Një vështrim mbi negociatat me Brukselin: Realitete dhe fasada – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një vështrim mbi negociatat me Brukselin: Realitete dhe fasada –

16:01 | 29/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Genc Pollo

11 Korrik: kontraste në Strasburg

Në plenaren e Parlamentit Europian të mbledhur në Strasburg në 11 korrik ku diskutohej rezoluta për Shqipërinë, fjalimi i Komisionerit për Zgjerimin Oliver Várhelyi ishte shumë optimist. Në kontrast me shumë pasazhe negative të rezolutës që u miratua po atë ditë (shih shënimin tonë të dt. 19 korrik) Komisioneri vlerësoi pozitivisht punën që nga çelja e negociatave në korrik të vitit të shkuar. “Procesi screening është në udhën e duhur; delegacionet nga Shqipëria vijnë të përgatitura dhe angazhohen aktivisht në diskutime” tha ai duke shtuar se raporti do të prezantohej mbas pak ditësh (screening është verifikimi i përputhjes midis legjisacionit shtetëror dhe atij të BE-së) dhe se shpresonte të çelte negociatën për cluster-in (grup-kapitujsh) e parë brenda vitit. Njëfarë progresi është bërë edhe në luftën kundër korrupsionit shtoi Komisioneri duke iu referuar disa dënimeve gjyqësore të disa ish zyrtarëve përfshi një prokuror të përgjithshëm.

19 Korrik: mbrojtja e taksapaguesve në Bruksel/Tiranë

Në 19 korrik u bë e njohur se Komisioni Europian në mbrojtje të taksapaguesve të vet, ndërpreu pagesat e programit IPARD 2 (“the Commission is interrupting the payment” shënohej në letrën nga Brukseli).

IPARD 2 administrohet nga AZHBR (Agjencia për Zhvillim Bujqësor e Rural) nën drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë. Motivet e ndërprerjes sipas letrës ishin “parregullsisi krijimi artificial i kushteve për të përfituar një ndihmë më të lartë financiare, lidhje të paligjshme ndërmjet ofertuesve, çmime të fryra, mosmbajtje e dokumentacionit origjinal, investim i ndërtuar në një vendndodhje të ndryshme nga ajo e kontratës, oferta false e të tjera”

Pagesat mund të rifillojnë kur masat korrigjuese nga qeveria të jenë bindëse por nëse kjo nuk ndodh edhe programi vijues IPARD 3 nuk do të aktivizohej; ndërkohë “kërkojmë nga Tirana menjëherë komente dhe korrigjime”. Me këto kumte mbyllej letra.

Të nesërmen, ministri i Bujqësisë i shpjegoi Kuvendit të Republikës (dhe indirekt Komisionit Europian) se vetëm përkohësisht ishin pezulluar pagesat (e pavërtetë po të besojmë letrën e Brukselit) dhe se në letrën në fjalë nuk përmendej fjala korrupsion (e vërtetë formalisht por sidomos e vërtetë e semantikës së re të qeverisë Rama ku abuzimi e vjedhja e fondeve publike nuk është korrupsion).

Të pasnesërmen, ministri postoi në rrjetet sociale një foto nga një sallë me ekrane të mëdha në mur me dy-tre duzina njerëz duke shtuar se delegacioni i ministrisë në Bruksel  për “screening” po shpjegonte përafrimin e legjislacionit, sigurinë ushqimore e rregulloren e Transparencës etj. Padyshim një “delegacion i përgatitur”!

Reagim në mungesë të normalitetit

Në rrethana normale ministri e kryeministri do të reagonin duke urdhëruar një auditim të brendshëm rigoroz. Jo vetëm për t’ju përgjigjur kërkesës specifike për korrigjime të Komisionit Europian; por edhe në mbrojtje të taksapaguesve shqiptarë pasi25% për çdo grant projekti buron nga buxheti i shtetit e 75% nga IPARD.

Madje për hir të besueshmërisë publike, qeveria mund t’i kërkonte Kontrollit të Lartë të Shtetit një shqyrtim të detajuar financiaro-ligjor të veprimtarisë së AZHBR-së (këtë kërkesë mund t’i a bënte edhe Presidenti i Republikës që bashkë-emëron shefin e KLSH; e që si shumë të tjerë deklaron se integrimi në BE është ylli polar i yni).

Por kjo nuk ndodhi pasi nuk jemi në rrethana normale; sepse shefi i djeshëm i AZHBR është ministri i Bujqësisë sot, sepse vjedhjet e abuzimet me fondet bujqësore kanë qenë masive, rutinore e të bëra sheshit edhe pas akreditimit të AZHBR-së në vitin 2018 nga Brukseli. Paturpësia e reagimit/mosreagimit ndaj letrës së Brukselit është kthyer në normalitetin e ri. Por ky nuk është objekt i këtij shënimi.

Ministri i Bujqësisë përmes postimit në Instagram të “delegacionit të përgatitur” na ka dhuruar një metaforë adekuate të procesit screening; dhe druaj edhe të  negociatave të anëtarësimit siç duket se do të zhvillohen.

