Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar një tank rus që si duket po operonte në një fushë të hapur.
Sipas pamjeve të publikuara nga brigada e 72-të e veçantë e mekanizuar, ushtarët ukrainas hodhën një bombë mbi pajisjen luftarake ruse.
Pas hedhjes së bombës, aty rezultoi një shpërthim i fuqishëm me tym të errët dhe flakë.
Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, por ushtria ukrainase po vazhdon t’u shkaktojë dëme ushtrisë ruse.
The post Ukraina bombardon tankun rus (VIDEO) appeared first on 27.