Arjan Baçi është emëruar administrator i inceneratorit të Tiranës. Vendimi është marrë nga GJKKO. Baçi tha se nga ajo që është kontatuar është se Bashkitë e qarkut të Tiranës janë debitorë ndaj kompanisë.
“Debitorë janë Bashkia e Tiranës, Kavajës e Vorës. Bashkitë duhet të shlyejnë detyrimet bazuar në kontratën që kanë firmosur, në mënyrë që të vijohet të depozitohen mbetjet dhe të vijojë procesi”, tha Baçi. Sipas tij, kontrata duhet zbatuar sepse duhet shmangur kaosi që mund të krijohet në këto bashki me mbetet.
Në vijim të deklaratës së tij, administratori i inceneratorit të sekuestruar të Tiranës tha se do të shikojë mënyrën se si janë lidhur kontratat dhe më pas do të mund të krijojë një panoramë më të gjerë rreth asaj që ka ndodhur.
Baçi pohoi se puna do të vazhdojë normalisht duke zbatuar kontratat e lidhura mes inceneratorit dhe Bashkive të Qarkut Tiranë.
Inceneratori i Tiranës u sekuestrua me kërkesë të SPAK, ndërsa vendimi u morr disa ditë më parë nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.