Afera e inceneratorëve dhe dënimet, ish-Prokurori: GJKKO i tregoi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afera e inceneratorëve dhe dënimet, ish-Prokurori: GJKKO i tregoi –

21:24 | 05/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” vendimin e GJKKO për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ku u dënua Lefter Koka dhe një numër zyrtarësh, ndërkohë që u shpall i pafajshëm Alqi Bllako.

Beci deklaroi se vendimi i gjykatës i tregoi qeverisë, konkretisht kryeministrit Rama që ka deklaruar se “krenohet me inceneratorët”, se koncesioni nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe se inceneratorët janë financuar nga buxheti i shtetit.

Po kështu u faktua që procedura e prokurorimit ka qenë e paligjshme.

“Dy vendimet e gjykatës i treguan atyre që krenohen me inceneratorët, se procedura ishte totalisht e paligjshme. Gjykata me vendimin e sotëm dhe gjykata para dy javësh, i tha qeverisë shqiptare që ke gabuar nga fillimi deri në fund.

E gjithë kjo procedurë që gjykata dha për faktin penal, duhet të themi se janë ndërtuar me lekët e qeverisë. Erdhën vërdallë nëpër privat, por buxheti i shtetit ka ndërtuar të gjithë inceneratorët. Pra ky nuk është koncesion, me vendim gjykate është e qartë.

Me këtë vendim, janë sekuestruar aksionet e dy firmave dhe janë shtetëzuar. Kjo do të thotë se do të vijojë të paguhen para. Sa i përket asaj që parashtruat, kështu do të shkonte pjesa e copëzimit të dënimeve. Kishim fakt penal të njëjtë. Kemi prova të njëjta, subjekte të njëjta, dosje të copëzuara.

Për këtë arsye, mendoj se nuk janë këta personat që duhet të përballeshin me drejtësinë, por kupola që ishte marrë me procedurën e koncesionit, që prodhoi për një ditë 17 VKM.

Kjo është pjesë e hetimit të mangët. Sa i përket pjesës së dënimeve, mendoj se ka një shenjë të mirë.

Gjykata vlerëson dhe gjykon ato që sjell prokurori, nuk tejkalon. Gjykata nuk mund të thotë në këtë fazë, keni sjellë persona të gabuar. Por, opinionit publik gjykata i ka thënë një gjë të rëndësishme, i tha ekzekutivit, që koncesioni që pretendove për inceneratorët nuk e ke dhe nuk ekziston”, deklaroi Beci.

Read more

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern –

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat) –

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

Të Lidhura

nga 27
15:03 | 13/04/2026
0

Real Madridi ka marrë një lajm shumë pozitiv në prag të sfidës vendimtare ndaj Bayern Munich në Champions League. Kylian...

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –

nga 27
14:45 | 13/04/2026
0

Një ndërhyrje në godinat e SPAK dhe GJKKO ka nisur të kryhet ditët e fundit. Siç duket edhe në foton...

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat) –

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat) –

nga 27
14:27 | 13/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga autoritetet, pas kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili pretendon se...

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

nga 27
14:13 | 13/04/2026
0

Në lagjen “Kostandin Shpataraku” në Shkozë, një rrugë e përfunduar vetëm një vit më parë sot është kthyer në simbol...

Para
Rama po i cakton opozitës përfaqësuesit për Reformën Zgjedhore, Berisha paralajmëron… –

Rama po i cakton opozitës përfaqësuesit për Reformën Zgjedhore, Berisha paralajmëron... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern –

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern –

15:03 | 13/04/2026
Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –

14:45 | 13/04/2026
Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat) –

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat) –

14:27 | 13/04/2026
Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

14:13 | 13/04/2026
Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

14:11 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern –
  • Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –
  • Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat) –
  • Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë –

  • Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern –
  • Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com