nisur nga Fakulteti i Mjekësisë dhe kanë mbushur Rrugën e Dibrës drejt qendrës së Tiranës, të shoqëruar nga forca të Policisë. Ata theksojnë se nuk pranojnë të firmosin kontratën për qëndrim të detyruar në Shqipëri dhe as të paguajnë tarifën-gjobë që ka përllogaritur qeveria në këtë rast si kosto e studimeve të tyre.
Studentët duket se janë duke u drejtuar për tek Ministria e Arsimit dhe konkretisht, për të kërkuar takim me zv.ministren e Arsimit Albana Tolen, e cila e ka mbrojtur me forcë kontratën e punës së detyruar për ta. Deri më sot, as ministrja Manastirliu dhe as zv.ministrja Tole nuk kanë pranuar të takohen me të rinjtë protestues.