Trump kërkon që gjykatësja ta përjashtojë veten nga çështja ndaj tij – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kërkon që gjykatësja ta përjashtojë veten nga çështja ndaj tij –

21:50 | 06/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri –

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme –

Të dielën ish-presidenti amerikan, Donald Trump vuri në shënjestër gjykatësen federale të caktuar në çështjen ku ai akuzohet për përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Avoakti i zotit Trump ka argumentuar se veprimet që ndërmori klienti i tij pas humbjes ishin thjesht “kërkesa”.

Përmes një postimi në median sociale, zoti Trump shkruante me shkronjta të mëdha se, “NUK MUND TË KEM NJË GJYKIM TË DREJTË NGA GJYKATËSJA E CAKTUAR”, duke shtuar se ai kishte në plan të kërkonte që gjykatësja Tanya Chutkan ta përjashtonte veten nga gjykimi i çështjes dhe që gjyqi të mos zhvillohej në Uashington.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk është paraqitur asnjë kërkesë zyrtare në gjykatë. Gjykata nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Pence nuk përjashton mundësinë e dëshmisë për çështjen Trump

Ish-nënpresidenti republikan Mike Pence tha të dielën se nuk e përjashton mundësinë e të qenit dëshmitar i akuzës nëse ish-shefi i tij Donald Trump del në gjyq nën akuzat për orkestrimin e një komploti për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

I pyetur të dielën në programin “Face the Nation” të kanalit CBS nëse ai do të ishte dëshmitar kundër zotit Trump nëse çështja shkon në gjyq, zoti Pence tha se “nuk kishte plane” për të dëshmuar, por nuk e përjashton mundësinë.

“Njerëzit duhet ta kenë të qartë se ne do t’i bindemi ligjit. Ne do t’i përgjigjemi thirrjes së ligjit, nëse na kërkohet, dhe ne thjesht do të themi të vërtetën”, tha zoti Pence, i cili kandidon përballë zotit Trump në përpjekjet për të siguruar emërimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Avokati i zotit Trump, John Lauro, tha se ai do ta mirëpriste dëshminë e zotit Pence, nëse ish-nënpresidenti vendos ta bëjë një gjë të tillë. Avokati Lauro argumentoi në një seri intervistash televizive të dielën se çdo veprim që ndërmori zoti Trump pas zgjedhjeve të vitit 2020 ishin shprehje të “aspiratave të tij” të mbrojtura nga liria e fjalës.

“Mike Pence do të jetë një nga dëshmitarët tanë më të mirë në gjyq”, tha avokati Lauro të dielën në një intervistë në programin “This Week” të kanalit ABC.

“Mezi pres që të kem mundësinë për të marrë në pyetje zotin Pence, sepse ai do të eliminojë plotësisht çdo dyshim që zoti Trump, Presidenti Trump, besonte me vendosmëri se parregullsitë zgjedhore kishin çuar në rezultate të papërshtatshme”, tha avoakti Lauro.

Zoti Pence u bë një figurë qendrore në akuzat e fundit penale kundër republikanit Trump më 1 gusht, kur një padi prej 45 faqesh e Departamentit të Drejtësisë e akuzoi ish-presidentin për përpjekje të paligjshme për të mbajtur pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden.

Zoti Trump deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave.

Në prag të certifikimit të fitores së demokarit Biden në Kongres më 6 janar 2021, zoti Pence mbikëqyri procedurat në rolin e tij ceremonial si president i Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Ai e refuzoi trysninë e madhe nga Presidenti Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Disa nga mbështetësit e zotit Trump që shkaktuan trazira në Kongresin amerikan brohorisnin “Vareni Mike Pence!”

Trysnia e pandërprerë dhe “shënimet e vazhdueshme” që zoti Pence bëri në prag të trazirave të 6 janarit 2021, përmenden shpesh në aktakuzë.

Në një moment, aktapadia i referohet një telefonate të 1 janarit 2021, gjatë së cilës Presidenti Trump e qortoi zotin Pence për mospjesëmarrje në skemën për të përmbysur rezultatin zgjedhor.

“Ti je shumë i sinqertë”, i tha zoti Trump zotit Pence.

Dëshmia e mundshme e zotit Pence dhe shënimet e tij mund të bëhen pjesë kyçe e çështjes së prokurorisë kundër zotit Trump në gjyq.

Zoti Trump e sulmoi republikanin Pence të shtunën, duke shënuar rastin e parë në fushatën për zgjedhjet e vitit 20224. Zoti Trump tha se nuk i kishte thënë zotit Pence se ai ishte “shumë i sinqertë” ndërsa e quajti atë “delirant”.

Deri tani fushata presidenciale e zotit Pence nuk ka patur sukses, dhe ai madje rrezikon të mos marr pjesë në debatin e parë të kandidatëve republikanë më vonë këtë muaj për shkak të mungesës së donatorëve.

Zoti Pence gëzon një mbështetje të vogël ndërsa zoti Trump është bërë kandidati kryesor republikan, duke shënuar një rritje të mbështetjes sa herë që ndaj tij ngrihen akuza./VOA

Të Lidhura

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –

nga 27
23:57 | 24/03/2026
0

Pas 108 ditësh qëndrese përpara kryeministrisë, Asriatik Lapaj ka vendosur të mbyllë protestën që nisi më 8 dhjetor 2025. Protesta...

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

nga 27
22:53 | 24/03/2026
0

Policia në Serbia ka arrestuar katër shtetas shqiptarë, duke i akuzuar për nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe...

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri –

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri –

nga 27
22:37 | 24/03/2026
0

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, në një dokumentar të transmetuar për portin e ri të Porto Romanos, tregoi një tjetër...

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme –

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme –

nga 27
22:09 | 24/03/2026
0

Mohamed Salah ka luajtur një rol kyç në ringritjen e Liverpool FC në fushë gjatë nëntë viteve të fundit. Ai...

Para
BE gati të bëjë “dhuratën e madhe” për Turqinë –

BE gati të bëjë “dhuratën e madhe” për Turqinë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –

23:57 | 24/03/2026
Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

22:53 | 24/03/2026
Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri –

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri –

22:37 | 24/03/2026
Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme –

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme –

22:09 | 24/03/2026
Vendim absurd dhe i paburrë –

Vendim absurd dhe i paburrë –

21:31 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –
  • Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –
  • Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri –
  • Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme –
  • Vendim absurd dhe i paburrë –
  • Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –
  • Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com