SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën

20:32 | 15/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Lutfi Dervishi

Imagjinoni të lexoni një libër policor apo të shihni një film në Netflix ku paditet në Prokurori një strukturë e policisë që merret me vëzhgimin, përgjimin, vendosjen GPS, infiltrimin në organizatat kriminale, lokalizimin e personave në kërkim, operacionet e transportit (të kontrolluar) të drogës, video survejimin…
Them imagjinoni se kjo nuk ka ndodhur tjetërkund veç në Tiranë.

Agjencia e Mbikqyrjes policore ka paditur në muajin korrik në Prokurori, forcën operacionale pasi dyshon se ka tranferuar të dhëna…!
Forca Operacionale ka akses të plotë në të gjitha bazat e të dhënave të policisë.
Pak ditë më parë drejtori i kësaj force Bistri u arrestua si i implikuar në dosjen “Metamorfoza”.

Read more

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri –

Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel –

Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve –

Reforma e 2015-ës shpopulloi vendin –

Një lajm i tillë, nuk flet për “vetëpastrimin e policisë”, por për nivelin e lartë të kriminalizimit të saj dhe faktin që peshku është qelbur nga koka.
Eshtë naive të mendosh që vetë Agjencia Mbikqyrjes Policore ka hetuar dhe ka zbuluar se forca operacionale po përdorte një linjë të pa autorizuar interneti. Denoncimi i bërë pak para ekzekutimit të operacionit “Metamorfoza” duket se ka lidhje me zbardhjen e komunikimeve të aplikacionit SKY ECC.

SKY ECC po i bën të duken qesharake ato që deri dje mendoheshin si skandale të mëdha, sic ishte gënjeshtra publike e ish drejtorit të përgjithshëm të policisë bashkë me prokurorin e Elbasanit që u gradua në SPAK, dy ditë para zgjedhjeve të 2021, në ngjarjen që i mori jetën një personi, plagosi tre të tjerë, frikësoi një dyzinë policësh dhe terrorizoi një qytet.

Mendo për një moment të mos ishte zbërthimi i aplikacionit SKY? Do të kishim ende vrasës që vrisnin për qerasje, invesitorë strategjikë që zbukurojnë Shqipërinë, oficerë policie që raportojnë te vrasësit dhe prokuror që bëhen copë për të liruar banditë.

Lajmi i denoncimit në Prokurori të Forcës Operacionale nuk po trajtohet si SKANDAL, por po kalon si lajm i aksidenteve rrugore, ndërkohë që bëhet fjalë për shembjen e besimit te struktura elitë e policisë së shtetit.

Dhe mendo për një moment që ky është vetëm fillimi… zbardhja e komunikimeve në SKY do të na ofrojë surpriza të tjera nga politika, biznesi, media, gjyqësori dhe ndoshta edhe nga feja…

Mesa duket vetëm Sky (qielli) do të bëj të mundur dridhjen e (nën) tokës së krimit të veshur me uniformë e policit, të deputetit, apo edhe të gjyqtarit.
“SKY” është kutia e Pandorës… Hapja e saj nxorri vrasjet me porosi, babëzinë, zilinë, makutërinë, vafërinë, dhimbjen, E vetmja gjë e fundit që ka mbetur është shpresa.
SKY është shpresa se së paku do të bëhet transparenca e llumit të mbledhur në vite në të gjitha pushtetet, përfshirë edhe pushtetin e medias.

The post SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën appeared first on 27.

Të Lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri –

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri –

nga 27
12:43 | 31/03/2026
0

Një i ri shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që...

Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel –

Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel –

nga 27
12:25 | 31/03/2026
0

Pas pezullimit nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri, Gjykata e Tiranës, ka vendosur masë...

Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve –

Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve –

nga 27
12:07 | 31/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi reformën territoriale si një ndër goditjet më të rënda ndaj interesave të...

Reforma e 2015-ës shpopulloi vendin –

Reforma e 2015-ës shpopulloi vendin –

nga 27
12:05 | 31/03/2026
0

Partia Demokratike ka prezantuar vizionin e saj për reformën e re territoriale në një takim të hapur me grupet e...

Para
Merr flakë kamioni në rrugën Lushnjë –Rrogozhinë

Merr flakë kamioni në rrugën Lushnjë –Rrogozhinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri –

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri –

12:43 | 31/03/2026
Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel –

Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel –

12:25 | 31/03/2026
Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve –

Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve –

12:07 | 31/03/2026
Reforma e 2015-ës shpopulloi vendin –

Reforma e 2015-ës shpopulloi vendin –

12:05 | 31/03/2026
Të hetohet koncesioni i Sterilizimit! –

Të hetohet koncesioni i Sterilizimit! –

12:01 | 31/03/2026

Më Të Lexuarat

  • E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri –
  • Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel –
  • Reforma Territoriale e Ramës ishte krim ndaj qytetarëve –
  • Reforma e 2015-ës shpopulloi vendin –
  • Të hetohet koncesioni i Sterilizimit! –
  • Të hetohet koncesioni i Sterilizimit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri –
  • Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com