Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me nisjen e vitit të ri akademik.
Zhupa shprehet se situata e universiteteve shqiptare është në ditën më të zezë, me abuzuesit në krye të sistemit arsimor.
“Vit të mbarë akademik pedagogëve, studentëve dhe stafeve universitare.
Viti i ri akademik e gjen situatën e universiteteve shqiptare në ditën më të zezë, ku abuzuesit janë në krye të sistemit arsimor.
Ministrja e re Manastirliu është e vjetër në abuzime, mjafton të shikosh raportet e KLSH, dhe hetimet e nisura nga SPAK, për të kuptuar se cili është modeli i saj i menaxhimit.
Një pjesë e rektorëve në detyrë të universiteteve publike janë në ndjekje penale, duke u hetuar për abuzime të ndryshme, nga korrupsioni, mitmarrje, koncensione, abuzim me fondet etj.
Pedagogët vazhdojnë të keqpaguar edhe shumē larg trajtimit me dinjitet në hierarkinë e pagave.
Studentëve ju vihet laku në fyt, me kontrata detyruese dhe shkelje te drejtave, me tarifat me te larta ne rajon, me kushtet më të papërshtatshme, me mungesën e laboratorëve, teksteve cilësore, praktikën konkuruese. Studentët nuk janë mbështetur me asnjë politikë qeveritare në këto 10 vite.
200 vende më poshtë se 2022 në rankim është rezultati i politikave që vetëm e dëmtojnë arsimin dhe i bëjnë studentët të ikin nga sytë këmbët. Kërkimi shkencor ngelet ëndërr e larg, ku pa buxhete dhe politika nxitëse, asnjë progres nuk mund të bëhet.
Si deputete me profesion pedagoge, edhe si anëtare e komisionit të edukimit nuk do rresht të kërkuari llogari, të kërkuari buxhete më tē larta për arsimin, mbështetje për studentët, fonde për kërkimin shkencor dhe arsim cilësor që i përgjigjet nevojave të kohës.”