Njohja e Kosovës, është çështje e… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njohja e Kosovës, është çështje e… –

20:50 | 06/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha të dielën se njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë janë çështje të përfunduara.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë, si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, janë çështje të përfunduara”, tha zoti Milatoviç, sipas një njoftimi të presidencës malazeze.

Mali i Zi, një anëtar i NATO-s, e përafroi politikën e tij të jashtme ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, me Bashkimin Europian.

“Mendoj se tani politikanët në Mal të Zi janë fokusuar në tema që kanë rëndësi thelbësore për qytetarët, përkatësisht standardet ekonomike dhe të jetesës, sundimi i ligjit dhe integrimet evropiane”, tha presidenti Milatoviç.

Presidenti i Malit të Zi shtoi se mandatin e tij do t’ia kushtojë qëllimit për hyrjen e vendit në BE dhe se shpreson që të gjitha subjektet politike të tregojnë përgjegjësi në këtë drejtim. Ai tha se beson se Mali i Zi do të bëhet anëtar i BE-së në katër deri në pesë vitet e ardhshme.

Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve e ish presidentit Milo Gjukanoviç, e cila në gusht të vitit 2020 i humbi zgjedhjet.

Fronti Demokratik, si parti pro-serbe dhe pro-ruse, disa here ka dhënë nismën për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Në këtë kuadër e mbështeti edhe Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, e cila ka qëndrim negativ ndaj pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga Mali i Zi.

Sidoqoftë, qeveritë e dala nga zgjedhjet demokratike në Mal të Zi u zotuan se “do ti zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të ndërmarra nga shteti, të forcojë dhe përmirësojë bashkëpunimin me NATO-n dhe të zbatojë, plotësisht dhe me përkushtim të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në BE”./TCH

Read more

Fluks i lartë në portin e Vlorës/ Në prag të festave, emigrantët kthehen për fundvit në atdhe –

Rritet fluksi i kërkesave për shtetësi maqedonase –

Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi –

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës –

Të Lidhura

nga 27
10:45 | 27/12/2025
0

Fluksi i lëvizjeve në portin detar të Vlorës vijon të mbetet i lartë në prag të festave të fundvitit, teksa...

Rritet fluksi i kërkesave për shtetësi maqedonase –

Rritet fluksi i kërkesave për shtetësi maqedonase –

nga 27
10:31 | 27/12/2025
0

“Jeta në Turqi është bërë politikisht shumë e vështirë, por edhe tepër e shtrenjtë për një familje, prandaj për mua...

Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi –

Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi –

nga 27
10:15 | 27/12/2025
0

Moska ka gjasa të ketë stacionuar raketa balistike hipersonike me kapacitet bërthamor në një ish-bazë ajrore në Bjellorusinë lindore, një...

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës –

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës –

nga 27
09:59 | 27/12/2025
0

Këtë të shtunë, më 27 dhjetor, ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në...

Para
Ja kur dhe si do arrestohet Arben Ahmetaj –

Europol po heton 1000 zyrtarë shqiptar si përdorues të… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fluks i lartë në portin e Vlorës/ Në prag të festave, emigrantët kthehen për fundvit në atdhe –

Fluks i lartë në portin e Vlorës/ Në prag të festave, emigrantët kthehen për fundvit në atdhe –

10:45 | 27/12/2025
Rritet fluksi i kërkesave për shtetësi maqedonase –

Rritet fluksi i kërkesave për shtetësi maqedonase –

10:31 | 27/12/2025
Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi –

Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi –

10:15 | 27/12/2025
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës –

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës –

09:59 | 27/12/2025
E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO) –

09:45 | 27/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Fluks i lartë në portin e Vlorës/ Në prag të festave, emigrantët kthehen për fundvit në atdhe –
  • Rritet fluksi i kërkesave për shtetësi maqedonase –
  • Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi –
  • Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës –
  • E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO) –
  • Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, Prokuroria çon në gjyq zyrtarët e IVMT Sarandë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Fluks i lartë në portin e Vlorës/ Në prag të festave, emigrantët kthehen për fundvit në atdhe –
  • Rritet fluksi i kërkesave për shtetësi maqedonase –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com