Më 16 gusht 1965 nisi këmbimi i Lekut ‘të vjetër’ me Lekun ‘e ri’ – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më 16 gusht 1965 nisi këmbimi i Lekut ‘të vjetër’ me Lekun ‘e ri’ –

12:30 | 16/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Më 16 gusht 1965, bazuar në dekretin nr. 4028, datë 14.7.1965, filloi këmbimi i monedhës së vjetër Lek me monedhën e re Lek.

Këmbimi u bë në raportin 10 lekë të vjetra me 1 Lek të ri, pa asnjë kufizim, nga data 16 gusht deri më 15 tetor të 1965-ës, njofton Banka e Shqipërisë. Banka e Shtetit Shqiptar u autorizua të hiqte gradualisht nga qarkullimi monedhat dhe kartëmonedhat e viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re Lek, në kartëmonedhat me prerje prej 100, 50, 25, 10, 5, 3 dhe 1 Lek dhe monedhat metalike prej 1 Lek, 50, 20, 10 dhe 5 Qindarka të vitit 1964.

Kartëmonedhat me të njëjtat pamje u rishtypën edhe në vitin 1976, duke ndryshuar vetëm vitin e emetimit.

Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat e punës, pensionet, bursat, tatimet e taksat dhe çdo veprim tjetër financiar midis ndërmarrjeve, institucioneve e organizatave shtetërore, kooperativiste e shoqërore ose i shtetasve llogariteshin me monedhën e re, sipas raportit 10 me 1.

Publiku hasi vështirësi të mëdha në emërtimin e lekut të ri me vlerën e tij të vërtetë. Për shembull, kartëmonedhën e re 10 Lekëshe vazhdoi ta quante 100 Lekëshe.

Për të ndryshuar këtë mendësi që na shoqëron që nga reforma monetare e vitit 1965, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një fushatë kombëtare për ndërgjegjësimin e publikut me temë “As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek!”.

Kjo fushatë, synon t’i tërheqë vëmendjen publikut për leximin e drejtë të vlerës nominale të shkruar në monedhat dhe kartëmonedhat kombëtare Lek, pa shtuar 0 apo përcaktues të panevojshëm si “i ri” apo “i vjetër”.

Image

Read more

Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët –

“Besojmë te ëndrra”/ Hajdari karikon Kosovën para ndeshjes vendimtare –

Trajneri i Turqisë dërgohet me urgjencë në spital pas incidentit në fushë –

Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës –

Të Lidhura

nga 27
21:15 | 31/03/2026
0

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, është shprehur se në PD nuk ka garë. Komentet Shehi i...

“Besojmë te ëndrra”/ Hajdari karikon Kosovën para ndeshjes vendimtare –

“Besojmë te ëndrra”/ Hajdari karikon Kosovën para ndeshjes vendimtare –

nga 27
20:45 | 31/03/2026
0

Mbrojtësi i dardanëve, Albian Hajdari, u ndal të fliste pak para ndeshjes Kosovë-Turqi, e vlefshme për finalen e Play Off...

Trajneri i Turqisë dërgohet me urgjencë në spital pas incidentit në fushë –

Trajneri i Turqisë dërgohet me urgjencë në spital pas incidentit në fushë –

nga 27
20:35 | 31/03/2026
0

Momente tronditëse janë regjistruar në sfidën mes Kroacia U21 dhe Turqia U21, teksa ndeshja u ndërpre në minutën e 35-të....

Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës –

Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës –

nga 27
20:23 | 31/03/2026
0

Këshilltarja demokrate e Elbasanit flet për lëvizjen e Salianjit, të cilën e cilëson si të nxituar, por pa pranuar akuzat...

Para
Nuk fshihen më Era Istrefit dhe Amir Rrahmanit (FOTO) –

Nuk fshihen më Era Istrefit dhe Amir Rrahmanit (FOTO) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët –

Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët –

21:15 | 31/03/2026
“Besojmë te ëndrra”/ Hajdari karikon Kosovën para ndeshjes vendimtare –

“Besojmë te ëndrra”/ Hajdari karikon Kosovën para ndeshjes vendimtare –

20:45 | 31/03/2026
Trajneri i Turqisë dërgohet me urgjencë në spital pas incidentit në fushë –

Trajneri i Turqisë dërgohet me urgjencë në spital pas incidentit në fushë –

20:35 | 31/03/2026
Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës –

Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës –

20:23 | 31/03/2026
Dardanët duan Botërorin, publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi –

19:35 | 31/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët –
  • “Besojmë te ëndrra”/ Hajdari karikon Kosovën para ndeshjes vendimtare –
  • Trajneri i Turqisë dërgohet me urgjencë në spital pas incidentit në fushë –
  • Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës –
  • Dardanët duan Botërorin, publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi –
  • Vetëm dy ndryshime, ja si e rreshton Sylvinho Kombëtaren përballë Ukrainës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët –
  • “Besojmë te ëndrra”/ Hajdari karikon Kosovën para ndeshjes vendimtare –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com