EMRI/ Parandalohet vrasja, kapet durrsaku me ‘Scorpions’ në makinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EMRI/ Parandalohet vrasja, kapet durrsaku me ‘Scorpions’ në makinë

11:33 | 01/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Policia parandalon kryerjen e një vrasjeje nga një shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë në Durrës

Ai ishte i armatosur me armë zjarri me silenciator, me të cilën po shkonte për të vrarë një person.

Policia kap dhe vë në pranga Aldi Muatafa, 37-vjeçar, i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për armë, drogë, kanosje dhe tentativë vrasjeje.

Read more

Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

Njoftimi i policisë

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Falë inteligjencës policore, Policia parandalon kryerjen e një vrasjeje nga një shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë.

I armatosur me armë zjarri me silenciator, me të cilën po shkonte për të vrarë një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga 37-vjeçarin, i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për armë, drogë, kanosje dhe tentativë vrasjeje.

Policia vë në pranga edhe një 29-vjeçar që shoqëronte 37-vjeçarin, në automjet.

Sekuestrohen një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe një sasi fishekësh luftarakë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, falë inteligjencës policore se një shtetas me precedent të theksuar kriminal po qarkullonte i armatosur dhe kishte planifikuar të kryente një vrasje, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”.

Si rezultat, në lagjen nr. 15, Durrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin lëvizte shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë duke zbatuar të gjitha procedurat standarde për ndalimin e një automjeti.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por nuk ka mundur dot pasi është bllokuar nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi A. M., me pasagjer shtetasin K. K., Policia, gjeti një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.M., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për disa vepra penale, brenda dhe jashtë vendit;

K. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga informacionet që kishte siguruar Policia, dyshohet se shtetasi A. M. kishte planifikuar vrasjen e një shtetasi.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”.

 

 

 

 

The post EMRI/ Parandalohet vrasja, kapet durrsaku me ‘Scorpions’ në makinë appeared first on 27.

Të Lidhura

Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –

Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –

nga 27
17:47 | 22/12/2025
0

Pak para protestës kombëtare, Kryedemokrati mbërrin në selinë e PD-së. Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë kombëtare këtë të...

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

nga 27
17:45 | 22/12/2025
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë më Fermo të Italisë, ku protagonist ka qenë një 42-vjeçar që sipas autoriteteve...

Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

nga 27
17:31 | 22/12/2025
0

Autoritetet në Shropshire të Anglisë kanë ngritur alarmin pas një rrëshqitjeje të madhe dheu që ndodhi në një kanal në...

Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

nga 27
17:25 | 22/12/2025
0

Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë kombëtare këtë të hënë në orën 18:00 përpara Kryeministrisë. Ndërkohë, lëvizja “Shqipëria Bëhet”,...

Para
Meritoni vëmendje më të madhe –

Meritoni vëmendje më të madhe -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –

Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –

17:47 | 22/12/2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

17:45 | 22/12/2025
Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

17:31 | 22/12/2025
Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

17:25 | 22/12/2025
10 milionë euro për çokollata e biskota –

10 milionë euro për çokollata e biskota –

17:19 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –
  • Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –
  • Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –
  • Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –
  • 10 milionë euro për çokollata e biskota –
  • “Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –
  • Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com