OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II –

08:52 | 04/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

OLAF, zyra europiane kundër mashtrimit, pritet të vijojë hetimet për korrupsionin në shpërndarjen e fondeve në ndihmë të bujqësisë nëpërmjet programit IPARD II.

Zyra e OLAF tha për Monitor se prej muajit gusht 2023 ka dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare raportin përfundimtar për fondet e IPARD II dhe është në pritje të dhënies së përgjigjes nga autoriteti kompetent.

OLAF nuk ka pranuar të japë detaje nga konkluzionet e raportit përfundimtar, ndërkohë që ndjekja është në vazhdim, pasi bërja e tyre publike qoftë edhe pjesërisht, mund të rrezikojë në procedurat vijuese.

“Gjykata e Përgjithshme ka njohur ekzistencën e një prezumimi të përgjithshëm të mosaksesueshmërisë sipas të cilit zbulimi për publikun sipas Rregullores 1049/2001 të dokumenteve që lidhen me OLAF mund të minojnë rrënjësisht objektivat e aktiviteteve hetimore si tani ashtu edhe në të ardhmen.

Kjo pasi personat e dyshuar për parregullsi mund veprojnë në mënyrë të tillë që të pengojnë zhvillimin e duhur të aktiviteteve vijuese. Prandaj, prezumimi i përgjithshëm vlen edhe për një procedurë që është mbyllur. Për këtë rast vijojnë hetimet.

OLAF mbylli hetimin në gusht 2023 dhe ia komunikoi konkluzionet e tij autoritetit kompetent me rekomandime për fillimin e procedurave të duhura. O

LAF ka marrë informacion të njëkohshëm nga autoriteti kompetent që nuk e ka përfunduar ende ndjekjen.

OLAF konsideron se periudha, e cila ka kaluar ndërmjet datës së transmetimit të raportit tek autoriteti kompetent dhe data e kësaj përgjigje duhet të konsiderohet si e arsyeshme duke pasur parasysh mbylljen e fundit të rastit”, thuhet në sqarimin e zyrës së OLAF për Monitor.

Në bazë të Rregullores (BE, Euratom) Nr. 883/20132, OLAF heton rastet e dyshimit të mashtrimit, korrupsionit dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme të dëmshme për buxhetin e BE-së.

Pas lajmeve në muajin korrik se Komisioni Europian ka pezulluar fondet e IPARD, të dedikuara për bujqësinë, Ministria e Bujqësisë reagoi duke shpjeguar se autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës.

Por Ministria e Financave nuk programon fonde nga programi IPARD të paktën deri në vitin 2025. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023 kishte 260 përfitues nga programet IPARD II, por për vitin 2024 dhe 2025 nuk priten disbursime.

Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF ishte gjithsej 94,6 milionë euro në total, nga të cilat 71 milionë euro ishin financime të BE.

Gjatë zbatimit të tij nga viti 2018 deri më 2022, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2018 u disbursuan 20,6 milionë euro, në 2019 u dhanë 15,6 milionë euro, 26,8 milionë euro u shpërndanë në 2020 dhe për vitet 2021-2022 janë dhënë 31,6 mln euro.

Në vitin e parë me grantet e programit IPARD II u mbështetën investimet në ferma, në sektorin e përpunimit të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të thirrjes të parë dhe të dytë ishte 57,6 milionë euro. Në thirrjen e tretë IPARD II financoi 29,1 milionë euro në dy masa mbështetëse për investime në ferma dhe përpunim.

Për shkak të hetimeve BE-ja ka pezulluar nisjen e programit të IPARD III që pritej të çelej këtë vit me një fond prej 146 milionë euro apo 55% më shumë fonde sesa Programi IPARD II. Kontributi i BE-së ishte në një fond prej 112 milionë eurosh. IPARD III do të përfshinte 9 masa të reja financimi nga 3 masa që përfshinte programi i mëparshëm./ Monitor

Read more

Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet veprim të qëllimshëm –

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –

Të Lidhura

nga 27
12:50 | 12/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjë, duke shkaktuar panik tek...

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

nga 27
12:20 | 12/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga muaji qershor do të ketë rritje pagash në disa shërbime kritike,...

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

nga 27
12:18 | 12/04/2026
0

Humbja e rëndë 0-3 ke Milanit kundër Udineses në San Siro shënon një rekord negativ për Massimiliano Allgeri. Trajneri livornez,...

SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –

SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –

nga 27
12:04 | 12/04/2026
0

Esmail Baghaei thotë se nuk pritej kurrë që SHBA-ja dhe Irani të arrinin menjëherë në një marrëveshje. Zëdhënësi i Ministrisë...

Para
Fifi lëndon këmbën gjatë provave të “Dancing With the Stars” –

Fifi lëndon këmbën gjatë provave të “Dancing With the Stars” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet veprim të qëllimshëm –

Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet veprim të qëllimshëm –

12:50 | 12/04/2026
Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

12:20 | 12/04/2026
Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

12:18 | 12/04/2026
SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –

SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –

12:04 | 12/04/2026
Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –

11:40 | 12/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet veprim të qëllimshëm –
  • Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –
  • Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –
  • SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –
  • Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –
  • Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet veprim të qëllimshëm –
  • Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com