Prokurorët kërkojnë që gjyqi ndaj Trump të nisë më 2 Janar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurorët kërkojnë që gjyqi ndaj Trump të nisë më 2 Janar –

09:43 | 11/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ekipi i prokurorit të posaçëm Jack Smith i ka kërkuar gjykatëses federale Tanya Chutkan që gjyqi ndaj ish-presidentit Trump mbi akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 të fillojë në Uashington më dy janar.

Nëse gjykatësja pranon kërkesën e prokurorëve të bërë të enjten, gjyqi kundër Trump do të fillojë disa ditë përpara përvjetorit të sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Po ashtu ajo datë do të thoshte që gjyqi të fillonte dy javë para se të hidhen votat e para për garat brenda partisë për kandidatin republikan për president, në të cilat aktualisht Trump kryeson.

Ndërkohë, një ndihmës i ish-presidentit Donald Trump deklaroi të enjten se është i pafajshëm për akuzat e reja në rastin e padisë për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete në shtëpinë Trump në Mar-a-Lago.

Ndërkohë, menaxherit të pronës së ish-presidentit Trump në Mar-a-Lago iu shty gjykimi për shkak se ai ende nuk ka siguruar një avokat mbrojtës në Florida.

Trump hoqi dorë nga e drejta e tij për t’u paraqitur së bashku me ndihmësin e tij Walt Nauta dhe menaxherin e pronave Carlos De Oliveira në gjykatën federale në Fort Pierce dhe gjykatësi pranoi një deklarim të pafajshëm që ai dorëzoi në gjykatë javën e kaluar.

Shtyrja e gjykimit të rastit të De Oliveira për shkak se ai nuk arriti të siguronte një avokat mbrojtës në Florida është vonesa më e fundit në çështjen e dokumenteve sekrete, procesi gjyqësor i së cilës është planifikuar të fillojë në maj. Avokatët e Trump tashmë kanë thënë se do të kërkojnë që të shtyhet fillimi i procesit gjyqësor të planifikuar në maj të vitit të ardhshëm. Gjykatësi caktoi të martën si një afat të ri të paraqitjes në gjykatë për De Oliveira.

Në aktakuzën e përditësuar të prokurorit të posaçëm Jack Smith në fund të muajit të kaluar, Nauta dhe De Oliveira akuzohen për komplot me ish-presidentin republikan në përpjekjet për të fshirë videot e kamerave të sigurisë në Mar-a-Lago, të kërkuara nga hetuesit. Ata u përballen me akuza, duke përfshirë konspiracion për të penguar drejtësinë në rastin që lidhet me dokumentet sekrete të qeverisë të gjetura në pronën e Trump në Palm Beach pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në 2021.

Nauta dhe ish-presidenti Trump u akuzuan në qershor dhe më pas u deklaruan të pafajshëm për çështjen e dokumenteve sekrete, por padia e re shtoi numrin e akuzave ndaj tyre dhe De Oliveira. De Oliveira bëri një paraqitje fillestare në gjykatë në korrik, por nuk u deklarua lidhur me akuzat për shkak se nuk arriti të gjente një avokat mbrojtës në Florida. T

rump tashmë përballet me dhjetëra akuza për krime, dhe padia e fundit shtoi akuza të reja për pengim të drejtësisë dhe mbajtje të qëllimshme, në shkelje të ligjit, të dokumenteve sekrete që lidhen sigurinë kombëtare.

Ky është një nga tre rastet e ndryshme penale me të cilat po përballet Trump këtë vit ndërsa ai po bën fushatë për të marrë emërimin e partisë republikane për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Ai po përgatitet gjithashtu për një aktakuzë të katërt të mundshme, në një rast në Qarkut Fulton, në Xhorxhia, mbi dyshimet se ai dhe aleatët e tij republikanë janë përpjekur të ndërhyjnë ilegalisht në zgjedhjet e vitit 2020 në atë shtet. Prokurorja e qarkut Faulton, demokratja Fani Willis, ka sinjalizuar se paditë lidhur me këtë çështje ka të ngjarë të njoftohen këtë muaj.

Zoti Trump ka mohuar se ka bërë shkelje dhe i ka cilësuar të motivuara politikisht të gjitha rastet kundër tij. Ai u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale të Uashingtonit javën e kaluar në një çështje të dytë të ngritur nga prokurori Smith për komplot me aleatët për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020./VOA

Read more

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –

Të pranohen mendimet ndryshe –

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

Të Lidhura

nga 27
23:07 | 27/03/2026
0

Humbja përballë Polonisë i ka dhënë fund ëndrrës së Botërorit për Shqipërinë e cila tashmë duhet të mendojë për Europianin...

Të pranohen mendimet ndryshe –

Të pranohen mendimet ndryshe –

nga 27
22:44 | 27/03/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar, Asllan Dogjani ishte sot i ftuar në “Kjo Javë” në...

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

nga 27
22:26 | 27/03/2026
0

Mbrëmjen e së premtes, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësia Administrative...

Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

nga 27
22:08 | 27/03/2026
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Manchester, ku një shtetas shqiptar është përballur me një situatë dramatike pasi policia...

Para
Rifreskimi i Policisë! Balla njofton 100 vende të reja pune –

Rifreskimi i Policisë! Balla njofton 100 vende të reja pune -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –

23:07 | 27/03/2026
Të pranohen mendimet ndryshe –

Të pranohen mendimet ndryshe –

22:44 | 27/03/2026
Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

22:26 | 27/03/2026
Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

22:08 | 27/03/2026
Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta –

21:42 | 27/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –
  • Të pranohen mendimet ndryshe –
  • Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –
  • Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –
  • Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta –
  • Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –
  • Të pranohen mendimet ndryshe –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com