Një situatë e pazakontë është regjistruar në një plazh të Greqisë atje ku, një pushues është “sulmuar” nga dhitë, me sebepin e sherrit që u bë… një pjeshkë.
Një ngjarje e pazakontë dhe komike ka ndodhur në një plazh në Greqi, pasi një pushues është “sulmuar” nga dhitë ndërsa ishte duke pushuar në breg të detit.
Shkak për këtë sulm është bërë një pjeshkë, të cilën pushuesi i identifikuar si Eliass Vretos (Iliaz Vreto) ka patur në dorë.
Ndërsa ka qenë duke bërë një video për ta ndarë me miqtë e tij, Vretos është “sulmuar” nga dhitë të cilat kanë dashur t’i rrëmbejnë pjeshkën nga dora.








