Kompensimi i munguar për vdekjet në vendin e punës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompensimi i munguar për vdekjet në vendin e punës –

21:14 | 18/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Njoftimet për vdekjet e punëtorëve në vendet e tyre të punës, Milaim Ibriqit ia rikthejnë skenat dhe momentet kur mësoi për humbjen e vëllait të tij, Kujtimit.

Kujtim Ibriqi, 44 vjeç nga fshati Komoran, komuna e Drenasit, humbi jetën në vendin e tij të punës në prill të këtij viti. Ai la pas gruan dhe dy fëmijë.

Milaim Ibriqi kujton edhe bisedat me vëllain e tij për kushtet e punës.

Kujtimi punonte në një kompani private në sektorin e ndërtimit.

“Edhe çizmet e punës, në disa raste, i ka blerë me para të veta. Kompania nuk i ka ofruar kurrfarë kushtesh, as kapelë e as rrip mbrojtës. Asgjë. Por, kushtet e vështira [ekonomike] e kishin detyruar që të punonte për të siguruar ekzistencën e familjes”, thotë Milaim Ibriqi për Radion Evropa e Lirë.

Humbja e Kujtimit nuk mund të kompensohet, thotë vëllai i tij. Por, ai shton se një kompensim financiar nga kompania ku Kujtimi ka punuar, do ta lehtësonte sadopak gjendjen sociale të familjes së tij, pasi gruaja e Kujtimit është e papunë dhe dy fëmijët janë të mitur.

Që nga vdekja e Kujtimit, Milaimi e ka ndërprerë punën, pasi edhe ai punonte në sektorin e ndërtimtarisë. “Për ceremoninë e varrimit kemi marrë një shumë të mjeteve të nevojshme për mbulimin e shpenzimeve për atë ditë. Më, asnjë cent. Tani lënda ka shkuar në gjykatë. Kur të na thërrasin, do të shkojmë dhe do të shikojmë se çfarë do të vendoset”, tregon ai.

Sipas Inspektoratit të Punës, vetëm gjatë këtij viti, 12 persona kanë vdekur në vendin e tyre të punës. Një vit më parë, ky numër ishte 14.

“Nga ky numër, pesë raste nga Inspektorati janë cilësuar vdekje si rezultat i drejtpërdrejtë i ushtrimit të veprimtarisë së punës dhe shtatë raste të tjera nuk lidhen me ushtrimin e veprimtarisë së punës”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit të Punës dërguar Radios Evropa e Lirë.

Por, shifrat zyrtare për vdekjet e personave në vendet e tyre të punës ndryshojnë nga të dhënat e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

Udhëheqësi i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, thotë se vetëm gjatë këtij viti, 17 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

Ai thotë se këto raste vdekjesh duhet të jenë alarm veprimi për institucionet e Kosovës. Sipas Azemit, duhet të shtohen kontrollet në sektorin e ndërtimtarisë, në mënyrë që të përmirësohen masat mbrojtëse për sigurinë e punëtorëve.

Vitin e kaluar, Inspektorati i Punës ka kryer 6.316 inspektime. Sipas raportit vjetor të këtij institucioni, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar me prioritet rastet e aksidenteve në vendet e punës. Sipas këtij raporti, më 2022 në Kosovë kanë ndodhur 394 aksidente, prej të cilave 15 kanë përfunduar me fatalitet.

Pronarët nuk kompensojnë familjarët e viktimave

Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat u shpreh kritik, pasi pas rasteve që përfundojnë me fatalitet, kompanitë private e as institucionet nuk i kompensojnë familjarët e viktimave.

“Deri më tani, Qeveria e Kosovës dhe Inspektorati i Punës nuk kanë bërë asgjë. Dhe, ajo që është më e keqja, gjithkund, në këto raste qeveritë kanë fonde të veta për një mbështetje financiare derisa të vërtetohet nëse është fajtor pronari i kompanisë ose kushdo qoftë tjetër. Por, në momentin që vdesinkëta punëtorë, familjarët e tyre mbesin pa asnjë mbështetje financiare dhe ligjore”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Edhe në raportin vjetor të institucionit të Avokatit të Popullit thuhet se numri i aksidenteve në vendet e punës, që kanë përfunduar me fatalitet, mbetet i lartë dhe mjaft shqetësues.

“Në rast të vdekjes së punëtorit”, thuhet në raport, “familjet nuk gëzojnë ndonjë kompensim të domosdoshëm” që është i përcaktuar sipas legjislacionit që është në fuqi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

E vetmja rrugë për realizimin e përfitimeve financiare në këto raste mbetet procedura gjyqësore civile, e cila familjarëve të viktimave u merr shumë kohë, mund dhe kosto financiare.

Siguria në punë në aspektin legjislativ në Kosovë rregullohet me dy ligje në fuqi: me Ligjin e punës dhe me Ligjin për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientin e punës.

Dënimet për punëdhënësit për shkak të mungesës së sigurisë në ambientet e punës dhe vdekjeve në punë, sipas këtyre ligjeve, janë nga 100 deri në 35.000 euro.

Sektori privat në Kosovë llogaritet punëdhënësi më i madh. Numri i të punësuarve vlerësohet të jetë mbi 220.000. Paga mesatare, sipas të dhënave për vitin e kaluar, ka qenë rreth 480 euro.

Punonjësit në sektorin privat vazhdimisht janë ankuar për mosrespektim të të drejtave të tyre.

Edhe në raportin vjetor të Avokatit të Popullit konstatohet se në sektorin publik, e sidomos në atë privat, ka shkelje të ndryshme të së drejtës nga marrëdhënia e punës, përfshirë edhe diskriminimin, si: shkelje të procedurave të punësimit, të ndërprerjes së marrëdhënies së punës në mënyrë joligjore, si dhe shkelje lidhur me kohëzgjatjen e orarit të punës, kompensimin për punë jashtë orarit, mohimin e së drejtës për pushim vjetor dhe për pushim të lehonisë dhe mosrealizimin e së drejtës në pagë. /Rel/

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para

Endri Çekiçi prezantohet te klubi i ri turk -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com