“Serbinë s’mund ta kemi mik”, Bushati sulmon ashpër Ramn – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Serbinë s’mund ta kemi mik”, Bushati sulmon ashpër Ramn –

22:44 | 29/09/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk ka qëndrim të ngjashëm me linjën e ndjekur nga Tirana zyrtare në raport me Kosovën dhe Serbinë. Me bindjen se Kosova është çështje e interesit kombëtar dhe jo çështje klasike e politikës së jashtme, Ditmir Bushati kërkoi që qeveria të rishikojë pozicionin e saj në raport me vendet e rajonit, veçanërisht me Serbinë.

“Politika jonë e jashtme është orientuar mes Italisë dhe Greqisë për të dëshmuar përkatësinë tonë europiane dhe mesdhetare. Serbinë duhet ta shohim përmes syve të Kosovës. Kjo nuk do të thotë se me Serbinë nuk duhet të kultivojmë një marrëdhënie normale, por mbase as pas 50 apo 100 vitesh ne nuk do të jemi dot miq me Serbinë. Çdo lloj rruge normaliteti dhe miqësie duhet të kalojë përmes Kosovës.”- tha zoti Bushati gjatë një interviste në RTSH.

Me nota kritike ndaj qëndrimeve, sipas tij, përkëdhelëse ndaj Serbisë, Ditmir Bushati e thotë hapur se ky nuk është një qendrim që i takon Shqipërisë ta mbajë. “Perëndimi e ka përkëdhelur Serbinë veçanërisht 2 vitet e fundit, pas agresionit rus në Ukrainë. I ka shkelur syrin qoftë për qasjen autokratike, qoftë për qasjen ndaj fqinjëve. Shqipërisë nuk i takon ky pozicion, sepse ne, përpara se të jemi euroatlantikë, kemi interesat tona kombëtare si shqiptarë. Shihni Kroacinë si reagon për çdo gjë që bën Serbia në Kosovë. Janë kroatët më pak apo më shumë euroatlantikë se ne? Jo! Kanë një interes kombëtar më shumë se ne në Kosovë? Kurrësesi!”- theksoi ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

Që kur është larguar nga qeveria, Ditmir Bushati është rezervuar të komentojë mënyrën sesi po qeveris Partia Socialiste, por në intevistën me gazetaren Elona Meco ai ka folur dhe dukshëm ka qendrime kritike për cilësinë e qeverisjes. “Ka disa lloj përgjegjësish. Ka përgjegjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen”.- u shpreh Ditmir Bushati.

Ai mori si shembull rastin e incineratorëve për të ilustruar politikat e gabuara të qeverisë Rama në raport me përgjegjësinë publike. “Ka disa lloj përgjëgjësish. Ka përgjëgjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjegjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen. SPAK-u jep vendime për përgjegjësinë individuale të personave që mund të kenë shkelur ligjin, ndërkohë që pikëpyetje e madhe është sesi i kthehet mbrapsht borxhi qytetarëve për abuzimin apo për shpërdorimin e detyrës.”- theksoi zoti Bushati.

Ndërsa rastin e pezullimit të fondeve për bujqësinë nga BE e përdori për t’I treguar qeverisë standardin që duhet të ndjekë, kur ka dyshime për korrupsion, pa qenë nevoja të presë se çfarë do të bëjë SPAK dhe ta mbyllë çështjen vetëm me përgjegjësinë ligjore të individëve. “KE ndërmori veprime për të ndaluar gjakderdhjen financiare. Nuk është i rëndësishëm për Komisionin Europian parimi i prezumimit të pafajësisë? Ne duhet të ndjekim këtë standard dhe të mos presim vetëm nga SPAK-u”- u shpreh Ditmir Bushati. Zoti Bushati beson se vendit i duhet një opozitë e fortë dhe jo e akaparuar, siç thotë ai, për të ekuilibruar jetën politike në shërbim të interesit publik.

Read more

Qeveria dështon, Shqipëria në kolaps energjetik, rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë –

Zbulohet skema e shpërndarjes së “mallit”, policia evidenton 33 anëtarët në Tiranë, 22 të arrestuar –

Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% –

Të mblidhet Këshilli më 26 Dhjetor –

Të Lidhura

nga 27
15:51 | 24/12/2025
0

Shqipëria ka marrë një paralajmërim të fortë nga Ministriali i Komunitetit të Energjisë për mundësinë e përjashtimit nga Traktati i...

Zbulohet skema e shpërndarjes së “mallit”, policia evidenton 33 anëtarët në Tiranë, 22 të arrestuar –

Zbulohet skema e shpërndarjes së “mallit”, policia evidenton 33 anëtarët në Tiranë, 22 të arrestuar –

nga 27
15:23 | 24/12/2025
0

Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të...

Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% –

Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% –

nga 27
15:21 | 24/12/2025
0

Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë, por të dhënat e fundit nga...

Të mblidhet Këshilli më 26 Dhjetor –

Të mblidhet Këshilli më 26 Dhjetor –

nga 27
15:01 | 24/12/2025
0

Deputetët e PD, anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, i kanë kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, thirrjen e...

Para
‘Raporti i ODIHR, ndër më të zinjtë në 30 vjet’ –

‘Raporti i ODIHR, ndër më të zinjtë në 30 vjet’ -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria dështon, Shqipëria në kolaps energjetik, rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë –

Qeveria dështon, Shqipëria në kolaps energjetik, rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë –

15:51 | 24/12/2025
Zbulohet skema e shpërndarjes së “mallit”, policia evidenton 33 anëtarët në Tiranë, 22 të arrestuar –

Zbulohet skema e shpërndarjes së “mallit”, policia evidenton 33 anëtarët në Tiranë, 22 të arrestuar –

15:23 | 24/12/2025
Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% –

Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% –

15:21 | 24/12/2025
Të mblidhet Këshilli më 26 Dhjetor –

Të mblidhet Këshilli më 26 Dhjetor –

15:01 | 24/12/2025
EMRAT/ Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, largohen drejtori i ARRSH dhe KESH. Ja kush vjen –

14:45 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Qeveria dështon, Shqipëria në kolaps energjetik, rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë –
  • Zbulohet skema e shpërndarjes së “mallit”, policia evidenton 33 anëtarët në Tiranë, 22 të arrestuar –
  • Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% –
  • Të mblidhet Këshilli më 26 Dhjetor –
  • EMRAT/ Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, largohen drejtori i ARRSH dhe KESH. Ja kush vjen –
  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi/ Përplasen katër makina, ka të plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria dështon, Shqipëria në kolaps energjetik, rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë –
  • Zbulohet skema e shpërndarjes së “mallit”, policia evidenton 33 anëtarët në Tiranë, 22 të arrestuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com