“Çmendet” moti, Rajoni i Baltikut bën llogaritë me përmbytjet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çmendet” moti, Rajoni i Baltikut bën llogaritë me përmbytjet

18:05 | 07/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Moti i stuhishëm që e ka goditur rajonin e Detit Baltik të hënën e ka vrarë të paktën një person dhe ka shkaktuar vonesa në fluturime, pezullimin e trageteve dhe daljen e një treni nga binarët.

Tre persona u dërguan në spital në Suedi, kur dy prej vagonëve të udhëtarëve dolën nga binarët në Hudiksvall, një qytet 280 kilometra në veri të Stokholmit, njoftoi policia më 7 gusht.

Treni doli nga binarët sepse “hekurudha është dëmtuar nga shiu i madh dhe rrëshqitja e dheut”, tha policia, duke shtuar se shkalla e dëmtimit të të lënduarve nuk dihet.

Read more

Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave –

Spiropali kërkon debat në shpellën e mafies, kur Skënderbuçi i saj është Lubia me pantallona –

Në tren ndodheshin 120 persona, raportuan mediat suedeze.

Tragetet që e lidhin Poloninë me Suedinë, dy ishujt gjerman me Gjermaninë dhe Norvegjinë me Danimarkën, kanë mbetur në port. Tragetet dhe taksitë e ujit në ishujt gjerman Hiddensee dhe Reugen u anuluan për të hënën dhe të martën në mëngjes.

Pushuesve u është kërkuar t’i shtyjnë planet e udhëtimit për të mërkurën.

Në Lituani, një grua 50-vjeçare u vra nga rrëzimi i lisave afër kufirit me Letoninë. Kjo zonë u dëmtua shumë, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë elektrike dhe me kulme të shtëpive të shkatërruara.

Shërbimi baltik i lajmeve tha se stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në rajonin e afërt, Dobele. Postimet në rrjetet sociale treguan se njëra prej pronave më të prekura ishte një park në Tervete, një zonë e njohur rekreative që përfshin edhe një arenë lodrash për fëmijë, e frymëzuar nga përrallat letone. Parku do të jetë i mbyllur deri javën e ardhshme.

Shi i madh dhe breshër u raportua edhe në Estoni, vendin e tretë baltik.

Në Danimarkë, policia nga pjesa verilindore e vendit tha në X, rrjetin social të njohur dikur si Twitter, se moti është ende i lig.

Departamenti i zjarrfikësve në Kopenhagë u bëri thirrje njerëzve të rrinë larg parqeve dhe maleve, duke thënë se “përzierja e shiut dhe stuhitë e rrit rrezikun për rrëzimin e lisave”.

Në jug të Norvegjisë, autoritetet e lëshuan alarmin e motit ekstrem në nivelin më të lartë, për shkak të shiut të madh, rrëshqitjes së dheut dhe vërshimeve. Rrugët e Oslos, kryeqytetit të Norvegjisë, u vërshuan.

Të dielën u raportuan mijëra vetëtima në Suedi./REL

The post “Çmendet” moti, Rajoni i Baltikut bën llogaritë me përmbytjet appeared first on 27.

Të Lidhura

Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët! –

Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

nga 27
14:48 | 25/03/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një video të shkurtër të postuar në rrjetet sociale,...

Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët! –

Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

nga 27
14:46 | 25/03/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një video të shkurtër të postuar në rrjetet sociale,...

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave –

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave –

nga 27
14:36 | 25/03/2026
0

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur dakordësi këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale. Gjatë mbledhjes...

Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!

Spiropali kërkon debat në shpellën e mafies, kur Skënderbuçi i saj është Lubia me pantallona –

nga 27
14:26 | 25/03/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri sot edhe një koment për debatin e brendshëm që ka lindur në Partinë Socialiste,...

Para
Kulla prapa TOB, Lubonja: Politika e Edi Ramës…

Kulla prapa TOB, Lubonja: Politika e Edi Ramës…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët! –

Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

14:48 | 25/03/2026
Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët! –

Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

14:46 | 25/03/2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave –

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave –

14:36 | 25/03/2026
Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!

Spiropali kërkon debat në shpellën e mafies, kur Skënderbuçi i saj është Lubia me pantallona –

14:26 | 25/03/2026
Shkonin vetëm për të marrë rrogën –

Shkonin vetëm për të marrë rrogën –

14:16 | 25/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –
  • Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –
  • PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave –
  • Spiropali kërkon debat në shpellën e mafies, kur Skënderbuçi i saj është Lubia me pantallona –
  • Shkonin vetëm për të marrë rrogën –
  • Shkonin vetëm për të marrë rrogën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –
  • Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com