Blinken akuzon Rusinë për “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken akuzon Rusinë për “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit –

18:33 | 03/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, akuzoi Moskën për “shantazh”, pasi Rusia së fundi u tërhoq nga një nismë kyçe e eksportit të drithërave.

Kryediplomati amerikan, që udhëhoqi mbledhjen për pasiguritë ushqimore, u tha 15 anëtarëve të Këshillit ët Sigurimit se “uria nuk mund të shndërrohet në armë”.

Ai tha se Rusia, me nisjen e pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, shkaktoi “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit.

Blinken kritikoi Moskën për tërheqjen muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes detit, në kohën kur lufta ndaj dy shteteve po vazhdon.

Moska ka refuzuar që të zgjasë marrëveshjen, duke çuar në rritjen e çmimeve të drithërave, që ka goditur më së rëndi shtetet e varfra.

“Çdo anëtar i këtij këshilli, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet t’i thotë mjaft Moskës, mjaft përdorët Detin e Zi si shantazh”, tha Blinken.

“Mjaft i trajtuat njerëzit më të cenueshëm në botë si levë. Mjaft me këtë luftë të pajustifikuar”, shtoi ai.

Marrëveshja, e nënshkruar në korrik të vitit 2022 mes Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, synonte shmangien e rrezikut për urinë në botë, duke garantuar qasjen e drithërave ukrainase në tregjet botërore, pavarësisht luftës.

Moska ka kërkuar garanci dhe marrëveshje të re sa i përket eksporteve të veta, veçmas për komponentët e plehrave artificiale.

Gjatë takimit në OKB, Blinken po ashtu njoftoi se Uashingtoni do të japë 362 milionë dollarë për financimin e programeve për luftimin e pasigurive ushqimore dhe kequshqyerjes në disa shtete afrikane dhe Haiti.

Afër 345 milionë persona në 79 shtete vuajnë nga pasiguria akute ushqimore. Ndër shkaqet kryesore për urinë në botë, përveç konflikteve të armatosura, janë edhe efektet e ndryshimeve klimatike./REL

Read more

Dëborë dhe ngrica në Shqipëri –

FOTO/ Të veshur njësoj dhe të buzëqeshur, familja Uzuni shkëlqen në vigjilje të Vitit të Ri –

Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi i Antitrafikut në Vlorë (Emri) –

Qeveria i gënjeu për bonusin e fundvitit, personat me aftësi të kufizuara protestojnë në Lezhë –

Të Lidhura

Borë e temperatura deri në -4°C/ Parashikimi i motit për fundjavën

Dëborë dhe ngrica në Shqipëri –

nga 27
14:40 | 31/12/2025
0

Pas një Dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat e thella malore, janari pritet...

FOTO/ Të veshur njësoj dhe të buzëqeshur, familja Uzuni shkëlqen në vigjilje të Vitit të Ri –

FOTO/ Të veshur njësoj dhe të buzëqeshur, familja Uzuni shkëlqen në vigjilje të Vitit të Ri –

nga 27
14:10 | 31/12/2025
0

Partnerja e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Uarda Uzuni, ka ndarë me ndjekësit disa momente familjare në rrjetet sociale. Në fotografi...

Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi i Antitrafikut në Vlorë (Emri) –

Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi i Antitrafikut në Vlorë (Emri) –

nga 27
14:02 | 31/12/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra një punonjës të Policisë së Shtetit në Vlorë, i dyshuar për...

Qeveria i gënjeu për bonusin e fundvitit, personat me aftësi të kufizuara protestojnë në Lezhë –

Qeveria i gënjeu për bonusin e fundvitit, personat me aftësi të kufizuara protestojnë në Lezhë –

nga 27
13:48 | 31/12/2025
0

Personat me aftësi të kufizuara kanë dalë në protestë këtë të enjte në qytetin e Lezhës, pasi ende nuk kanë...

Para
Jeni nën stres? Këto ushqime janë enkas për ju –

Jeni nën stres? Këto ushqime janë enkas për ju -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Borë e temperatura deri në -4°C/ Parashikimi i motit për fundjavën

Dëborë dhe ngrica në Shqipëri –

14:40 | 31/12/2025
FOTO/ Të veshur njësoj dhe të buzëqeshur, familja Uzuni shkëlqen në vigjilje të Vitit të Ri –

FOTO/ Të veshur njësoj dhe të buzëqeshur, familja Uzuni shkëlqen në vigjilje të Vitit të Ri –

14:10 | 31/12/2025
Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi i Antitrafikut në Vlorë (Emri) –

Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi i Antitrafikut në Vlorë (Emri) –

14:02 | 31/12/2025
Qeveria i gënjeu për bonusin e fundvitit, personat me aftësi të kufizuara protestojnë në Lezhë –

Qeveria i gënjeu për bonusin e fundvitit, personat me aftësi të kufizuara protestojnë në Lezhë –

13:48 | 31/12/2025
Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit –

Na është ndotur uji nga gurorja –

13:14 | 31/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dëborë dhe ngrica në Shqipëri –
  • FOTO/ Të veshur njësoj dhe të buzëqeshur, familja Uzuni shkëlqen në vigjilje të Vitit të Ri –
  • Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi i Antitrafikut në Vlorë (Emri) –
  • Qeveria i gënjeu për bonusin e fundvitit, personat me aftësi të kufizuara protestojnë në Lezhë –
  • Na është ndotur uji nga gurorja –
  • Më shumë besim dhe mirëkuptim te njëri-tjetri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dëborë dhe ngrica në Shqipëri –
  • FOTO/ Të veshur njësoj dhe të buzëqeshur, familja Uzuni shkëlqen në vigjilje të Vitit të Ri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com