Lindita e fiksuar me Benz-at, shpenzime sa të spitalit për autoambulancat – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lindita e fiksuar me Benz-at, shpenzime sa të spitalit për autoambulancat –

13:03 | 22/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, me pasionin e një adoleshence të vonuar shijon luksin e tre makinave që ka marrë për shkak të postit. Madje ajo kujdeset që edhe deputetët të kenë makina të kushtueshme dhe mirëmbajtje të vazhdueshme.

Kështu, sekretari i Nikollës ka firmosur një tender me vlerë mbi 100 milionë lekë pa TVSH, vetëm për kujdesin e makinave. Ky është një tender i planifikuar qysh në muajin prill, por nuk dihen arsyet e shtyrjes dhe të modifikimit të disa treguesve.

Objekti i tenderit është Riparim- mirëmbajtje e autoveturave të markave të ndryshme. Tenderi është i tipit “marrëveshje kuadër” sigurisht me një kompani “të besueshme”. Këto lekë do të sigurojnë shërbimin për dy vjet, pra deri në zgjedhjet e ardhshme.

Por vini re: ashtu si tek “Ferma e kafshëve” e George Orwell, edhe në Kuvend ka një përjashtim nga rregulli “Të gjitha kafshët janë të barabarta”. Pra, udhëheqësit janë më të barabartë se të tjerët. Referuar këtij rregulli, tenderi është ndarë në 2 Lote. I pari është vetëm për makinat e Linditës: Riparim-mirëmbajtje e veturave të Titullarit të Kuvendit (Mercedes Benz). Loti i dytë është për deputetët: Riparim-mirëmbajtje e autoveturave të markave të ndryshme Hyundai.

Fondi limit i vendosur për marrëveshjen kuadër është deri në 8.594.475 (Tetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë, por bashkë me TVSh shkon mbi 100 milionë lekë. E ndarë sipas 2 pjesëve, vlera e pritshme për Lotin I: Riparim-mirëmbajtje e veturave të Titullarit të Kuvendit (Mercedes Benz) është deri në 3.903.107 ( tre milionë e nëntëqind e tre mijë e njëqind e shtatë) lekë, ose afro 4.8 milionë lekë përfshirë TVSH-në.

Ndërsa për Lotin II: Riparim-mirëmbajtje e autoveturave të markave të ndryshme Hyundai është deri në 4.691.368 (katër milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë pa TVSh. Afati i fundit i vendosur për dorëzimin e ofertave është 28 gusht 2023, ora 12:00.

Krahasimi me mirëmbajtjen e autoambulancave

 Krahasimi 1

Nëse ky tender do të kryhej nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara (ASHPP), vlera do të ishte më e vogël. Por, meqë Lindita është më e barabartë se të tjerët, e bën vetë tenderin dhe i cakton fondet pa limit, sipas dëshirës.

Për ta bërë të qartë konkluzionin, Gijotina.com bëri një kërkim të tenderëve të ngjashëm në të njëjtën kohë dhe sjell krahasimin konkret me mirëmbajtjen e autoambulancave.

Dihet se çfarë gatishmërie kërkohet për mjetet e urgjencës, konsumimi i tyre i lartë nga lëvizjet e shpeshta. Referenca që sjellim është prokurim i zhvilluar nga ASHPP, rezultati i të cilit është shpallur në buletinin e datës 20 gusht 2023.

Tenderi ka objekt: Loti 5 “Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh për Drejtorinë e Spitalit “Ihsan Çabej” Lushnje” me afat të marrëveshjes kuadër 24 muaj dhe me fond 3,998,276 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë) Lekë (pa TVSH). Fituese është kompania “ALSTEZO” SHPK që ka afruar 3,950,000 (tre milionë e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) Lekë (pa TVSH)

Pra, mirëmbajtja e Benz-it të ri të Linditës së Kuvendit është e barabartë me atë të gjitha ambulancave të Spitalit të Lushnjës.

Krahasimi 2

E njëjta kompani ka fituar edhe lotin për mirëmbajtjes së makinave të Spitalit Rajonal Durrës, brenda tenderit të zhvilluar nga ASHPP.  Kjo pjesë me objekt: Loti 1 “Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh për Spitalin Rajonal Durrës”, me afat të marrëveshjes kuadër 24 (njëzet e katër) muaj e ka fondin e marrëveshjes kuadër 11,255,600 (njëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind) Lekë (pa TVSH).

Fituesja “ALSTEZO” SHA ka fituar me ofertën 5,616,000 (pesë milionë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) lekë pa TVSH.

Nëse i krahasojmë me fondin limit të tenderit të Kuvendit që është 8.594.475 lekë pa TVSH, atëherë i bie që deputetët harxhojnë shumë më tepër për mirëmbajtjen e makinave se sa Spitali Rajonal Durrës për mjetet e tij.

Fiksimi i ligjvënësve pas makinave

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë shpenzoi e 170 milionë lekëve në vitin 2020, për të blerë tri automjete dhe 60 milionë lekë në 2021 për të blerë dy automjete të reja. Në vitin 2017 janë blerë 3 autovetura me një vlerë totale 94 milionë lekë; Në vitin 2018 janë blerë 4 autovetura me një vlerë totale 350 milionë lekë; Për vitin 2019 është vendosur nga Byroja përdorimi i 180 milionë lekëve për blerje autoveturash (nga 380 milionë lekë të akorduara nga buxheti), me të cilat u blenë 5 autovetura të reja; Në vitin 2019 janë bërë kalime kapitale 8 autovetura, me vlerë fillestare 235 milionë lekë dhe vlerë të mbetur zero lekë; Si rezultat i këtij projekti, në Kuvend nuk ka më autovetura të viteve para 2012″, thuhet në dokumentit të Byrosë së Kuvendit.

Paskan qenë të fiksuar ligjvënësit pas makinave, sidomos kryetarja Lindita Nikolla!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Të Lidhura

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
“Deputetët e opozitës janë trajtuar në mënyrë …”

Zgjedhjet në Kukës, Berisha bën gati Primaret për kandidatin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com