Rutina e padobishme “integruese”

Që nga prilli 2018 Komisioni Europian rekomandoi në mënyrë të përsëritur çeljen pa kushte të negociatave me Shqipërinë; gjithashtu në mënyrë të përsëritur Këshilli Europian (shtetet anëtare) nuk e morën parasysh ketë kërkesë.

Në mars 2020 Këshilli Europian, në vijim të 9 kushteve të Bundestagut, përcaktoi 15 kushte të cilat Shqipëria duhet t’i përmbushte që të mund të çeleshin negociatat. Ky detyrim u konfirmua edhe në një rezolutë të Parlamentit Europian në mars 2021.

Me arsyetim të shëndoshë Këshilli e Parlamenti gjykuan se nuk mund të çeleshin negociatat me një shtet ku ndër të tjera mungonte Gjykata e Lartë e ajo Kushtetuese dhe ku votat bliheshin hapur nga qeveritarë të pandëshkueshëm. Ky kushtëzim dha impulse për të normalizuar deri diku jetën institucionale e politike në vendin tonë edhe pse 15 kushtet nuk u përmbushën plotësisht. Vendimi për çeljen e negociatave me Tiranën e Shkupin i marrë në korrik 2022 është “meritë” e agresionit të Putinit kundër Ukrainës në shkurt të atij viti.

Me rënien e kushtëzimeve procesi i negociatave është kthyer në rutinën e vjetër të verifikimeve formale të legjislacionit. Kjo mënyrë mund të ketë qenë adekuate për anëtarësimin e Suedisë e të Austrisë në vitin 1995.

Në këto vende ka funksionuar sundimi i ligjit, shteti nuk ishte i kapur dhe rotacioni elektoral i pushtetit ishte i mundshëm. Pra të famshmet e tashmë gjysmë të harruarat Kritere të Kopenhagës ishin të përmbushura. Për shtete në Ballkanin Perëndimor fatkeqësisht kjo nuk mund të thuhet.

Në diskutim është efekti transformues pozitiv dhe “europianizues” i integrimit në BE. Deri tashti tek ne duket se BE ka një rol frenues ndaj përkeqësimit si në rastin e pasaportave të arta, të amnistisë fiskalo-penale (sipas Edi Ramës edhe ShBA ka qenë kundër) apo edhe të ndërprerjes së IPARD-it së fundmi. Por edhe në këtë rol BE dëften limite: Brukseli nuk frenoi dot projektin plaçkitës të Portit Durrës megjithë shkeljen e MSA-së; po ashtu Komisioni Europian e squlli kundërshtimin fillestar në parim ndaj legalizimit të kanabisit në kritere teknike jo shumë domethënëse.

Por për efekt pozitiv të negociatave për anëtarësim është vështirë të flasim sa kohë që screening përdoret vetëm për statistikë abstrakte si dhe keqpërdoret për të mbuluar vjedhjen qeveritare të taksapaguesve në kontinentin tonë.

Read more

Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij –

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –

Evropa ka nevojë për një element më të fortë në NATO! –

Nevil Dede prezantohet tek Egnatia, nis një epokë e re te rrogozhinasit –

Të Lidhura

nga 27
15:09 | 04/05/2026
0

Një konflikt mes familjarëve ka degraduar në një veprim të paprecedentë në Cërrik, aty ku vëllai ka marrë një ekskavator...

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –

nga 27
14:53 | 04/05/2026
0

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së ndodhur një ditë më parë, ku mbeti i plagosur...

Ngushtica të jetë plotësisht funksionale –

Evropa ka nevojë për një element më të fortë në NATO! –

nga 27
14:37 | 04/05/2026
0

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, bëri thirrje të hënën për një rol më të fortë evropian brenda NATO-s,...

Nevil Dede prezantohet tek Egnatia, nis një epokë e re te rrogozhinasit –

Nevil Dede prezantohet tek Egnatia, nis një epokë e re te rrogozhinasit –

nga 27
14:17 | 04/05/2026
0

Nevil Dede është trajneri i ri i Egnatias. Ashtu siç deklaroi edhe vetë ai mbrëmjen e djeshme, tekniku kryeqytetas ka...

Para
Një safir që premtonte lumturi, ja si u njohën Diana me Charles –

Një safir që premtonte lumturi, ja si u njohën Diana me Charles -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij –

Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij –

15:09 | 04/05/2026
Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –

14:53 | 04/05/2026
Ngushtica të jetë plotësisht funksionale –

Evropa ka nevojë për një element më të fortë në NATO! –

14:37 | 04/05/2026
Nevil Dede prezantohet tek Egnatia, nis një epokë e re te rrogozhinasit –

Nevil Dede prezantohet tek Egnatia, nis një epokë e re te rrogozhinasit –

14:17 | 04/05/2026
Aksident fatal në aksin rrugor Berat-Otllak, humb jetën drejtuesi i motorit –

13:53 | 04/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij –
  • Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –
  • Evropa ka nevojë për një element më të fortë në NATO! –
  • Nevil Dede prezantohet tek Egnatia, nis një epokë e re te rrogozhinasit –
  • Aksident fatal në aksin rrugor Berat-Otllak, humb jetën drejtuesi i motorit –
  • Së paku u kërkoni falje shqiptarëve në RMV! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij –
  • Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com