Kanadezja akuzon ushtarin shqiptar për ngacmim: Më preku gjoksin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kanadezja akuzon ushtarin shqiptar për ngacmim: Më preku gjoksin –

17:58 | 05/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një punonjëse civile ka akuzuar një ushtar shqiptar për ngacmim seksual kur punonte me misionin ushtarak të Kanadasë në Letoni. Incidenti, sipas shtetases Kristen Adams, ka ndodhur më 3 dhjetor 2022, kur sipas saj, ushtari shqiptar i preku gjoksin.

Ngjarja sipas denoncimit, ka ndodhur në mensën e drejtuar nga Kanadaja për trupat e saj në kampin Adazi, pranë kryeqytetit të Letonisë, Riga. Siç raportojnë mediat kanadeze, denoncuesja ishte punësuar nga Shërbimi i Personelit në Forcat Kanadeze, një organizatë që punon për të ofruar programe dhe shërbime për ushtarakët. Pikërisht kjo organizatë, sipas gazetës “OttavvaCitizen” i kishte kthyer përgjigje paditëses në 10 maj 2023, duke i thënë se ajo duhej të kishte kuptuar se mund të përballej me incidente të tilla kur pranoi këtë punë.

Adams e raportoi incidentin në policinë ushtarake kanadeze në kamp pak pasi ndodhi. Për gazetën ajo tha se ishte duke punuar në mensën e njohur si Commons, kur u përshëndet me një ushtar shqiptar, të cilin e njihte. Por më pas, ai kapi gjoksin e saj të majtë, duke thënë: “Oh, ti je shumë e fortë”. Sipas Adams, Policia ushtarake kanadeze i tha asaj se sipas rregullave të NATO-s, ata nuk kishin juridiksion për të hetuar edhe pse incidenti ndodhi në një strukturë kanadeze. Policia ushtarake letoneze mori dëshminë e saj dhe të ushtarit shqiptar dhe më 14 dhjetor, vendosi se nuk do të hetonte më tej. Pas këtij vendimi, organizata mbylli kontratën e punës me paditësen dy muaj para kohe, duke i paguar edhe 11 mijë dollarë si kompensim.

Forcat e Armatosura Letoneze thanë se ishte kryer një hetim për incidentin, dhe se nuk kishte “asnjë keqbërje të dallueshme që mund të klasifikohej dhe interpretohej si ngacmim seksual”. Nga viti 2017 ushtria shqiptare është angazhuar në misionin e NATO-s në Letoni me 18 ushtarakë. Ky numër më pas u bë 41 dhe më vonë, u reduktua në 21 ushtarakë.

Read more

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –

Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion –

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

Të Lidhura

nga 27
11:55 | 13/04/2026
0

Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prévot, ka nisur sot një udhëtim njëjavor, ku do të vizitojë pesë vende të Ballkanit, Malin...

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –

nga 27
11:31 | 13/04/2026
0

Fundjava ka sjellë paraqitje pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane dhe më gjerë, me disa prej tyre...

Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion –

Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion –

nga 27
11:13 | 13/04/2026
0

 Gazeta zvicerane, Zuercher Zeitung, i ka kushtuar një artikull vendit tonë, duke e vënë theksin tek Ministrja ‘Diella’. Në artikull...

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

nga 27
11:09 | 13/04/2026
0

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë  ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier. Në tentativë...

Para
Askush nuk u afrua të më ndihmonte, bënin video –

Askush nuk u afrua të më ndihmonte, bënin video -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –

11:55 | 13/04/2026
Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –

11:31 | 13/04/2026
Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion –

Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion –

11:13 | 13/04/2026
E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

11:09 | 13/04/2026
E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

10:59 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –
  • Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –
  • Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion –
  • E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

  • Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –
  • Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com