Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Paulin Kqira është arrestuar nga policia britanike në një ‘shtëpi bari’ në Hull të Anglisë.
Sipas mediave angleze, Paulin Kqira ishte punësuar nga një person tjetër, ende i paidentifikuar, për t’u kujdesur për bimët e kanabisit kundrejt një pagese prej 2 mijë paundësh.
I riu shqiptar u gjet brenda banesës, ku ndodheshin dhjetëra rrënjë kanabisi, mjete për rritjen e bimëve narkotike dhe lëndë narkotike gati për shitje.
Kqira, i cili kishte mbërritur në Britani në mënyrë ilegale, ka pohuar para autoriteteve se u përfshi në këtë veprimtari pasi një person të cilin e njihte vetëm si Romeo, i kishte ofruar punë jashtë një lokali.
Ai pohoi se nuk e mbante mend se në cilë pijetore ishte dhe se mendonte se do të bënte punë legjitime për 2000 £.
Drejtësia britanike vendosi që Kqira të dënohet me 16 muaj burg dhe më pas të depërtohet drejt Shqipërisë.
The post Shqiptari kapet në ‘shtëpi bari’ në Angli (Emri) appeared first on 27.







