Policia e Tiranës arrestoi një shtetas të shpallur në kërkim, i cili rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për një aksident që ka kryer 3 vjet më parë.
I arrestuari është Etjon Lazri, 35 vjeç.
Në janar të 2020, Lazri aksidentoi për vdekje Erion Ballën 36-vjeç dhe një grua 72-vjeçe të quajtur Hidajete Salliu.
Gjykata e dënoi Lazrin me 11 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 7 vjet e 4 muaj burgim.
Shkak i këtij aksidenti me pasojë dy viktima të ndodhur në zonën e Porcelanit në muajin janar 2020, është shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit që drejtonte Etjon Lazri dhe një parakalim i gabuar, i njërës prej makinave që ndodhej në rrugë.