Kurti kërkon nisjen e punimeve për rrugën ndërkombëtare – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti kërkon nisjen e punimeve për rrugën ndërkombëtare –

21:47 | 11/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar të premten që punimet për ndërtimin e një rruge që e lidh Prizrenin me Tetovën, të nisin sa më shpejt.

Duke folur gjatë një vizite për përurimin e riemërimit të një rruge më 11 gusht në Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se rruga Prizren-Tetovë do ta ndihmonte dukshëm zhvillimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Aksi që e lidh Prizrenin me Tetovën është marrëveshje mes dy qeverive tona, nga mbledhja e përbashkët, e nënshkruar nga dy kryeministrat, pra nga unë dhe nga homologu maqedonas [Dimitar] Kovaçevski. Andaj, dëshirojmë që ky studim fizibiliteti të pasohet sa më shpejtë me punimet dhe realizimin e këtij projekti madhor”, tha Kurti.

Në shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës dhe ajo e maqedonase nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e rrugës që do ta lidhte Prizrenin në jug të Kosovës me Tetovën në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Kurti theksoi se pret që edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut “të angazhohet për këtë projekt”, për të cilin tha se ka një studim fizibiliteti.

“Në bazë të llogaritjeve, nuk është ndonjë kosto e lartë, është një kosto e përballueshme. Por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, pasi shkurtohet rruga dhe fitohet koha përfitojnë edhe qytetarët po edhe ekonomia,” nënvizoi Kurti në fshatin e malësisë së Tetovës, Vicë.

Kryeministri Kurti e vizitoi Çairin në Shkup, ku mori pjesë në përurimin e riemërimit të një rruge me emrin e veprimtarit kosovar “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit.

Kurti nuk u takua me përfaqësuesit e partive politike në pushtet gjatë kësaj vizite në Maqedoninë Veriut, por u shoqërua nga liderët opozitarë, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, kreu i Besës, Bilall Kasami, dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi./REL

Read more

Nafta u rrit sërish, Rama shpjegon “shkencën” e Bordit të Transparencës –

Përplasje në mbledhjen e PS, Rama akuza ndaj dy ish-ministrave për përgjime –

S’dal. Nuk kam bërë asgjë… –

Antonelli “fluturon” në Japoni dhe merr komandën e Formula 1 –

Të Lidhura

nga 27
10:46 | 29/03/2026
0

Sipas kreut te qeverisë, Bordi nuk e vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por po ashtu theksoi se çmimi nuk mund...

Përplasje në mbledhjen e PS, Rama akuza ndaj dy ish-ministrave për përgjime –

Përplasje në mbledhjen e PS, Rama akuza ndaj dy ish-ministrave për përgjime –

nga 27
10:20 | 29/03/2026
0

Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, e zhvilluar pa praninë...

S’dal. Nuk kam bërë asgjë… –

S’dal. Nuk kam bërë asgjë… –

nga 27
10:00 | 29/03/2026
0

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave duket se është shoqëruar me përplasje mes kryeministrit Edi...

Antonelli “fluturon” në Japoni dhe merr komandën e Formula 1 –

Antonelli “fluturon” në Japoni dhe merr komandën e Formula 1 –

nga 27
09:52 | 29/03/2026
0

Piloti italian Andrea Kimi Antonelli ka shkruar historinë në garën e Grand Prix i Japonisë, duke siguruar një fitore dominuese...

Para
E frikshme/ Fotot tregojnë fuqinë vrastare të zjarrit –

E frikshme/ Fotot tregojnë fuqinë vrastare të zjarrit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nafta u rrit sërish, Rama shpjegon “shkencën” e Bordit të Transparencës –

Nafta u rrit sërish, Rama shpjegon “shkencën” e Bordit të Transparencës –

10:46 | 29/03/2026
Përplasje në mbledhjen e PS, Rama akuza ndaj dy ish-ministrave për përgjime –

Përplasje në mbledhjen e PS, Rama akuza ndaj dy ish-ministrave për përgjime –

10:20 | 29/03/2026
S’dal. Nuk kam bërë asgjë… –

S’dal. Nuk kam bërë asgjë… –

10:00 | 29/03/2026
Antonelli “fluturon” në Japoni dhe merr komandën e Formula 1 –

Antonelli “fluturon” në Japoni dhe merr komandën e Formula 1 –

09:52 | 29/03/2026
Rama publikon disa ditë me vonesë takimin me Grupin Parlamentar të PS me temë “Punët e Shqipërisë” –

09:02 | 29/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nafta u rrit sërish, Rama shpjegon “shkencën” e Bordit të Transparencës –
  • Përplasje në mbledhjen e PS, Rama akuza ndaj dy ish-ministrave për përgjime –
  • S’dal. Nuk kam bërë asgjë… –
  • Antonelli “fluturon” në Japoni dhe merr komandën e Formula 1 –
  • Rama publikon disa ditë me vonesë takimin me Grupin Parlamentar të PS me temë “Punët e Shqipërisë” –
  • Rrufeja godet Burj Khalifan, stuhitë e forta përfshijnë Dubain –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nafta u rrit sërish, Rama shpjegon “shkencën” e Bordit të Transparencës –
  • Përplasje në mbledhjen e PS, Rama akuza ndaj dy ish-ministrave për përgjime –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com