Një tjetër megaskandal pritet të shpërthejë në lidhje me kompaninë fantazëm ‘Excelerate Renco’, që ka sjellë dhe ka në pronësi në Shqipëri dy anije gjeneratorë ‘Tigri 1 dhe 3’ që janë ankoruar në Vlorë dhe prej 1 viti vetëm vjelin paratëve e shqiptarëve, pasi nuk kanë punuar asnjë ditë.
Për këtë rast ka reaguar edhe Belind Këlliçi, anëtar i kryesisë së PD.
Këlliçi shkruan nëse, KESH që pritet tu japë 300 milionë euro, pronarëve të dy anijeve gjenerator, a ka ndonjë informacion për kompaninë, apo të dhëna të tjera.
Reagimi:
Mirë mediat e gazetarët që nuk e gjejnë dot adresën dhe kontaktin e kompanisë shqiptare ‘Excelerate Renco’. Pyetja shtrohet: A mos vallë këto të dhëna nuk i disponon as KESH-i, i cili është autoriteti që do t’i japë qindra milionë euro kësaj kompanie, që nuk i gjendet as adresa, nga paratë e taksapaguesve shqiptarë? Si do t’i paguajë milionat e eurove KESH, një kompanie që nuk i gjendet as kontakti dhe as adresa?!!!
Mos vallë jemi përballë një megaskandali të dytë, në formë e përmbajtje të njëjtë si ajo me aferën e ‘inceneratorëve’?!
KESH ka për detyrë të bëjë transparencë mbi këtë kontratë, e cila çdo ditë e më shumë po i ngjason ‘inceneratorit fantazmë’ të Tiranës.
Tashmë kemi kaluar nga ‘emergjenca mjedisore’ në ‘emergjencën energjetike’. Vetëm se këtë radhë, skena e krimit është zhvendosur në Vlorë…