Si po shkon vetting-u në drejtësi? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po shkon vetting-u në drejtësi? –

17:30 | 12/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Zhvillimi i procesit të vetting-ut në sistemin e drejtësisë në Kosovë, i nisur nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti qysh në fillim të mandatit të saj, vazhdon të jetë në fazën fillestare.

Procesi i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndaljen e ndikimit të politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Në programin e saj katërvjeçar, Qeveria Kurti ka premtuar kompletimin e kornizës së nevojshme ligjore për realizmin e procesit të vetting-ut. Përgatitjen e bazës ligjore, ekzekutivi kosovar e nisi në vitin 2021 – më 13 tetor, u miratua koncepti i dokumentit për vetting-un në drejtësi.

Këtij koncept-dokumenti i bëri një vlerësim edhe Komisioni i Venecias.

Organi këshillues i Këshillit të Evropës konstatoi së në kontekstin e Kosovës, një vetting efektiv do të kërkonte kombinimin e masave të ndryshme, që do të kishin efekt pozitiv në integritetin dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë.

Komisioni fillimisht rekomandoi verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe në prokurori.

Pas pranimit të opinionit të Komisionit të Venecias, i cili i hap rrugën vetting-ut në drejtësi, ky proces nga institucionet e Kosovës u nis në dy drejtime: vetting-un për nivelet e larta, si dhe reformën ligjore – apo vetting-un e rregullt – për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

Një komision ad-hoc i Kuvendit të Kosovës, i mbështetur nga Ministria e Drejtësisë, përfundoi hartimin e amendamenteve kushtetuese për vetting-un për nivelet e larta.

Vetting-u në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fillimin e marsit të sivjetmë i dërgoi amendamentet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, me kërkesën për të sqaruar nëse ndryshimet e propozuara ishin në përputhje me kapitullin 2 të Kushtetutës të Kosovës.

Ndonëse kanë kaluar mbi 5 muaj nga dërgimi i amendamenteve në Kushtetuese, në Ministrinë e Drejtësisë thonë se nuk kanë asnjë njoftim nga Gjykata rreth shqyrtimit të tyre.

Por, Gjykata Kushtetuese thotë se kërkesën është duke e shqyrtuar dhe se për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni.

Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, kjo gjykatë duhet, në parim, të japë vlerësim brenda gjashtë muajsh nga pranimi i kërkesës.

Vetting-u i rregullt në rrugë më të shpejtë

Sa i përket reformës ligjore për vetting të rregullt për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, nga Ministria e Drejtësisë thonë për REL-in se grupet punuese kanë dërguar në maj raportet finale dhe rekomandimet.

“Në fazën e dytë të këtij procesi, pritet të bëhen ndërhyrjet dhe ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e mekanizmave ekzistues për kontrollin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vlerësimin e performancës së tyre, forcimin e mekanizmave për deklarimin e pasurisë dhe atë të disiplinimit dhe veprime të tjera, të cilat rrjedhin nga zotimet e përbashkëta”, thotë Genc Nimani, këshilltar i lartë i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme, që nga viti 2015, rëndësinë e procesit të vetting-ut.

Drejtori ekzekutiv i organizatës, Ehat Miftaraj, thotë për REL-in se vetting-u është mundësi dhe rrugë e domosdoshme për të pastruar sistemin gjyqësor dhe prokurorin, nga zyrtarë që, siç pohon ai, “nuk e meritojnë të jenë pjesë e këtij sistemi, për shkak të mungesës së integritetit të tyre”.

Sipas tij, “përderisa vetë Qeveria ka pasur vonesa në adresimin e kësaj çështjeje, për arsye të keqplanifikimit dhe keqadministrimit, është lajm i mirë që më në fund amendamentet kushtetuese kanë shkuar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese”.

Miftaraj vlerëson se “është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë këtë çështje brenda një afati të arsyeshëm kohor, duke marrë për bazë rëndësinë që ka ky proces për sundimin e ligjit në Kosovë”.

Kurti: Vetting-u është zgjidhja

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 9 gusht, kryeministri Kurti, derisa po fliste për sistem joefikas të drejtësisë, ritheksoi nevojën që procesi i vetting-ut të fillojë sa më parë.

Ai tha se reforma është domosdoshmëri, ndërsa vetting-u, sipas tij, është zgjidhja.

Kurti kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që t’i hapë sa më shpejt rrugë jetësimit të kësaj reforme.

“Koha po kalon. Koha që kalon është kohë e humbur”, u shpreh kryeministri kosovar.

Duke iu referuar statistikave të gjyqësorit, sipas të cilave Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim 1.754 raste më 2022, shefi i ekzekutivit ka thënë se kjo e rëndon sistemin e drejtësisë, e ngufat atë dhe e vonon drejtësinë.

Sipas raportit të Programit për Zhvillim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Pulsi Publik, i publikuar këtë vit, vetëm 29 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e sistemit të drejtësisë në Kosovë./REL

Read more

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën –

PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet –

Të Lidhura

nga 27
15:36 | 28/03/2026
0

Ndryshimet klimatike janë faktori kryesor pse gjithnjë e më shumë në ujërat tona po shfaqen specie të veçanta, por edhe...

14:23 | 28/03/2026
0

Prej orës 11:00 është duke u zhvilluar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku marrin pjesë deputetë, anëtarë të...

PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet –

PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet –

nga 27
14:13 | 28/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se Partia Socialiste po degradon dhe po rikthehet tek “origjina e saj”, që...

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

nga 27
14:02 | 28/03/2026
0

Ndryshimet klimatike janë faktori kryesor pse gjithnjë e më shumë në ujërat tona po shfaqen specie të veçanta, por edhe...

Para

Pogradeci binjakëzohet me dy klubet e njohura ballkanike -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

15:36 | 28/03/2026
Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën –

Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën –

14:23 | 28/03/2026
PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet –

PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet –

14:13 | 28/03/2026
Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

14:02 | 28/03/2026
Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, E pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve –

13:52 | 28/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –
  • Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën –
  • PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet –
  • Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –
  • Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, E pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve –
  • A po fundoset Balluku? 80 telefona dhe pajisje kompjuterike dërgohet në laboratorin e SPAK-ut për ekspertim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –
  • Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com