Një klub i njohur i Kategorisë Superiore, nuk po kalon një periudhë të këndshme dhe kjo gjë dallohet nga firot e shumta të orëve të fundit.
Vijon eksodi te skuadra e Erzenit. Florijan Kadriu është titullari i radhës i larguar nga shijakasit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
“KF Erzeni njofton se kemi mbyllur bashkëpunimin me Florijan Kadriun. Klubi e falënderon për gjithçka dha me fanellën tonë dhe i uron suksese në karrierë.”, shkruan klubi.
Vlen të theksohet fakti se Kadriu ishte një titullar absolut për shijakasit duke luajtur plot 32 ndeshje e duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën.