Kualifikueset e Europianit 2025/ Trajneri Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21 për sfidat ndaj Finlandës & Malit të Zi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kualifikueset e Europianit 2025/ Trajneri Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21 për sfidat ndaj Finlandës & Malit të Zi –

12:15 | 04/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi. Dhjetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen jashtë vendit.

Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, mbrojtësin Brayan Boci (Lecco – Serie B ), mesfushorin Eniss Shabani nga skuadra gjermane Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II). Pjesë e listës është edhe Tim Civeja, i cili ka luajtur vetëm në miqësoren me Bullgarinë U-21.

Kombëtarja U-21 luan më 13 tetor duelin e tretë në grupin E ndaj Finlandës (ora 17:00, Veritas Stadion, Turku), ndërsa më 17 tetor do të presë Malin e Zi me takimin që luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, duke filluar nga ora 14:30.

Shqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e parë pas dy fitoreve ndaj Armenisë U-21 dhe Rumanisë U-21.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të grumbullohet me datë 8 tetor në Durrës dhe me datë 11 tetor do të udhëtojë drejt Finlandës, aty ku më datë 13 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare. Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri më datë 14 për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Malit të Zi, më datë 17 tetor.

Trajneri Bushi ka në dispozicion një grup interesant me lojtarë të talentuar, të cilët treguan një formë të mirë në dy fitoret e arritura në ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2025 për 21-vjecarët. Objektivi kryesor i kuqezinjve është kualifikimi për herë të parë në finalet e një Europiani për këtë grup-moshë.

Sakaq, trajneri Alban Bushi do të jetë nesër prej orës 11:00 para gazetarëve në sallën e konferencave në “Air Albania”, ku do të flasë për zgjedhjet e listës dhe dy ndeshjet e radhës kualifikuese.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 24 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21 për dy sfidat kualifikuese ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

Read more

A do të rrëzohet aleati i Putin? Mbi 74% e hungarezëve votuan në deri në orën 17:00 –

Pas dështimit të negociatave 21-orëshe SHBA-Iran, hyn në lojë Putin, Moska bën njoftimin… –

Tottenham po bie nga Premier League nuk shpëton as De Zerbi, mundet nga Sunderlandi i Xhakës –

Trump “kërcënon” me bllokadë në Hormuz pas dështimit të negociatave –

Të Lidhura

nga 27
18:45 | 12/04/2026
0

Afro 17.5 milionë hungarezë dhe 500 mijë të tjerë që jetojnë jashtë vendit, janë thirrur të marrin pjesë në zgjedhjet...

Pas dështimit të negociatave 21-orëshe SHBA-Iran, hyn në lojë Putin, Moska bën njoftimin… –

nga 27
18:33 | 12/04/2026
0

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme të kontribuojë në bisedimet e paqes midis Shteteve të Bashkuara...

Tottenham po bie nga Premier League nuk shpëton as De Zerbi, mundet nga Sunderlandi i Xhakës –

Tottenham po bie nga Premier League nuk shpëton as De Zerbi, mundet nga Sunderlandi i Xhakës –

nga 27
18:21 | 12/04/2026
0

Debutimi i Roberto De Zerbi te Tottenham filloi me humbje dhe vështirësi të mëdha. Skuadra e tij u mposht 1-0...

Trump “kërcënon” me bllokadë në Hormuz pas dështimit të negociatave –

Trump “kërcënon” me bllokadë në Hormuz pas dështimit të negociatave –

nga 27
16:43 | 12/04/2026
0

Në një postim të gjatë të ri në Truth Social, Donald Trump thotë se “takimi shkoi mirë, u ra dakord...

Para
“Grimcat kuantike”, treshja e shkencëtarëve fitojnë Nobelin në Kimi –

"Grimcat kuantike", treshja e shkencëtarëve fitojnë Nobelin në Kimi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A do të rrëzohet aleati i Putin? Mbi 74% e hungarezëve votuan në deri në orën 17:00 –

A do të rrëzohet aleati i Putin? Mbi 74% e hungarezëve votuan në deri në orën 17:00 –

18:45 | 12/04/2026

Pas dështimit të negociatave 21-orëshe SHBA-Iran, hyn në lojë Putin, Moska bën njoftimin… –

18:33 | 12/04/2026
Tottenham po bie nga Premier League nuk shpëton as De Zerbi, mundet nga Sunderlandi i Xhakës –

Tottenham po bie nga Premier League nuk shpëton as De Zerbi, mundet nga Sunderlandi i Xhakës –

18:21 | 12/04/2026
Trump “kërcënon” me bllokadë në Hormuz pas dështimit të negociatave –

Trump “kërcënon” me bllokadë në Hormuz pas dështimit të negociatave –

16:43 | 12/04/2026
Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE –

16:23 | 12/04/2026

Më Të Lexuarat

  • A do të rrëzohet aleati i Putin? Mbi 74% e hungarezëve votuan në deri në orën 17:00 –
  • Pas dështimit të negociatave 21-orëshe SHBA-Iran, hyn në lojë Putin, Moska bën njoftimin… –
  • Tottenham po bie nga Premier League nuk shpëton as De Zerbi, mundet nga Sunderlandi i Xhakës –
  • Trump “kërcënon” me bllokadë në Hormuz pas dështimit të negociatave –
  • Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE –
  • “Refuzoj të flas gjuhën standarde”, Spaho deputetes së PS-së: E bën sepse je fyçkë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A do të rrëzohet aleati i Putin? Mbi 74% e hungarezëve votuan në deri në orën 17:00 –
  • Pas dështimit të negociatave 21-orëshe SHBA-Iran, hyn në lojë Putin, Moska bën njoftimin… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com