Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Gjatë qëndrimit në Vilnius, Rama pritet të zhvilloj një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
Takimi pritet të fokusohet te marrëdhënia dypalëshe dhe çështja për Fredi Belerin, i cili ndodhet që prej 12 majit në qeli pasi akuzohet për blerje votash.
Që prej arrestimit të tij Athina zyrtare ka kërkuar lirimin e kryebashkiakut të Himarës. Madje, pala greke ka ‘kërcënuar’ se këtë çështje do t’ia parashtronte edhe mekanizmave ndërkombëtarëve.
Kujtojmë se Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe akuzohet për blerje votash. Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri u arrestua në kushtet e flagrancës.
Pavarësisht se u arrestua para zgjedhjeve, Beleri qëndroi si kandidat nga burgu dhe me ardhjen e mijëra minoritarëve nga Greqia arriti të fitonte zgjedhjet me një diferencë minimale votash, ndaj kandidatit socialist Jorgo Goro.