Dashuria lufton frikën e nënave të reja në QKUK – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuria lufton frikën e nënave të reja në QKUK –

19:28 | 08/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Gjysma e shtratit qëndronte zbrazur. Herë pas here, bardhësia e çarçafit thyhej nga dora e një nëne, që ishte mësuar që gjatë gjithë natës ta shihte aty vajzën e saj të porsalindur.

Por, që kur rrezet e diellit ndriçuan dhomën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Blerinës nga Obiliqi i kishte ikur buzëqeshja.

“Çika po të gjëmon. Do ta marrim për ta kontrolluar për probleme në frymëmarrje”, mban mend Blerina t’i ketë thënë një infermiere, mëngjesin e 4 korrikut.

Një natë më parë, edhe pse e lodhur nga procesi i lindjes, ajo thotë se nuk bëri asnjë sy gjumë. Duke i bërë fotografi të njëpasnjëshme vajzës së saj e duke e shikuar, Blerinën e kishte kapluar lumturia që ishte bërë nënë për herë të parë.

Por, vendi ku kishte fjetur vajza e saj, tani qëndronte zbrazur dhe sytë që më parë rrudhoseshin nga buzëqeshjet vesh më vesh, tani ishin mbushur me lot.

“Jam mësuar me të. Tash po më duket keq, po e këqyr vendin [ku më parë ishte foshnja] vazhdimisht. Po mërzitem… sefte e kam, të parën”, thotë ajo.

Një infermiere që qëndron aty pranë në dhomë, tregon se foshnjat mund të merren për përkujdes shtesë edhe kur problemet nuk janë shumë serioze. E kjo bën që Blerina të shpresojë që, së shpejti, në dhomën me mure ngjyrë bezhe e dysheme gri, nëntë shtretërit të kenë prapë nëntë nëna me nëntë fëmijë.

Edhe pse shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë ka rënë në mënyrë drastike pas luftës së fundit, më 1999, ajo mbetet më e lartë se në vendet e tjera të rajonit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ushqimi joadekuat është përgjegjës për 45 për qind të vdekjeve të fëmijëve nën moshën pesëvjeçare.

“Përmirësimi i cilësisë së mirëqenies së jetës së fëmijëve” është pjesë e programit qeverisës të Kosovës për periudhën 2021-2025. Radio Evropa e Lirë ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë se çka do të bëhet lidhur me shëndetin e foshnjave, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Përballë Blerinës ndodheshin disa nëna që përkujdeseshin që foshnjat e tyre të jenë të mirushqyera. Shumica prej tyre ishin bërë nëna për herë të parë këtë muaj.

Statistikat tregojnë se gratë në moshën 25 deri në 29 vjeçe janë pacientet më të shpeshta në repartin e lindjes në QKUK.

Njëra prej nënave të shtrira në QKUK, V.K. nga Fushë Kosova, i kishte bërë çantat gati dhe po e priste me qejf momentin kur do të ribashkohej me gjysmën tjetër të familjes së saj.

“Burri dhe djali po më presin poshtë dhe tash do të takohemi. Do të kompletohemi tamam si një familje katëranëtarëshe”, thotë ajo.

Por, qëndrimi i V.K. në QKUK nuk kishte qenë i lehtë. Shkaku i gjakderdhjeve, asaj i kishte rënë të fikët tri herë pas lindjes, ndërsa thotë se vazhdimisht kishte qenë keq emocionalisht pasi që ndihej si “e papastër”.

“Tani ndihem shumë më mirë, më mirë sesa kur kam ardhur. Kam ardhur me dhimbje e po dal pa dhimbje”, thotë ajo.

Përveç frikës se qëndrimi i saj në QKUK mund të zgjatet shkaku i gjakderdhjes, V.K.-në e kishin përcjellë edhe disa shqetësime, si për shembull frika se djali i saj katërvjeçar mund ta xhelozojë motrën e tij të vogël.

Por, thotë se shqetësimi kryesor që e ka përcjellë gjatë shtatzënisë, është se vajza e saj do të duhet të kalojë nëpër disa sfida që djali i saj nuk do t’i ketë, vetëm shkaku i gjinisë.

“Ta lëmë anash politikën e krejt, vetëm gjinia më ka brengosur sepse duhet të kesh shumë fat… Sidomos kur je edhe vetë grua, e di. Unë them shyqyr që u bëra nëna e një vajze, por e di se edhe ajo do të kalojë nëpër sfida si të miat”, thotë ajo, pa dhënë detaje se për çfarë sfidash po fliste.

Edhe pse Kosova, sipas raportit të Bankës Botërore “Gratë, biznesi dhe ligji”, i publikuar në mars, është radhitur e dyta nga vendet e rajonit për barazi gjinore në ligj, ajo është goditur nga femicidi apo vrasjet e lidhura me gjininë.

Sipas të dhënave të institucioneve, 50 gra janë vrarë nga viti 2010 deri në fund të vitit 2022 në Kosovë. Në shumicën e rasteve, të dyshuar ose të akuzuar për vrasje kanë qenë bashkëshortët.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit 2022 janë raportuar 2.757 raste të dhunës në familje – prej tyre 2.278 viktima kanë qenë gra.

Numri i fëmijëve të lindur në Kosovë ka qenë në rënie në vitet e pasluftës – nga mbi 36 mijë në vitin 2002 në më pak se 23 mijë gjatë vitit të kaluar.

Por, përkundër shqetësimeve që ia ka sjellë shtatzënia dhe procesi i lindjes, V.K. s’do të kishte zgjedhur kurrë të mos lindte fëmijë.

“Është ndjenjë shumë e mirë, sidomos kur ia qesin nënës për herë të parë fëmijën në duar. Është një ndjesi që të jepet dhe të ndalet vetëm me ndaljen e rrahjeve të zemrës”, thotë ajo./REL

Read more

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Të Lidhura

nga 27
21:41 | 16/03/2026
0

Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër...

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

nga 27
21:31 | 16/03/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar seancën...

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

nga 27
21:13 | 16/03/2026
0

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar. Në vendimin e Këshillit të...

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

nga 27
20:43 | 16/03/2026
0

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës pranë kufirit me Shqipërinë, duke sekuestruar mbi 60 kilogramë...

Para
Efekti domino i skandalit/ Policia bllokon aktivitetin e gurores së Rrajave –

Efekti domino i skandalit/ Policia bllokon aktivitetin e gurores së Rrajave -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

21:31 | 16/03/2026
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

21:13 | 16/03/2026
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

20:43 | 16/03/2026
Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –
  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –
  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com