Sulmi terrorist në Veri, Sveçla zbardh detajet e reja. Nga implikimi i Rusisë te … – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi terrorist në Veri, Sveçla zbardh detajet e reja. Nga implikimi i Rusisë te … –

16:55 | 01/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha në një konferencë për media kanë dhënë detaje të reja rreth sulmit terrorist të organizuar nga Milan Radoiçiq që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla dhe Hoxha deklaruan se nuk kanë negociuar me grupin terrorist për t’u tërhequr e as për t’u dorëzuar. Ata deklaruan se edhe tërheqja e tyre u mundësua pasi ishin të përgatitur ushtarakisht dhe e njihnin terrenin mirë.

“Janë mbi 90-të që kanë marr pjesë në sulm. Policët tanë kanë qenë në numër më të vogël se sa sulmuesit. Terreni ka qenë i vështirë për PK dhe përkundër gjithë këtyre disavantazheve në të cilat PK është gjeta, ka tregu profesionalizëm të pashembullt dhe sukses të jashtëzakonshëm. Nuk ka pasur kurrfarë negocimi. Tërheqja është bërë pasi këtë ua ka mundësuar malet e larta me vegjetacion dhe përgatitja e tyre ushtarake të cilët kanë ditë se si me u tërheq”, tha Sveçla.

Kurse Hoxha u shpreh se asnjë tentativë për negocim nuk ka pasur Policia e Kosovës.

Detajet e reja

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se tashmë janë gjetur disa prova të ndikimit të Rusisë në sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Sveçla këto deklarime i ka thënë në një konferencë për shtyp, ku ka dhënë detaje shtesë.

“Janë disa prova, janë deklaruar tashmë se një nga disa veturat janë gjetur në gjuhën ruse, një nga ose disa nga pajisje janë ruse, motorët katërrrotshe i keni parë, janë prodhim rus, dhënë si donacion ushtrisë së Serbisë.

Ata i kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Republikës së Kosovës”, u shpreh Sveçla.

Në vijim ai ka zbuluar dëshmi të reja se si Serbia ka organizuar sulmet terroriste më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Sveçla tha se kanë gjetur armatime dhe gjatë ditës së sotme.

“Kemi gjetur edhe sasi tjera të armatimit gjatë ditës së djeshme dhe sot. Serbia dhe Vuçiq u përpiqen të thonë se nuk kanë të bëjnë më sulme, por faktet do t’i ofrojmë sot.
Milan Radoiçiq. Grupi terrorist ka zhvillu stërvitjet ushtarake në Serbi”, tha ai.

Sveçla deklaroi se shteti autokratik me historinë kriminale sulmoi shtetin më të ri.

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha përmes një konference për media ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person në Jarinje.

Hoxha bëri të ditur se është bastisur prona e tij dhe është gjetur një sasi e municionit si dhe shtoi se ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin.

“Ka ndodhë një arrestim sot në Jarinje, poashtu policia ka kryer bastistje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe një sasi e municionit.

Besoj se i njëjti do të shkojë në paraburgim për 48 orë dhe pastaj do të vazhdojë të trajtohet, ekziston lidhja e mundshme me datën 24”, u shpreh ai.

Qëllimi i sulmit terrorist

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se çdo ditë kanë dëshmuar me fakte të patjetërsueshme lidhjen e shtetit serb dhe presidentit Aleksandër Vuçiq me sulimin e fshatit Banjksë të Zveçanit.

Ky organizim terrorist sipas tij, kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Republikës së Kosovës.

“Përmes pamjeve do të dëshmojmë se shteti i Serbisë është i përfshirë drejtpërdrejtë në ngjarjet e 24 shtatorit.. Për shumë armatime kemi dokumentacion që janë dhënë nga ushtria serbe… ‘Pablo Escobar dhe Prigozhin i Serbisë’, kanë dështuar falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës”, theksoi ai në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e policisë.

Ndërsa, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha theksoi se nga hetimet policore kemi ardhur në përfundimin se grupi terrorist ka zhvilluar ushtrime të gjata në Kopaonik

“Nga hetimet policore kemi ardhur në përfundim se grupi terrorist ka zhvilluar ushtrime të gjata në Kopaonik dhe Paculanske Livade që është poligon i trajnimeve të komunës së Paraqinit”, tha ai.

Qendra e grupit terrorist

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se Policia e Kosovës po zhvillon hetime intensive për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë.

Hoxha shtoi se nga hetimet fillestare kemi ardhur në përfundim dhe në sigurimin e të dhënave shqetësuese që vërtetojë se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje për një kohë të gjatë brenda terrorit të Serbisë.

“Këto të dhëna po ashtu tregojnë se grupit terrorist i është vënë në dispozicion infrastruktura dhe logjistika e ushtrisë së Serbisë për stërvitje ushtarake para sulmit në Kosovë. Bazuar në të dhënat e siguruara rezulton se qendra e grupit terrorist ka qenë Kopauniku, përkatësishht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiqit.

Ushtrimet ushtarake janë mbajtur në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe “Pasuljanske livade” dhe atë së paku katër ditë para sulmit në Banjskë”, tha Hoxha.

Drejtori i policisë shtoi më tej se sipas të dhënave të siguruara në këtë fazë të hetimit është vërtetuar ndërlidhja dhe qëndrimi i grupit terrorist në Kopaunik, pastaj në Pasuljanske livade (poligoni i ushtrisë serbe) dhe në Banjskë në Kosovë.

“Më datën 20.09.2023 në bazë të pamjeve të siguruara shihet se është bërë përgatitje finale për sulmin që ndodhi katër ditë pas ndaj Policisë së Kosovës”, tha Hoxha.

Read more

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina –

Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë –

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si më e pasura me qytetarët e saj –

Këmbimi valutor 18 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Të Lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina –

nga 27
09:11 | 18/04/2026
0

Bordi i Transparencës ka njoftuar sot çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të Bordit, nafta është ulur...

Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë –

Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë –

nga 27
08:47 | 18/04/2026
0

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosova ka njoftuar se është kërcënuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu....

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si më e pasura me qytetarët e saj –

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si më e pasura me qytetarët e saj –

nga 27
08:13 | 18/04/2026
0

Lufta në Lindjen e Mesme i gjeti të papërgatitura shumë qeveri, por jo të gjitha reaguan njësoj. Disa zgjodhën të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 18 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:03 | 18/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Para
Dalin pamjet, Afrim Bunjaku u vra nga një minë me telekomandë (FOTO) –

Dalin pamjet, Afrim Bunjaku u vra nga një minë me telekomandë (FOTO) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina –

09:11 | 18/04/2026
Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë –

Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë –

08:47 | 18/04/2026
Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si më e pasura me qytetarët e saj –

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si më e pasura me qytetarët e saj –

08:13 | 18/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 18 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:03 | 18/04/2026
Policët dërgohen “si të lënduar” për statistikë tek Trauma –

08:01 | 18/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina –
  • Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë –
  • Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si më e pasura me qytetarët e saj –
  • Këmbimi valutor 18 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Policët dërgohen “si të lënduar” për statistikë tek Trauma –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 18 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina –
  • Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, reagojnë autoritetet: Sulm ndaj drejtësisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com