Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Fushë Krujë, ku anëtarët e familjes Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, çka solli dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Në reagimin e tij ish-kryedemokrati shkruan se ngjarja e Fushë Krujës nuk duhet të kalojë vetëm me rokadë emrash, dhe se Shqipëria e ka emergjencë ndarjen me krimin njëherë e mirë.
Sipas tij lufta kundër korrupsionit dhe vetingu i politikanëve mund të pastrojë parlamentin nga kriminelët.
The post Basha: Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës nuk zgjidh gjë appeared first on 27.










