Rritja ekonomike nuk reflektohet si mirëqenie, varfëria mbetet – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja ekonomike nuk reflektohet si mirëqenie, varfëria mbetet –

08:03 | 03/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku –

Këmbimi valutor 25 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir –

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Mars 2026 –

Pavarësisht rritjes ekonomike të vendit ndër vite, kjo e fundit nuk reflektohet në mirëqenie të popullatës në varfëri. Ky është një konstatim i Bankës Botërore në një raport të fundit të saj që analizon ndikimet e projektit të modernizmit të asistencës sociale i cili është zbatuar në me mbështetjen e saj për disa vite nga qeveria.

Konkretisht në pjesën e fundit të analizës banka ndalet edhe tek ecuria e përgjithshme e varfërisë.

“Shkalla e varfërisë në Shqipëri ka mbetur kokëfortësisht e lartë, pavarësisht periudhave të rritjes ekonomike edhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Me një shkallë rreth 29.3 për qind të popullsisë vlerësuar në vitin 2022, shkalla absolute e varfërisë në Shqipëri (e matur me 5.5 dollarë amerikanë për person në ditë sipas fuqisë blerëse [PPP]) është aktualisht pothuajse dyfishi i normave të vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor për të cilat ekzistojnë të dhëna të krahasueshme të kohëve të fundit që vlerësojnë varfërinë.

Shkalla e varfërisë duket se është ulur në mënyrë të konsiderueshme midis 2016 dhe 2018, por më pas tërmeti i nëntorit 2019, i ndjekur nga pandemia e COVID‐19, fillimisht përmbysi trendin dhe më pas ngadalësoi shkallën e uljes së varfërisë. Ajo që vihet re është se lidhja midis rritjes së PBB-së dhe shkallës së varfërisë ka qenë shpesh negative në 20 vitet e shkuara, rritja nuk reflektohet në mirëqenien e njerëzve më vulnerabël në Shqipëri” thuhet në raport.

Në një tjetër pikë banka vlerëson se Shqipëria është relativisht më mirë për sa i përket shkallës së atyre që rrezikojnë të bien në varfëri e llogaritur nga Eurostat në Ballkanin Perëndimor, por gjithsesi, ka një normë më të lartë se mesatarja e BE-së.

“Eurostat vlerëson shkallën relative të varfërisë, ose shkallën e rrezikut nga varfëria, si përqindje e njerëzve me të ardhura më pak se 60 për qind e të ardhurave mesatare kombëtare të ekuivalizuara.

Në Shqipëri, rezultatet e EU‐SILC për vitin 2019 tregojnë se rreth 659,000 individët (23 për qind e totalit), ose gati 173,421 familje, jetojnë nën pragun e rrezikut nga varfëria.

Kjo përqindje është e krahasueshme me vendet e tjera të rajonit . Megjithatë, varfëria relative norma është ende më e lartë se mesatarja e BE-së prej 16.5 për qind në të njëjtin vit” vlerëson Banka.

Lidhur me projektin e modernizimit të asistencës sociale ku një element i rëndësishëm sipas bankës është ndihma ekonomike dhe vendosja e sistemit të pikëzimit që ndryshoi qasjen e vjetër ndikimet kanë qenë pozitive në zbutjen e varfërisë.

Projekti u bë efektiv në vitin 2012 dhe parashikohej të mbyllej në vitin 2017 por në fakt pas një rishikimi u shty për në 31 dhjetor 2022. Banka ofroi një financim rreth 60 milionë USD. /Monitor

Të Lidhura

Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku –

Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku –

nga 27
08:22 | 25/03/2026
0

Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në PD, Aulon Kalaja, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke u...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 25 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
07:57 | 25/03/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir –

Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir –

nga 27
07:54 | 25/03/2026
0

Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 lekë për litër, ose rreth 2.2 euro sipas kursit...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Mars 2026 –

nga 27
07:44 | 25/03/2026
0

Dashi Çiftet do kalojnë një dite te lumtur pranë atij qe dashurojnë dhe nuk do duan te qëndrojnë larg për...

Para
Kapen në Spanjë 3 kriminelët më të kërkuar të Europës –

Kapen në Spanjë 3 kriminelët më të kërkuar të Europës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku –

Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku –

08:22 | 25/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 25 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

07:57 | 25/03/2026
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir –

Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir –

07:54 | 25/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Mars 2026 –

07:44 | 25/03/2026
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta –

Parashikimi i motit për sot, 25 Mars 2026 –

07:38 | 25/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku –
  • Këmbimi valutor 25 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 25 Mars 2026 –
  • Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mamica shkoi në ‘gijotinë’ politike sepse guxoi të kërkojë distancim nga Balluku –
  • Këmbimi valutor 25 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com