Shteti bleu vota me lekët tona, shtoi taksat për investimet elektorale – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shteti bleu vota me lekët tona, shtoi taksat për investimet elektorale –

15:39 | 05/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Me qindra tenderë u hapën prej muajit janar e deri në fillim të majit, për investime nga më të ndryshmet. I gjithë ky aksion i madh për të rregulluar gropat e krijuara prej vitesh, pati vetëm një qëllim, show-n elektoral.

Me dhjetëra investime elektorale, nisën papritur nëpër rrugë dhe lagje të vendit, atje ku qeveria duket sa herë ka zgjedhje. Kështu ndodhi edhe këtë vit, përpara zgjedhjeve vendore, me nxitim qeveria e gjitha në punë gjoja për të investuar.

Por ajo që ka ndodhur në të vërtet ishte e kundërta. Mungesa e planifikimit të këtyre investimeve dhe jo vetëm por edhe e blerjeve të ndryshme është bërë shkak për rritjen e detyrimeve të papaguara të shtetit ndaj palëve të treta.

Qeveria rriti borxhet para zgjedhjeve vendore!

Pak ditë më parë Ministria e Financave publikoi raportin e detyrimeve të prapambetura, ku vihet re një rritje e fortë e borxheve të pashlyera të qeverisë, e cila qëllim kishte të fitonte sa më shumë bashki dhe jo të kujdesej për taksat e shqiptarëve.

Vetëm si pasojë e zgjedhjeve dhe investimeve të paplanifikuara detyrimet e prapambetura kanë arritur shifrën rekord prej 17.9 miliardë lekë, nga 12.1 miliardë lekë që ishin në fund të muajit dhjetor 2022.

Rritja galopante e borxheve është shkaktuar nga qeveria, e cila synim kishte fitoren e bashkive edhe pse po keqpërdoret taksat e qytetarëve. Qeveria qendrore ka rritur borxhet në 11.2 miliardë lekë nga 6.2 miliardë lekë që ishin vjet.

Ndërsa bashkitë nga 5.9 miliardë lekë borxhe në fund të vitit të shkuar i kanë çuar ato në 6.6 miliardë lekë borxhet në fund të qershorit të këtij viti.

Shkaku kryesor kane qenë investimet elektorale, ku asfaltimi përpara zgjedhjeve nuk ndaloi për asnjë moment, edhe në rrugicat ku qeveria kurrë nuk kishte shkelur më parë.

Detyrimet për investimet e papaguara në fund të qershorit arritën në mbi 7 miliardë lekë nga 1.8 miliardë që ishin në fund të 2022. Kjo rritje e frikshme e detyrimeve për investimet tregon edhe papërgjegjshmerine e institucioneve, të cilat mesa duket u kthyen në funksion të zgjedhjeve.

Balluku në krye të listës për borxhet e papaguara

Fakti që qeveria u tregua dorëlëshuar përpara zgjedhjeve me investimet e bëra e konfirmojnë edhe shifrat e publikuara mbi institucionet që kanë borxhe për të shlyer.

Në krye të listës për vlerën më të lartë të detyrimeve  është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku me mbi 8.5 miliardë lekë detyrime të papaguara. Nga këto 6.6 miliardë lekë janë detyrime për investime të papaguara dhe 1.8 miliardë lekë për shkak te largimeve të padrejta nga puna.

Në vend të dytë për vlerën e lartë të detyrimeve është Ministria e Brendshme, e cila ka rreth 890 milionë lekë borxhe, dhe nga këto pjesa më e madhe prej 746 milionë lekë janë për vendimet gjyqësore, pjesa tjetër për investime.

Me pas është Ministria e Mbrojtjes me 808.7 milionë lekë, ndjekur nga Ministria e Financave me 324 miliardë lekë detyrime të prapambetura.

