Media shtetërore Russia Today RT akuzoi agjencitë angleze të lajmeve për krijimin e panikut përsa i përket Luftës së Tretë Botëror.
Russia Today ka akuzuar Daily Star dhe Daily Mail se ka raportuar një lajm të pakonfirmuar sipas të cilave, presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar zyrtarët të kthenin familjet në atdhe.
“Një raportim i pakonfirmuar në një faqe lajmesh rajonale duket se ka qenë i mjaftueshëm që tabloidët britanikë ta bëjnë bujë një gjë të tillë,” shkruan RT.