Policia e Durrësit ka ushtruar një kontroll në banesën e Aleksandër Lahos, i njiohur ndryshe si Rrumi. Kontrolli ka ardhur pas informacioneve që policia ka pasur se Rrumi ndodhej në banesën e tij.
Nga informacionet e para mësohet se policia ka arrestuar një person me armë pa leje, por nuk ka mundur të gjejë objektivin e operacionit.
Rrumi është shpallur në kërkim me dy urdhër-arreste.
SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Aleksandër Lahon, pas akuzave për korrupsion, dhe tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.
Rrumi është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Gjithashtu Rrumi i Sukthit, siç njihet ndryshe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi është shpallur në kërkim edhe nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Porositësi”.
Ai dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë, mori peng një person, ngjarje e ndodhur në afërsi të fshatit Koxhaj, në autostradën Tiranë-Durrës. (vijon)