Si u rritën borxhet para zgjedhjeve

Detyrimet e papaguara nga fundi i dhjetorit 2022 e deri në fund të marsit 2023 janë rritur me mbi 565 milionë lekë nga qeveria.

Konkretisht detyrimet e papaguara në fund të muajit mars ishin në vlerën e 12.762 miliardë lekë, nga 12.1 miliardë lekë që ishin në dhjetor të vitit 2022.

Rritja më e madhe e detyrimeve është shkaktuar nga qeveria qendrore, e cila në dhjetor kishte borxhe 6.2 miliardë lekë, ndërsa në mars i rriti në vlerën 6.7 miliardë lekë.

Ndërsa bashkitë janë treguar më të kujdeshme në këtë drejtim. Rritja e detyrimeve nga pushteti vendor, sipas raportit të Minsitrisë së Financave ka qenë vetëm 56.8 milionë lekë, pasi nga 5,695 miliardë lekë që ishin borxhet në vitin 2022 arritën në 6,022 miliardë lekë në mars të këtij viti.

Siç edhe kuptohet nga tabela e borxheve, shkaku kryesor për rritjen e detyrimeve janë investimet e papaguara. Sipas të dhënave janë ulur detyrimet për vendimet gjyqësore që kanë të bëjnë me largimet e padrejta nga puna, nga 3.2 miliardë lekë që ishin vjet në 2 miliardë lekë në fund të muajit Mars. Kjo ka ndodhur edhe për një arsye, qeveria është treguar e kujdesshme me largimin e administratës në prag të zgjedhjeve të 14 majit. Ndërsa nga ana tjetër janë rritur me rreth 700 milionë lekë borxhet për investimet e kryera.

Duke qenë se investimet elektorale kulmuan në fillim të këtij viti, qeveria edhe pa pasur fonde në dispozicion ka vendosur të investojë dhe të mos i paguaj ato. Investimet e papaguara janë një problematike serioze në vend, ku shteti ndërton apo rehabilitim dhe nuk paguan biznesin për punën e bërë.

Detyrimet për investimet nga 1.8 miliardë lekë që ishin vjet kanë arritur në mbi 2.5 miliardë lekë në fund të muajit Mars. Ndërsa në vendin e tretë për nivelin e lartë të borxheve është Ministria e Mbrojtjes, me 804 milionë lekë, ndjekur nga Ministria e Financave me 324 milionë lekë.

Lexo edhe:Borxhi i brendshëm i financuar nga individët ka arritur nivelet më të larta historike

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Vendim absurd dhe i paburrë –

Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

Të Lidhura

Vendim absurd dhe i paburrë –

Vendim absurd dhe i paburrë –

nga 27
21:31 | 24/03/2026
0

Dritan Burgija, i cili u përjashtua bashkë me Arlind Boshkun nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës pasi...

Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

nga 27
21:09 | 24/03/2026
0

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec të Fierit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka...

Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

nga 27
20:45 | 24/03/2026
0

Arlind Boshku është një nga dy mbështetësit e Ervin Salianjit që u përjashtuan nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit...

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

nga 27
20:33 | 24/03/2026
0

Humbësat përjashtojnë fituesit. Kështu shprehet Ervin Salianji për përjashtimin e Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut, nga grupi i anëtarëve demokratë...

Para
Merr flakë kasollja me ushqim për bagëtitë në Maliq –

Merr flakë kasollja me ushqim për bagëtitë në Maliq -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vendim absurd dhe i paburrë –

Vendim absurd dhe i paburrë –

21:31 | 24/03/2026
Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

21:09 | 24/03/2026
Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

20:45 | 24/03/2026
Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

20:33 | 24/03/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

20:31 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vendim absurd dhe i paburrë –
  • Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –
  • Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –
  • Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –
  • Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –
  • Kombëtarja mbyll përgatitjet/ Sylvinho provon penalltitë para sfidës në Varshavë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vendim absurd dhe i paburrë –
  • Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com